Xhamia unike në Kinë

  • None
Publikuar në Mars 17, 2016, 1 a.m.

Xhamia e Madhe e Xi'an-it në Kinë është e vetmja xhami në botë në muret e së cilës janë gdhendur të gjitha ajetet e Kur'anit të Shenjtë.

E vendosur në provincën Shaanxi të Kinës, në Azinë Lindore, ajo është një nga xhamitë më të vjetra dhe më të njohur të Kinës.

Ajo u themelua në vitin 762,  gjatë dinastisë Tang dhe u rinovua dhe u zhvillua gjatë dinastive Ming dhe Qing.

Xhamia ka një sipërfaqe prej rreth 12.000 metra katror.  ​​Xhamia e Madhe është e ndarë në katër oborre,  me 250 metra të gjata dhe 47 metra të gjera  me një plan urbanistik të mirë-rregulluar.

Xhamia  duket më shumë si një tempull kinez nga jashtë, por oborret e saj të shumta janë dëshmi e qartë se është ndërtuar për muslimanët.

Për më tepër, ndryshe nga tempuj të tjerë kinezë, xhamia  është ndërtuar në drejtim nga Kibla, Qabja, në qytetin e shenjtë të Mekës si të gjitha xhamitë e tjera në mbarë botën.

Xhamia në Xi’an mbetet një vend i popullarizuar turistik për bukuritë e saj dhe rëndësinë e saj arkitektonike dhe historike, dhe ende sot e kësaj dite përdoret  nga muslimanët kinezë  si një vend adhurimi.

Por ajo që e bën xhaminë të vacantë, unike, është se i tërë Kur’ani është shkruar, është gëdhendur në muret e saj.