Pse kanë të drejtë Turqia dhe Sauditët për shqetësimet e tyre?

  • None
nga Alptekin Dursunoğlu | Publikuar në Shk. 15, 2016, 1 a.m.

Turqia dhe Arabia Saudite mbartin shqetësimin se nuk do të mund ta zgjasin luftën e Sirisë në kornizat e vjetra përkufizuese, për shkak si të arsyejeve si politike ashtu edhe ushtarake.

Ndryshimi i ekuilibrit tre vjeçarë, që ishte në favor të grupimeve të armatosura në favorin e tyre, nga ushtria siriane dhe aleatët e saj, për tri ditë, që konsistuan në të njëjtën kohë me fillimin e zgjidhjes politike në Gjenevë është bërë shkak i shetësimeve të mëdha të Turqisë dhe Arabisë Saudite që i mbështesin këto grupime.

Në deklaratat që ka bërë kryeministri Ahmet Davutoğlu pasqyrohej jo vetëm rëndësia që kishte plani rreth Halepit, në luftën kundër Sirisë, por edhe zemërimi dhe shqetësimi që ndihet me fillimin e rrëzimit të këtij plani.

Davutoğlu, ashtu siç është shprehur për pesë vite me rradhë rreth ngjarjeve në Siri, edhe për zhvillimet e fundit në Halep parashtroi edhe njëherë frazën “civilët e pafajshëm”. Edhe në Halep, ashtu si në të gjithë Sirinë, ata që janë prekur më së shumti nga lufta janë padiskutim, civilët e pafajshëm; megjithatë, vuajtjet e “civilëve të pafajshëm” të Halepit nuk kishin filluar një javë më parë, por që prej pushtimit të grupimeve të armatosura, të mbështetura nga Turqia, Arabia Saudite dhe katari.

Në operacionin që filloi javën që lamë pas,Ushtria Siriane dhe aleatët e saj filloi t’i jepte fund këtyre vuajtjeve dhe shpëtoi qytetet e Nubbul dhe Zehra, me popullsi afërsisht 70 mijë, nga rrethimi 3 vjeçar i grupimeve të armatosura.

Davutoğlu u mundua ta pasqyronte situatën si katastrofë humanitare, duke u shprehur se “10 mijë persona ndodhen në kufirin tonë, ndërsa 30 mijë të tjerë po ecin drejt kufirit”; megjithatë, katastrofa humanitare që kanë shkaktuar grupimet e armatosura që ata mbështesin është e pakrahasueshme me këtë të fundit. Konkretisht, numri i personave që u detyruan të migronin nga Hapeli në Lazkije është 700 mijë.

Shqetësimi i vërtetë i Ankarasë

Pikërisht për këtë arsye, Davutoğlu ka të drejtë kur thotë se “Po ndodh ngjarja më e madhe, e rëndë dhe e rrezikshme e 5 viteve të fundit në Halep”, ndërsa me “rrezik”, nuk i drejtohet atij të “civilëve të pafajshëm”, por në dimensionin e rrezikut të planit të tyre me aleatët për Halepin.

Davutoğlu e bëri të qartë me këto fjalë se arsyeja e shqetësimit të tij nuk janë “civilët e pafajshëm”, por është plani i tyre që po dështon:

“Halepi është qyteti i dytë më i madh i Sirisë dhe është shtylla kurrizore e ekonomisë. Ishte kthyer në zonën e sigurisë të opozitarëve të regjimit. Korridori mes Turqisë dhe Halepit ishte një vendkalimi për të maunet që kalonin të gjitha ndihmat dhe materialet nga shoqëria ndërkombëtare. Tani, regjimi sirian, me forca paraushtarake të vendeve të ndryshme, të këtilla si Hizbullahu, me një milici tepër Shiite dhe me Rusinë me sulmet ajrore po sulmojnë Halepin. Tashmë është ndërprerë korridori vital mes Turqisë dhe Halepit. Gjendja në Halep është shumë shqetësuese.” 

Halepi si qëllim në 2012

Në luftën e deleguar të Turqisë dhe aleatëve të saj që filluan në Halep, “qytetin e dytë më të madh” të Sirisë, deri në 18 Korrik 2012 nuk kishte asnjë ngjarje që të shenjonte ndonjë veprim kundër regjimit. Halepi u bë qëllim pas 18 Korrikut 2012, pasi u bë “shtylla kurrizore e ekonomisë” së Sirisë.

Sepse vrasja e zyrtarëve të sigurisë së lartë, në 18 Korrik, në një sulm me bombë ishte hapi i parë i “planit me lëvizje rrufeje” të parapërgatitur dhe ishte përllogaritur se me këtë plan, udhëheqja do të rrënohej brenda muajve.

Që plani të shkonte siç ishte llogaritur, qeveria siriane nuk duhet ta vazhdonte luftën, për këtë arsye duhet të thyhej “shtylla kurrizore e ekonomisë”. Davutoğlu, bazuar në përllogaritjet e bëra dhe duke qënë i sigurt për Halepin u shpreh se “fatkeqsisht, për momentin ndodhemi në një periudhë të hidhur, por kjo perudhë nuk do të mund të zgjasë me vite, janë vetëm muaj dhe javë” [4] dhe se Damaskut “i kishte mbaruar jeta”.

Qeveria siriane, duke i tërhequr ushtritë nga periferitë në qendra qytetesh nuk lejoi që të rrëzoheshin qendrat e qytetave; megjithatë, me mbajtjen hapur të kufinjve dhe me pushtimin e periferinjve nga grupimet e armatosura “lëvizja rrufe” e cila pritej të përfundonte me fitore brenda muajve zgjati në vite duke u kthyer në “luftë rraskapitëse

Halepi si shqetësim në 2016

Në operacionin që filloi në javën e kaluar, Ushtria Siriane dhe aleatët e saj ka për qëllim të marrë në kontroll pikërisht zonat perifeike që Davutoğlu i cilëson si “zona të sigurta” për grupimet ushtarake.

Për këtë arsye, Davutoğlu, i cili e cilëson provincën veriore të Halepit si “zonë e sigurt” për grupimet e armatosura ka plotësisht të drejtë të shqetësohet për mbylljen e “korridorit vital” të hapur nga Turqia për tek grupimet e armatosura. Sepse Ushtria Siriane, fill pas fillimit të periudhë së zgjidhjes politike, filloi edhe kthimin e shiritit mbrapsht në 18 Korrik 2012 duke rimarrë në kontroll provincat dhe kufirin me qëllimin për t’i dhënë fund luftës rraskapitëse.

Argumenti i katastrofws humanitare, Madaja, Nubbul dhe Zehra

Davutoğlu, duke e bërë tashmë një zakon theksimin e “civilëve të pafajshëm” i fton aleatët e tij “të punojmë së bashku dhe ndërshkojmë këdo që e pengon këtë”. Megjithatë, ofron argumentë të vakët, për këdo që e sheh të vërtetën, që po lufton në fushëbetejë për “ndëshkimin” e përgjegjësve të “katastrofës humanitare”.

Sepse mjerimi në Madaja nuk rrjedh prej rrethimit të Ushtrisë Siriane dhe Hizbullahut, por po jetohet një mjerim që rrjedh nga përdorimi i civilëve si kryengritës nga grupimet e armatosura dhe shitja e ndihmave humanitare me çmime të larta.

Kështu, me hyrjen e OKB-së në Madaja, pas mbërritjes së ndihmave humanitare, 84 prej civilëve të tëbuar nga këtu morrën pjesë në luftën kundër terrorizmit në Forcat për Mrojtjen Kombëtare të Sirisë.[6] Pavarësisht kësaj, edhe pse vazhdimit të rrethimit 3 vjeçarë, nga grupimet e atmatosura të qytezave të Foa  dhe  Kefarja  të İdlibit , qytetet e Nubbul dhe Zehra që gjendeshin nën rrethim u çliruan nga Ushtria Siriane dhe aleatët e saj që operacionin e fundit shqetësues për Davutoğlu.

Shqetësimi i Ankarasë dhe Rijadit, “shitja” e ShBA

Është e paqartë sesa në ç’përmasë është i informuar Davutoğlu rreth kësaj të vërtete; Davutoğlu, i cili është shprehur se “sa herë ndodhin takime Amerikë-Rusi ndodhin më shumë sulme” ka treguar se këtë herë i kanë prerë shpresat se ShBA do të kthehet nga lufta e deleguar në koordinim me Rusinë.

Në shtator të 2012-s, në “Grupin e miqve” ‘të shenjtë’ që u kthye në një koalicion ndërkombëtar kubdër ISIS, Arabët ishin të vetmit që ndanë shqetësimet e Turqisë. Gjenerali zëdhënës, Ahmed Asiri, i cili realizoi ndërhyrjen ushtarake të koalicionit Saudit në Jemen, bëri me dije se janë të gatshëm të dërgojnë bashkimin tokësor në Siri.

Ndërsa zyrtarët sauditë, që folën për CNN arab bënë me dije se kanë përgatitur një ushtri mbi 150 mijë personash për të dërguar në Siri. Nuk ka asgjë për t’u marrë seriozisht nga sauditët, që nuk arritën të krijonin një ushtri prej 150 mijë vetave kundër Sirisë, e cila prej një viti nuk kishte asnjë aleat veçse Iranit kundër Husive, ndërsa tani janë në fushë irani dhe Rusia.

Mundësia e realizimit të qëllimit të fshehur

Megjithatë, mbështetja e ShBA-së për qëllimin e Arabisë[9] dhe deklarimi i qëllimit pas vizitës së Kryeministrit Davutoğlu dhe Shefit të Këshillit, Hulusi Akar në Riad, u bënë arsyeja pse Siria, Rusia dhe Irani ta merrnin seriozisht. Shrehjet si “Do të ishte shpallje lufte” nga Rusia, “Nuk do të lemë askënd të gjallë” nga Irani, dhe “Nëse arabët vijnë do të kthehen me arkivolët e tyre” nga Siria tregojnë se e kanë marrë seriozisht.

Pavarësisht deklarimit të mbështetjes së ShBA-së, qoftë dërgimi i trupave në Siri nga sauditët, qoftë kthimi i  në të kundërt i zhvillimeve si politike dhe ushtarake për përfundimin e luftës në Siri është jashtë çdo mundësie. Sepse:

1- Mbështetja e ShBa-së për sugjerimin e Saudisë nuk pasqyron kthimin mbrapa për mundësinë e luftës së deleguar. Qëllimi i sauditëve për dërgimin e trupave në siri është i njëjtë me qëllimin e Davutoğlu, në thirrjen që bën për “ndëshkimin” e përgjegësve të ngjarjeve të fundit në Halep; megjithatë, sauditët mund ta fshehin këtë qëllim pas “koalicionit ndërkombëtar” dhe “qëllimit për luftën me ISIS”. Edhe Amerika mbështet qëllimin që sauditët kanë deklaruar dhe jo atë që kanë fshehur.

2- Sauditët mbështeten tek “Koalicioni Islam” për ushtrinë prej 150 mijë trupave që bëhej fjalë një muaj më parë. Megjithatë, nga pjesëmarrja e Libanit dhe Pakistanit, u mësau nga sauditët se as ekzistenca fizike e Koalicionit Islam prej 34 antarëve nuk është ende i mundshëm.

Ndërsa nga ana tjetër, edhe pse bën thirrje për ndëshkimin e e përgjegjësve të zhvillimeve të fundit në Halep, pas rrëzimit të avionit rus, Turqia, e cila nuk mund as të ngrejë një avion në Siri, ngrihen shumë dyshime se do të marrë pjesë në ushtrinë prej 150 mijë trupa.

Përkufizimi në ndryshim i luftës dhe shkaku i shqetësimeve

Nëse sauditët dhe Turqia kana si qëllim, që duke krijuar një situatë në Siri, të mund të kthejnë mundësinë e luftës së Amerikës, atëherë sjellja në tematikë të ditës e ushtrisë prej 150 mijë trupash duket të jetë një matje e pulsit.

Shqetësimi i Turqisë dhe Arabisë Saudite, të cilat insistojnë në vazhdimin e luftës është i madh dhe i ‘i drejtë’, për këto arsye:

1- Edhe pas pesë viteve që kanë kaluat, Siria ka një vullnet të fuqishëm ndërkombëtar, për të shkuar drejt  zgjidhjes politike të problemit.

2- Në vendimin 2254 të OKB dhe në tryezën e zgjidhjes politike të formësuar në Gjenevë, Turqia dhe Sauditët premtojnë vetëm shpartallim në temën e zgjidhjes politike. Për arsyen se, në Gjeneve-2 do të marrin pjesë edhe grupime të tjera opozitare, dhe këto grupime të tjera opozitate kanë po aq konflikt me grupet opozitare të mbështetura nga Ankaraja dhe Riadi, sa dhe konflikti i opozitarëve me Damaskun.

3- Përfshirë edhe periudhën e Gjenevës, lufta që prej 5 viteve është përkufizuar si konflikt mes “Regjimit dhe opzitarëve”, tani bazuar në rregulla të reja të lojës do të përkufizohet si  konflikt mes “Sirisë dhe terroristëve”. Nxjerrja e ushtarëve nga Ushtria Siriane dhe aleatët e saj në fushëbetejë, në të njëjtën kohë me Gjenevën po e ndryshon me shpejtësi përkufizimin e luftës 5 vjeçare.

Sigurisht, nga ndryshimi i përkufizimit të luftës 5 vjeçare në Siri nuk pritet përfundimi i luftës në fushë; por duket qartë se ndryshimi i përkufizimit i nxjerrë plotësisht nga loja Turqinë dhe Arabinë Saudite. Kështu, nga zhvillimet ushtarake në fushë do të zhduket prezenca fizike e grupimeve të mbështetura nga Turqia dhe Arabia Saudite; ndërsa periudha e Gjenevës e lehtëson klasifikimin e këtyre grupimeve si terroriste.

Për këtë arsye, Turqia dhe Arabia Saudite kanë shqetësimin se nuk do të mund, për arsye si politike edhe ushtarake,  ta zgjasin këtë luftë 5 vjeçare në korniazat e përkufizimit të vjetër..

Kush do të mërzitet nëse tërhiqet delegacioni i Riadit.

Nëse Turqia dhe Arabia Saudite synojnë të ndalojnë ndryshimin e përkufizimit të luftës 5 vjeçare, duke tërhequr nga periudha e Gjenevës delegacionin e Riadit, atëherë gabohen. Sepse, nga kushtet ushtarake që ka krijuar Ushtria Siriane dhe aleatët e saj dhe nga kushtet diplomatike që rrjedhin nga ShBa që theu kaskën e zgjidhjes politike, periudha politike është aq e fortë sa të mosshpërbëhet edhe nëse delegacioni i Riadit largohet nga tryeza.

Në fakt, ato që u përjetuan në Irak 10 vite më parë paraqesin paralajmërime për Turqinë dhe Arabinë Saudite. Sunnitë e Irakut bojkotuarn periudhën politike më 20 janar 2005; por kur panë se po përjashtoheshin nga loja, u detyruan të kthehen në periudhën politike më 11 dhjetor 2005. Tashmë, e ngjashme është e situata e periudhës së Gjenevës. Tërheqja e delegacionit të Riadit nga Turqia dhe Arabia Saudite do të passjellë vetëm përfundimin që solli bojkoti i Sunnive të Irakut.

Pjesëmarrja e Sunnive të Irakut në periudhën politike ishte e nevojshme për të gjitha palët, për këtë arsye u mbështet kthimi i tyre, madje Davutoğlu dhe Tarık Hashimi e bënë edhe cermoninë e kësaj në Turqi. Megjithatë, duke qënë se, grupimet e armatosura të mbështetura nga Turqia dhe Arabia Saudite, edhe për Amerikën janë vetëm një pengesë, kështu tërheqja e tyre nga periudha politike, dhe zgjedhja e të qenite “terroristë” do të mërziste vetëm Ankaranë dhe Riadin.



Burimi : Yakın Doğu Haber