Sesion Shkencor në Malajzi: Marrëdhëniet Shkenca-Feja sipas pikëpamjes së Kur'anit dhe Islamit

  • Pamje nga Sesioni Shkencor në Malajzi – Shkenca –Feja…
Publikuar në Jan. 27, 2016, 1 a.m.

Një sesion shkencor u mbajt në Qendrën Kulturore Iraniane në Malajzi nën titullin e Marrëdhëniet Shkenca-Feja sipas pikëpamjes së Kur’anit dhe Islamit.”

Sipas faqes së  internetit të qendrës, programi u organizua nga Seksioni Familjar i Qendrës Kulturore për një numër të femrave  iraniane që banojnë në Malajzi.

Pjesëmarrësit diskutuan marrëdhëniet ndërmjet shkencës dhe fesë, diskutuan rreth  përsosmërisë së fesë, urtësisë  dhe sekreteve shkencore në rregullat dhe urdhërat Hyjnore.

Ligjet Islame dhe baza e tyre shkencore, ndikimi i ujit që përdorët për abdes (rituali i pjesshëm) në trupin e njeriut, shamia  dhe marrëdhëniet e saj me shëndetin social ishin tema të tjera të programit.

Disa nga veprat e shkruara për Etikën Islame të tilla si Mi'raxh Al Sa'adah nga Mulla Ahmed Naraki, Universiteti i Parë dhe Pejgamberi i Fundit nga Shehidi  Paknezhad, Sekreti i Krijimit nga Shehidi Bahonar, Sejr ue Suluk (Udhëtimit Shpirtëror) nga Mirza Xhevad Tabrizi, etj u prezantuan në session shkencor.  



Burimi : IQNA News