168 akademikë italianë kërkojnë t'i bojkotojnë universitetet izraelite; Hamasi i mirëpret

  • None
Publikuar në Shk. 4, 2016, 1 a.m.

Gazeta hebreje Yedioth Ahronoth, tha të premten se ky veprim është marrë për shkak se këto universitete ndihmojnë ushtrinë izraelite në zhvillimin e armëve sulmuese që përdorën për të shtypur palestinezët. 

168 akademikë  italianë  dhe studiues nga shtatë universitete kanë nënshkruar një peticion duke bërë thirrje për një ngrirje të të gjitha marrëveshjeve akademike me Institutin Teknologjik të Izraelit dhe të gjitha universitetet izraelite.

Në Peticioni shkruan: Ne jemi akademikë, studiues dhe ligjvënësit në universitetet italiane, ne jemi të shqetësuar thellësisht nga bashkëpunimi i vazhdueshëm me Institutin Teknologjik të Izraelit.

Universitetet Sioniste  marrin pjesë në hulumtimet ushtarake dhe në zhvillimin e armëve  të cilat ushtria e Izraelit i përdorë  kundër popullit palestinez; përveç kësaj, ata i ofrojnë ndihmë ushtrisë izraelite dhe në kolonizimin e palestinezëve.

Këto janë përmendur edhe në peticion : Instituti Teknologjik i Izraelit

është më i përfshirë se universitetet e tjera izraelite në sistemin industritë ushtarake izraelite, ku ai bën hulumtime në një seri të teknologjive të armëve 'që janë përdorur për të shtypur dhe për të abuzuar palestinezët 

Në  Peticion gjithashtu thuhet se: Ky bashkëpunim e bën Institutin Teknologjik të Izraelit bashkëpunëtor në shkelje të ligjeve ndërkombëtare, prandaj, duke bashkëpunuar me te po bashkëpunon me autoritetet e pushtimit izraelit.

 

Hamasi e mirëpret peticion e akademikëve Italianë për bojkotimin e Izraelit

 

Lëvizja Islame e Rezistencës, Hamasi, përshëndeti peticionin e nënshkruar nga 168 akademikë italianë  duke bërë thirrje për një bojkot të universiteteve izraelite për rolin e tyre në zhvillimin e armëve të cilat ushtria izraelite i përdorë për të sulmuar popullin palestinez.

Zëdhënësi i Hamasit, Sami Abu Zuhri tha në një deklaratë të shtunën, se ky peticion është një dëshmi për rastin e izolimit të Izraelit që jeton në dritën e krimeve të tij kundër palestinezëve.

Lëvizja Hamas  bëri thirrje për vazhdimin e qëndrimeve të tilla humanitare dhe politike që bën presion mbi Izraelin për të ndalur ato krime dhe shkelje.



Burimi : Palestine Info