Italia mbulon statujat lakuriq dhe ndalon verën për vizitën e kryetarit të Iranit, Hassan Ruhani

  • Italia mbulon statujat lakuriq dhe ndalon verën për nder të kryetarit të Iranit, Hassan Ruhani
Publikuar në Jan. 28, 2016, 1 a.m.

Autoritetet italiane mbuluan statujat  e zhveshura të ekspozuara në një muze me famë botërore në Romë për vizitën zyrtare të kryetarit të Iranit,  Hassan Ruhani.

Hassan Ruhani vizitoi Muzeun Capitolini -i cili përmban një koleksion të madh të objekteve nga periudha e lashtë, nga periudha e mesjetës dhe rilindjes – ku ishte i shoqëruar nga kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, më 25 janar 2016.

Kryeveprat e muzeut, të gjitha në mermer ku janë të paraqitura  skena lakuriq të cilat ishin fshehur me kujdes prapa paneleve të mëdha me ngjyrë të  bardhë.

Vera u ndalua edhe në pritjet zyrtare.

Muzeut Capitolini, i vendosur në kodrën ikonike Capitoline, menagjohet nga këshilli vendor.

Hassan Ruhani mbërriti në Romë të hënën në krye të një delegacioni prej më shumë se 100 biznesmenësh dhe ministrash në takimin e parë të udhëtimit të tij në tri destinacione  evropiane, pasi  Iranit dhe Grupi P5 + 1 vendesh   ka filluar më 16 janar 2016 për të zbatuar një marrëveshje bërthamore, të quajtur Planin Gjithëpërfshirës i Përbashkët i Veprimit (JCPOA), të cilin ata e nënshkruan në Vjenë,  në korrikun e kaluar. 

Vizita ka për qëllim rindërtimin e lidhjeve ekonomike, me kontrata me vlerë prej $ 18bn (£ 13bn) që pritet të nënshkruhet midis Teheranit dhe firmave italiane.  Hassan Ruhani do të shkon në Francë më 27 janar pasi zhvilloi bisedime me Renzi-n, presidentin Italian, Sergio Mattarella dhe Papa Françeskun.



Burimi : ABNA