Mësimet e Hadithit Thekalejn Nga Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi i Katërmbëdhjetë

  • None
nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Jan. 17, 2016, 1 a.m.

Prezantuesi: “Vijojmë sqarimin e shumë çështjeve të lëna pezull dhe shpjegimin e duhur për shpifjet, që janë bërë gjatë historisë kundër besimtarëve muslimanëve shiitë”.

Prezantuesi: “Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit Mëshirëplotit. Shpëtimi dhe paqja qofshin mbi të dërguarin besnik të Allahut (xh.sh.), mbi Muhammed Mustafain (s.a.u.s.), mbi familjen e tij të pastër dhe mbi bashkëkohësit e tijtë zgjedhur e të nderuar.Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut (xh.xh.) qofshin mbi ndjekësit tanë të nderuar”.

Prezantuesi: “Ju përshëndesim me përshëndetjen më të bukur: “Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu”. Ja ku jemi sërish me ju, në programin tonëtëkatërmbëdhjetë,me titullin e ri “Çështja e Ardhjes së Imam Mehdiut (a.s.)”. Fillimisht lërmëni t’iu bëj të ditur se, këtë program do t’ia kushtojmë tërësisht çështjes, ardhjes së Imam Mehdiut (a.s.), të birit të bekuar dhe të dëlirë të bijës së Muhammedit (s.a.u.s.) Fatime Zehrasë, anëtarit të Farefisit të Pastër të Muhammedit (s.a.u.s.), i cili është imami i dymbëdhjetë nga imamët e Ehli Bejtit. Duke u mbështetur në dy argumentët e pamohueshëm fetarë, si ajetët kuranorë dhe hadithët e vërtetë, pohojmë me bindje të plotë se Imam Mehdiu (a.s.), do të mbushë botën me begati, besim, drejtësi, mirëqënie dhe udhëzim, pasi kjo e fundit do të jetë e mbytur dhe e zhytur, në llumin e egërsisë, errësirës, despotizmit, dhunës, mosbesimit, shtypjes dhe tiranisë. E përshëndesim dhe ne nga ana e ndjekëve tanë të nderuar, Zotëri Kemal Hajdarit, të cilit i urojmë shëndet të plotë. Mirë se erdhët në programin tonë Zotëri Sejjid Kemal Hajdari”.

I ftuari: “Para së gjithash, dua t’iu them: “Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (s.u.t.) prej shejtanit të mallkuar dhe e nis me ndihmën e Allahut Gjithëmëshirshmit Mëshirëplotit. Shpëtimi dhe paqja qofshin mbi robin e zgjedhur të Allahut (a.u.xh.), Muhammed Mustafain (s.a.u.s.), si dhe mbi familjen e tij të pastër. Si fillim lërmëni t’iu rikujtoj se kemi sqaruar se pseudodijetarët, analistët, akademikët, oratorët, hatibët, hulumtuesit, imamët, muftitë, thirrësit, moderatorët, me një fjalë “aktorët e mirëfilltë” e tjerë, të cilët mbushin ekranët e stacionëve televizivë, mbledhjet e dijes dhe shkencës dhe në burimet e veprave të tyre, janë orvatur që të cilësojnë të vërtetë, versionin e rremë të Hadithit Thekalejn:“Libri i Allahut dhe Sunneti im”.

“Tani dua të bëj një përmbledhje të shkurtër programit paraardhës, duke bërë lidhjen e duhur me programet tona paraardhëse, me programin që do të trajtojmë këtë mbrëmje dhe programet tona që do të trajtojmë më vonë. Duke u nisur nga fakti se, nuk dua t’ua që këtë program ta bëj të mërzitshëm dhe të bezdisshëm për ndjekësit tanë të nderuar, po e anashkaloj pjesën e hyrjes, sepse qëllimi i përmbledhjes sime, është rikujtimi i shpjegimeve dhe sqarimeve të mia të bëra në programet paraardhëse. Çështja që do të trajtojmë në programin e kësaj mbrëmjeje, është shumë e rëndësishme dhe ka të bëjë me çështjen e ardhjes së Imam Mehdiut (a.s.). Unë mendoj se ndjekësit tanë të nderuar, do të kujtohen për shpjegimet dhe sqarimet tona të rëndësishme, mbi çështjen e ardhjes së Imam Mehdiut (a.s.). Dijetarët muslimanë sunnitë dhe shiitë, janë të njëzëri mbi çështjen e ardhjes së Imam Mehdiut (a.s.), në fundin e kohërave. Prandaj ne nuk kemi asgjë për të shtuar, sepse dijetarët muslimanë janë të njëzëri mbi faktin se, Imam Mehdiu (a.s.) është i biri i bekuar dhe i dëlirë i së bijës së Muhammedit (s.a.u.s.) Fatimë Zehrasë, anëtar i Farefisit të Pastër të Muhammedit (s.a.u.s.) dhe është imami i dymbëdhjetë nga imamët e Ehli Bejtit”.

“Kjo është një e vërtetë e pamohueshme. Të tërë popujt muslimanë, së bashku me popujt e tjerë të botës, janë në pritje të ardhjes së Imam Mehdiut (a.s.). Citojmë se çështja e ardhjes së Imam Mehdiut (a.s.), është pjesë përbërëse dhe të besimeve të tjera fetare nëpër botë, përveç fesë islame. Tani lërmëni t’i kumtoj se, ashtu siç kemi përmendur edhe në progranmet tona paraardhëse, Shkolla e Ehli Bejtit zotëron disa të dhëname të përpikta dhe sqarime më të sakta se, ato të Shkollës së Ehli Sunnetit, në lidhje më çështjen e ardhjes së Imam Mehdiut (a.s.). Me lejen dhe ndihmën e Allahut (xh.sh.),në programin e mbrëmjes së sotme, do të orvatemi që të sqarojmë këto çështje, të cilat kanë të bëjnë me Shkollën e Dymbëdhjetë Imamëvetë Ehli Bejtit dhe me sqarimin e Hadithit Thekalejn. Si rrjedhojë, pohojmë se ai besimtar musliman, i cili mohon këto sqarime dhe të dhëna të Shkollës së Ehli Bejtit, themi seështë larguar përfundimisht nga kjo e fundit. Nënvizojmë faktin se ky rregull,është një rregulli i pranuar njëzëri, nga dijetarët më të mëdhenj, të Shkollës së Ehli Bejtit. Njëri nga ndjekësit tanë të nderuar, natyrshëm mund të shtrojë pyetjen: “Cilët janë themelet e Shkollës së Dymbëdhjetë Imamëve, që një musliman duhet të pranojë, për t’u bërë një musliman shiit?!” Por unë druhem fatkeqësisht se, pas dhënies përgjigje kësaj pyetjeje, disa muslimanë mund të krijojnë përshtypjen se, i kam shkelur parimet e njëshmërisë së Allahut (xh.xh.) dhe profetësisë e Muhammedit (s.a.u.s.). Me këtë nënkuptoj se, përveç shtyllave të besimeve të përbashkëta sunnite dhe shiite, kjo e fundit ka dhe disa shtylla të tjera besimi të veçanta, dhe ndoshta shtylla e me ë veçantë e saj,është njohja si Imam e Ali Ibn Talibit (a.s.) dhe bijve të tij, menjëherë pas Muhammedit (s.a.u.s.). Me fjalë të tjera unë nuk synoj “përcaktimin e imamit” ose “përcaktimin e imamit fetar”, por synoj “përcaktimin e imamit politik”.

“Pra qëllimi im është se, Imam Mehdiu (a.s.) do të drejtojë bashkësisë muslimane ndërkombëtare. Duke u mbështetur në këtë fakt, thkeksoj se besimtarët dhe dijetarët shiitë të Shkollës së Ehli Bejtit, janë të njëzëri mbi faktin se Muhmmedi (s.a.u.s.) pasi u fymëzua nga Allahu (s.u.t.) ka bërë të ditur përcaktimin e imamit me anë të argumentëve të pamohueshëm fetarë. Në ajetin 67 të Sures Maide thuhet: “O i dërguar! Përcille atë që t’u zbrit nga Zoti yt, nëse nuk bën (kumtimin në tërësi), atëherë nuk e ke përmbushur detyrën (e shpalljes). Allahu të siguron mbrojtje nga njerëzit (dhe armiqtë). Allahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë popullin e pafe”.Në dashtë Allahu (a.u.xh.) do të sqarojmë më vonë, në programin përkatës,duke i dhënëpërgjigje më vonë, atyre muslimanëve që shtrojnë pyetjen: “Vallëku mbështeteni kur thoni se, ky ajet kuranor zbriti përImam Aliun (a.s.)?!” Pasi të kem dhënë shpjegimin tim, do të arrijnë në përfundimin e qartë nëse ky ajet zbiti për Imam Aliun (a.s.) ose për ndonjëmusliman tjetër. Kjo është pika e parëkryesore që do të sqaroj”.

“Pika e dytë kryesore është se, besimtarët dhe dijetarët shitë të Shkollës së Ehli Bejtit, janë të njëzëri mbi faktin se thënia e Imam Aliut (a.s.): “Pas meje do të vijnë dymbëdhjetë imamë”, është shumë e vërtetë. Pika e tretë kryesore është se,të Dymbëdhjetë Imamët e Shkollës së Ehli Bejtit, janë të pafajshëm. Ashtu siçe kam sqaruar më parë, në veprën time me titull: “Ismet” (Pafajësia),kuptimi terminologjik ifjalës “ismet” është i pafajshëm. Kjo është arsyeja kryesore, që unë i ftoj ndjekësit tanë tënderuar, që të lexojnë pikërisht veprën time të lartpëmendur, për të marrë përgjigjet e duhura, për pyetjet e tyre. Pika e katërt kryesore është se, tëDymbëdhjetë Imamët e Shkollës së Ehli Bejtit, janë të tërë të gjallëdhe janë në këtë botë. Lërmëni t’iu sjell parasysh orvatjet e mia, në programet tona paraardhës me titull: “Ardhja e Imam Mehdiut”, në të cilin pasi shpjegova pikat e përbashkëta, mes dijetarëve sunnitë dhe shiitë, sqarova dhe pikat e veçanta të cilat kanë të bëjnë me Imam Mehdiun (a.s.)”.

“Besoj se ndjekësit tanë të nderuar, do të kujtohen mbi këta pika të veçanta. Në rast të kundërt, lërmëni t’iu përmend se pika e parë, është se Imam Mehdiu (a.s.),është njëri nga dymbëdhjetë imamët e Shkollës së Ehli Bejtit. Pika e dytë është se Imam Mehdiu (a.s.), është i pafajshëm. Pika e tretë është se Imam Mehdiu (a.s.), është i gjallë në këtë botë dhe ushqehet nga Krijuesi i tij, Allahu (a.u.xh.). Nëse do të keni parasysh, unë në fillim të programit tonë, përmenda faktin se jam i detyruar t’i rikujtoj disa çështje, për hir të ndjekësve tanë të nderuar. Ashtu siç e kam sqaruar më parë, në programet tona paraardhëse, dijetarët sunnitë dhe shiitë, janë njëzëri mbi hadithin: “Nëse një njeri vdes pa iu betuar asnjë imami, vdekja e tij i përket vdekjes së epokën së injorancës”. Ky hadith është shumë i rëndësishëm, sepse ka të bëjë me botën tjetër të muslimanëve. Me termin “betimi ndaj një imami”, i cili kalon në hadithin e sipërcituar, nuk nënkuptojmë imamin, i cili kalon në ajetin kuranor, i cili thërret njerëzit drejt e në zjarrin e Xhehennemit, por nënkuptojmë imamin e drejtë, i cili do t’i udhëzojë njerëzit, nga errësira e mosbesimit në dritën e besimit islam. Nëse një njeri, i betohet imamit, i cili kalon në ajetin kuranor, atëherë ky imam duke e kapur nga duart, do ta hedhë në zjarrin e Xhehennemit”.

“Në këtë pikë të programit tonë, unë ende çuditem pas tërë këtyre sqarimeve, duke shtruar natyrshëm pyetjen: “Vallë si është e mundur që, në ditët e sotme disa muslimanë, endei nënshtrohen verbërisht prijësve të tyre dhe i caktojnë si kujdestarë të tyre?!” Të tërë ne e dimë shumë mirë faktin se, një pjesë e mirë e prijësve të botës arabe dhe muslimane as nuk falin namaz dhe as që u prijnë besimtarëve muslimanë në namaz. Unë jam i bindur se të pafetë, po bashkëpunojnëngushtë me armiqtë e besimtarëve muslimanë. Të pafetë e ditëve tona, kanë caktuar si kujdestarë të tyre, armiqtë e besimtarëve muslimanë dhe si rrjedhojë,jo vetëm që nuk janë miq të besimtarëve, por as nuk i ndihmojnë bashkësisë ndërkombëtare të muslimanëve. Unë edhe sot e kësaj dite, ende nuk kam mundur t’i jap përgjigje pyetjes: “Vallë si është e mundur që këta muslimanë, t’i nënshtrohen verbërisht këtyre prijesvë, të cilët i thërrasin në shmangie të plotë dhe drejt e në zjarrin e Xhehennemit?!”

“Kur’ani Famëlartë bën të qartë se, përcaktimi i imamit të duhur fetar, kryhet vetëm me lejen dhe vullnetin e Allahut (xh.sh.), duke u mbështetur në ajetin 24 të Sures Sexhde ku thuhet: “Ne bëmë imamë (prijës) nga ata që me urdhërin Tonë i udhëzuam, sepse ata (prijësat) ishin të dëgjuar dhe të duruar ndaj argumenteve Tona”. Si rrjedhojë këta muslimanë, të cilët i nënshtrohen një imami të shmangur, atëherë ky i fundit së bashku me mendimet e gabuara, shmangiet dashakeqe dhe sjelljet e shëmtuara, duke i kapur nga duart, do t’i hedhë në zjarrin e Xhehennemit, në Ditën e Kijametit. Por nëse këta muslimane, i binden një imami të drejtë, atëherë ky i fundit së bashku me mendimet e ndriçuara, udhëzimin hynor dhe sjelljet shembullore, duke i kapur nga duart, do t’i dërgojë në kopshtet e Xhennetit. Tanimë jam mëse i bindur se, ndjekësit tanë të nderuar, do ta kenë kuptuar rëndësinë jetike të kësaj çështjeje, e cila luan një rol kyçnë përcaktimin e së ardhmes sonë si muslimanë, në këtë botë dhe në botën tjetër. Pra ne duhet të largohemi njëherë e përgjithmonë, nga imami i shmangur në këtë botë, duke e lënë atë fillikat dhe të vetëm në shmangien e tij. Ja pra tani do të nisin sqarimin e imamit të drejtë, çështjen e ardhjes së Imam Mehdiut (a.s.). kjo ëhtë një çështje parësore për shumë shtetet earabe he musli,mane. Tani dua t’i ftoj ndjekësit tanë të nderuar, që t’i hedhin një sy gjendjes së mjerë, e cila ka pllakosur tërësinë e shtrirjes gjeografike tështeteve muslimane, duke u nisur që ngaAfganistani, Algjeria, Arakani, Bosnje-Hercegovina, Burma, Çeçenia, Filipinet, Iraku, Jemeni, Kashmiri, Kosova, Libani,Pakistani, Palestina, Siria, Shqipëria, Sudani dhe Turkistani Lindor”.

“Tani duke marrë shtysë, nga mendimi që vërtitet në mendjet e ndjekësve tanë të nderuar, po e shtroj unë në vend të tyre, pyetjen retorike për të tërë ne: “Vallë a do të kishin nënçmuar, përçmuar dhe poshtëruar kaq shumë botën muslimane, armiqtë e besimtarëve muslimanë, nëse nuk do të kishin bashkëpunuar ngushtë, me prijësite shteteve arabe dhe muslimane?!”Unë them me plot gojën se, nënshtrimi  muslimanëve bashkëkohorë, ndaj këtyre prijësve është një faj i madh, një gabim trashanik dhe një mëkat i rëndë, sepse këta prijës nuk përfaqësojnë aspak autoritetin madhor shtetëtor, të cilin Allahu (xh.sh.) në ajetin 59, të Sures Nisa e përkufizon në këtë mënyrë: “O ju besimtarë!Nënshtrohuni Allahut dhe nënshtrohuni të dërguarit dhe autoritetit tuaj madhor shtetëror. Nëse keni ndonjë mosmarrëveshje, drejtohuni Allahut dhe të dërguarit, nëse i besoni Allahut dhe Ditës së Fundit. Kjo është më e dobishme dhe përfundim më i mirë”.   

“Lërmëni t’iu kujtoj ndjekësve tanë të nderuar, të cilët kërkojnë shpëtimin në këtë botë dhe në botën tjetër se vetë Muhammedi (s.a.u.s.) ka thënë: “Nëse një njeri vdes pa iu betuar asnjë imami, vdekja e tij i përket vdekjes së epokën së injorancës”.. Tani në këtë pikë të programit të kësaj mbrëmje natyrshëm shtrohen pyetjet: “Vallë a nuk ka të drejtë një besimtar musliman, të kërkojë imamin e tij e drejtë, të cilin do ta ndjekë?!”“Vallë a nuk ka të drejtë një besimtar musliman, të kryejë hetimet dhe shqyrtimet e tij, derisa të gjejë imamin e drejtë, të cilin do ta ndjekë?!” Pas shtrimit të këtyre dy pyetjeve të rëndësishme, një besimtar musliman mund të pyesë menjëherë: “Por imami juaj është i fshehur. Vallë si është e mundur që t’i nënshtroheni atij?!” Përgjigja e kësaj pyetjeje është se, nënshtrimi është një marrëveshje shpirtërore. Unë dua të them se meqë ne i njohim mirë se, cilët janë prijësit e epokës sonë, ne duhet të nderojmë dhe t’i bindemi vetëm prijësit tonë Imam Mehdiut (a.s.), duke krijuar një lidhje të fortë shpirtërore me të. Ne duhet t’i bindemi Imam Mehdiut (a.s.), ashtu siç i bindemi ligjeve dhe i nënshtrohemi urdhrave të Gjithëpushtetshmit. Tani një besimtar musliman, me të drejtë mund të shtrojë pyetjen: “Vallë cili është ky imam, të cilit duhet t’i nënshtrohemi dhe duhet të ndjekim?!” Përpara se t’i japim përgjigje kësaj pyetjeje, fillimisht duhet të sqarojmë faktin se Hadithi Thekalejn, ka të bëjë drejtpērdrejtë me çështjen e ardhjes së Imam Mehdiut (a.s.). Kjo është arsyeja se përse, ne duhet ta njohjm mirë imamin, të cilit duhet t’i bindemi dhe duhet ta ndjekim. Kjo çështje është e një rëndësie jetike sepse në Ditën e Kijametit, do të ringjallemi së bashku me të”.

“Ajeti 24 i Sures Sexhde thotë: “Ne bëmë imamë (prijës) nga ata që me urdhërin Tonë i udhëzuam, sepse ata (prijësat) ishin të dëgjuar dhe të duruar ndaj argumenteve Tona”. Ndërsa ajeti 71 i Sures Isra thotë: “Përkujto ditën kur do të thërrasim, secilin njeri me prijësin (librin, të dërguarin, shënimet e veprave) e tij. Atij që i jepet libri i tij nga e djathta e tij, të tillët i lexojnë shënimet e tyre (të mira), dhe nuk u bëhet e padrejtësi aspak”.Nëse bashkësia ndërkombëtare muslimane, arrin ta njohë imamin e saj të drejtë dhe të udhëzuar atëherë, ky i fundit do t’i dërgojë ata drejt e në kopshtet e Xhennetit dhe në takimin me Allahun (s.u.t.). Ndërsa në rast të kundërt, imami i gabuar dhe i shmangur do t’i dërgojë muslimanët, drejt e në zjarrin e Xhehennemit. Duke u mbështetur në të dhënat e mësipërme, arrij në përfundimin se kjo është një çështje gjithëpërfshirëse, e cila kërkon një analizë, hetim dhe shqyrtim të hollësishëm. Imam Aliu (a.s.) Muhammedi ka thënë: “Pas meje do të vijnë dymbëdhjetë imamë”.

“Unë mendoj se ndjekësit tanë të nderuar, do të kujtohen se ka dy versione të njohura të Hadithit Thekalejn. Versioni i parë i tij është versioni i vërtetë:“O ju njerëz! Unë kam lënë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, që nëse lidheni fort pas tyre, nuk do të shmangeni kurrë. Këto dy Porosi të Paçmuara janë Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”. Ndërsa versioni i rremë: “O ju njerëz! Unë kam lënë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, që nëse lidheni fort pas tyre, nuk do të shmangeni kurrë. Këto dy Porosi të Paçmuara janë Libri i Allahut dhe Sunneti im”.Në programet tona paraardhëse, kam sqaruar se të pesta burimet e transmetimit, të versionit të rremë të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”,janë hadithë të dobët, të dërguar, të shkëputur dhetë rremë. Arsyeja kryesore e pohimit tonë është se, në zinxhirët e transmetimit të këtyre hadithëve, gjenden gënjeshtarë, mashtrues, shpikës dhe vjedhës hadithësh dhe tradhtarë. Më pas i kam bërëthirrje, duke sfiduar çdo besimtar musliman, i cili mendon të kundërtën që të vijë dhe të bisedojë me ne, duke i argumentuar thëniet e tij. Më pas unë kam sfiduar të tërë analistët, dijetarët, hetuesit, studiuesit, shkrimtarët dhe vërtetuesit, që të zhvillojmë një takim të përbashkët, në të cilin të na sjellin argumentët e tyre. Ajo që dua të them është se askush, nuk ka të drejtëas të na akuzojë dhe as të na fajēsojë se, nuk jemi mbështetur në Librin e Allahut, Kur’anin Famëlartë. Por ne nuk po hetojmë këtë të fundit tani, por po hetojmë Hadithin Thekalejn. Ne i besojmë fuqishëm ajetit 7 të Sures Hashr:“Çfarë u jep i dërguari merreni dhe çfarë u ndalon largohuni”.Për më tepër besojmë se jemi të autorizuar, që të shpjegojmë në formën më të bukur se, cili është Farefisi i Pastër i Muhammedit (s.a.u.s.) dhe cili është sunneti i vërtetë i tij. Në anën tjetër besojmë se, Farefisi i Pastër i Muhammedit (s.a.u.s.) është përfaqësuesi i Sunnetit të të dërguarit të Allahut (a.u.xh.)”.

“Ashtu siç e kam sqaruar dhe në programet tona paraardhëse,versioni i Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”, është i rremë. Më pas sqarova se versioni i Hadithit Thekalejn:“Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”,është i vërtetë. Një besimtar musliman mund ta vërtetojë këtë, duke lexuar burimet, të dhënat, veprat dhe faqet e internetit të dijetarëve dhe shkrimtarëve më të njohur muslimanë. Këta pseuedodijetarë të cilët aludojnë se, janë dijetarë të mëdhenj, në të vërtetë nuk janë dijetarë aspak, ose nuk e dinë të vërtetën, ose qëllimisht e fshehin atë. Këta pseudodijetarë janë aq frikacakë, sa nuk kanë guximin që ta pranojnë hapur dhe të shpalosin të vërtetën në shesh. Vallë cila është arsyeja që i shtyn të veprojnë në këtë mënyrë?! Përgjigjen e kësaj pyetje do ta merrni, pasi të kem shpjeguar qëndrimin e Ibn Tejmijjes dhe ndjekësve të tij”.

“Ne këtë qëndrim të Ibn Tejmijjes dhe ndjekësve të tij, e hasim në rrymën ekstremiste, fanatike dhe radikale të së ashtuquajturës “selefizëm bashkëkohor”. Këta pseudodijetarë janë të mendimit se, versioni i Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”,është i dobët. Ndërsa disa të tjerë,mendojnë se ky version është i mirë. Ndërsa disa të tjerë mendojnë se ky version është i mirë. Ndërsa ata pseudodijetarë, që janë më të ndërgjegjshëm citojnë se, ky version ështëi vërtetë. Megjithatë pjesa dërrmuese, e këtyre pseudodijetarëve dhe ndjekësve të Ibn Tejmijjes, bëjnë gjithçka që munden që këtë version ta cilësojnë si të dobët. Unë në programet tona paraardhëse, i kam bërë thirrje këtyre pseudodijetarëve, që të zhvillojmë një takim të përbashkët, në të cilin të sjellin argumentët e tyre, në të cilat “mbështeten” kur thonë se versioni i vërtetë i Hadithit Thekalejn është i dobët. Besoj se ndjekësit tanë të nderuar, do të kujtohen kur kam sqaruar në mënyrën më të bukur, versionin e vërtetë të Hadithit Thekalejn. Mes të tjerash kam theksuar se ishte pikërisht Ibn Tejmijje, së bashku me ndjekësit e tij, ata të cilët kanë aluduar duke gënjyer se, versioni i Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”, është i dobët”.

“Madje në veprën e tij me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Afrimi Me Sunnetin Profetik), Ibn Tejmijje ka transmetuar pikërisht hadithin: “O ju njerëz! Unë kam lënë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, që nëse lidheni fort pas tyre, nuk do të shmangeni kurrë. Këto dy Porosi të Paçmuara janë Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”.Por në të vërtetë këtë hadith e ka transmetuar Imam Muslimi, në veprën e tij me titull: “Sahihul’l-Imami’l-Muslimi” (Përmbedhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit). Hadithi është si vijon: “Një ditë Muhammedi (s.a.u.s.), gjendej i ulur pranë një vije uji, në vendin e quajtur Gadiru’l-Humi, mes Mekkës së Nderuar dhe Medinës së Ndriçuar. Më pas ai u ngrit dhe falenderoi Allahun (a.u.xh.) dhe mbajti një vazë, duke na këshilluar për mirë. Pastaj Muhammedi (s.a.u.s.) vijoi: “Kini kujdes, pas meje o xhemaat! Unë jam vetëm një njeri. E marr me mend se Allahu (a.u.xh.) më ka thirrur në praninë e Tij edhe unë i jam përgjigjur kësaj thirrjeje (më është afruar vdekja). Unë kam lënë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara. Njëra nga ato, është Libri i Allahut (Kur’ani) i cili përmban udhën e drejtë dhe dritë. Merreni Librin e Allahut dhe lidhuni fort pas tij!” Më pas Muhammedi (s.a.u.s.) tregoi rëndësinë e madhe të Librit të Allahut dhe tha që të kemi kujdes, në zbatimin e tij. Më pas vijoi: “Më pas, (po ju lë) edhe Ehli Bejtin tim. Ju bëj që të përmendni Allahun, mes Ehli Bejtit tim! Ju bëj që të përmendni Allahun, mes Ehli Bejtit tim! Ju bëj që të përmendni Allahun, mes Ehli Bejtit tim!”

“Ibn Tejmijje pasi ka transmetuar këtë hadith shton: “Kjo thënie na bën të qartë se, burimi i vetëm pas të cilit duhet të lidhemi fort dhe i cili nuk do të na shmangë kurrë, është vetëm Kur’ani Famëlartë”. (1) “Pra ashtu siç shihet qartë, Ibn Tejmijje në këtëmënyrë ka mohuar hapur, Sunnetin dhe Farefisin e Pastër të Muhammedit (s.a.u.s.). Ja pra besoj se kjo është një nga arsyet historike, të këtyre pseudodijetarëve, të cilët bërtasin dhe ulërasin lart e poshtë, tërë ditën duke thënë se: “Ne na mjafton vetëm Libri i Allahut!” Tani në këtë pikë të programit tonë, dua t’i vë në dijeni ndjekeëist tanë të nderuar se, kjo thënie i përket harixhive (kryengritësve). Pikësynimi im është se ndjekësit tanë të nderuar, duhet ta dinë mirë faktin se përveç Ibn Tejmijjes dhe ndjekësve të tij, askush tjetër nuk e përdor thënien: “Sillnani vetëm një ajet kuranor dhe na mjafton!”

“Në dashtë Allahu (xh.sh.) këtë çështje do ta trajtoj më vonë. Me të vërtetë është interesant fakti se kur sqaroj ndonjë çështje në lidhje me shtyllat e besimit shiit, ose me përcaktimin e imamit të duhur, këta pseudodijetarë menjëherë hidhen në sulm, duke shtruar pyetjen: “Vallë a kalojnë në Kur’anin Famëlartë këto thënie?!” Përgjigjja ime është shumë e thjeshtë: “Kur’ani Famëlartë nuk përfshin tërësinë e fesë islame, por vetëm ligjet dhe rregullat themelore të saj”. Me këtë dua të them se është Sunneti Profetik, ai i cili shpjegon shumë praktika të rëndësishme të fesë islame, të cilat këta pseudodijetarë i mohojnë. Madje këta të fundit mohojnë vetë ajetët kuranorë, sepse në ajetin 7 të Sures Hashr thuhet: “Çfarë u jep i dërguari merreni dhe çfarë u ndalon largohuni”. Atë që u jep i dërguari merreni dhe atë që ua ndalon ai largohuni. Ndërsa në ajetin 44 të Sures Nahl thuhet: “Ne përpara teje (o Muhammed) dërguam të dërguar me argumentë dhe me libra të shenjtë. Ndërsa ty të zbritëm Kur’anin që t’ua shpjegosh njerëzve atë, që iu shpall atyre, me shpresë se do ta studiojnë (Kur’anin)”.

“Ashtu siç do ta shohim më vonë, ndonëse teksti i versionit të vërtetë i Hadithit Thekalejn është si vijon: “O ju njerëz! Unë kam lënë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, që nëse lidheni fort pas tyre, nuk do të shmangeni kurrë. Këto dy Porosi të Paçmuara janë Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”, Ibn Tejmijje këmbëngul se, duhet të lidhemi fort vetëm pas Librit të Allahut. Një besimtar musliman mund të shtrojë pyetjen: “Vallë përse zotëri Sejjid Kemal Hajdari, po e zgjat kaq shumë sqarimin e Hadithit Thekalejn?!” Përgjigjja ime është se Ibn Tejmijje, pasi ka transmetuar këtë hadith shton: “Ky hadith është i shënuar në këtë mënyrë dhe në burime të tjera, përveç veprës me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Muslimit) e Imam Muslimit. Gjithashtu Imam Tirmidhiu, në veprën e tij me titull: “Sunenu’t-Tirmidhi” (Sunnetët e Tirmidhiut), e ka shënuar versionin e vërtetë, të Hadithit Thekalejn. Ndërsa Imam Ahmed Ibn Hanbeli, ndonëse e ka shënuar versionin e vërtetë, të Hadithit Thekalejn ka theksuar se pjesa: “Këta nuk ndahen kurrë nga njëri-tjetri, derisa ata të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”është e dobët”. (2)

“Tani dua të kumtoj se dhe ndjekësit tanë të nderuar, kanë përsëritur dhe përsërisin në mënyrë të paditur dhe të pandërgjegjshme versionin e rremë, të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”. vetëm duke u mbështetur në thëniet e Ibn Tejmijjes dhe ndjekësve të tij. Unë kam thënë dhe stërthënë faktin se, qëllimi i themelimit të këtij aludimi, është largimi i bashkësisë ndërkombëtare muslimane, sa më shumë që të jetë i mundur, nga Farefisi i Pastër i Muhammedit (s.a.u.s.). Si rrjedhojë nuk e shoh më të arsyeshme zgjatjen e këtij sqarimi. Ndërsa tani dua të përmend, citimin e versionit të vërtetë, të Hadithit Thekalejn nga ana e një dijetari dhe hafidhi të madh si Ibn Kethiri. Ky i fundin pohon se, Imam Nesaiu në veprën e tij me titull: “Sunenu’n-Nesai” (Sunnetët e Nesaiut), shënon se Muhammed Ibn Muthennaka transmetuar se Zejd Ibn Erkami ka thënë: “Një ditë Muhammedi (s.a.u.s.), pasi po kthehej nga Haxhi i Lamtumirës, u ul pranë një vije uji në vendin e quajtur Gadiru’l-Humi, mes Mekkës së Nderuar dhe Medinës së Ndriçuar. Më pas Muhammedi (s.a.u.s.) mori disa gjethe nga palmash dhe pasi falenderoi Allahun (a.u.xh.) mbajti një hutbe, duke na këshilluar për mirë. Pastaj Muhammedi (s.a.u.s.) vijoi: “Unë jam vetëm një njeri. E marr me mend se Allahu (a.u.xh.) më ka thirrur në praninë e Tij edhe unë i jam përgjigjur kësaj thirrjeje (më është afruar vdekja). Unë kam lënë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, njërën më të madhe se tjetra. Njëra nga ato, është Libri i Allahut (Kur’ani) dhe tjetra është Farefisi im që është Ehli Bejti im. Kini kujdes, pas meje o bashkësi! “Këta nuk ndahen kurrë nga njëri-tjetri, derisa ata të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”. (3)

“Më pas Muhammedi (s.a.u.s.) shtoi: “Cilido që më ka mua zotëri edhe ky (Aliu) është zotëriu i tij”. (4)

“Unë jam i mendimit se me këtë thënie Muhammedi (s.a.u.s.), ka për qëllim të tregojë se Imam Aliu (a.s.) është një anëtar i Farefisit të tij të Pastër. Tani dua t’i qetësoj ndjekësit tanë të nderuar se, së shpejti do të bëj një program të veçantë, në të cilin mes të tjerash do të shpjegoj se, si njëri nga vendet më të rëndësishme, ku është përmendur Hadithi Thekalejn është pikërisht Gadiru’l-Humi. Më tej Muhammedi (s.a.u.s.) nënvizoi: “Me të vërtetë Allahu (xh.sh.) është Zoti im. Ndërsa unë jam kujdetari i tërë besimtarëve. Më pas Muhammedi (s.a.u.s.) duke kapur për dore Aliun (a.s.) doli para bashkësisë muslimane dhe tha: “Cilido që më ka mua zotëri edhe ky (Aliu) është zotëriu i tij”.

“Ja pra unë po ua paraqis, të tërë dy argumentët e pamohueshëm fetarë, ajetët kuranorë dhe hadithët e Muhammedit (s.a.u.s.), të transmetuar nga prijësi i parë i bashkësisë muslimane Ebu Bekri (r.a.), i dyti Umeri (r.a.) dhe nga bashkëkohës të tjerë të Muahmmedit (s.a.u.s.), të cilët bëjnë të ditur se, versioni i vërtetë, i Hadithit Thekalejn është: “Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”. Nëse ju aludoni se unë jam gabim, ndërsa ju keni të drejtë, atëhere urdhëroni sillini argumentët tuaja dhele të përballemi në sytë e tërë bashkësisë muslimane se, kush është në udhë të drejtë dhe se kush është në udhë të gabuar. Tani këta pseudodijetarë frikacakë, do të thonë se ky hadith nuk kalon, në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhjet e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), e Imam Buhariut. Gjithashtu ky hadith kalon në veprat me titull: “Bihar” (Lajmet) dhe “Kafi” (Mjaftimi) të Hakim Nishaburit. Si rrjedhojë pohojmë me bindje të plotë se, askush nuk ka të drejtë as të na akuzojë dhe as të na fajësojë, se paskam shpikur këtë hadith. Përkundrazi duhet të jem unë, ai i cili duhet t’i akuzojë këta pseudodijetarë se, kanë shpikur dhe trilluar versionin e rremë, të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”. Tani në këtë pikë kritike të programit tonë, këta pseudodijetarë aludojnë se as vetë Muhammedi (s.a.u.s.), nuk kishte një rol si ai i prijësit politik. E thënë ndryshe këta mendjelehtë, nuk arrijnë të kuptojnë se, duke u shprehur kështu ata mohojnë dhe prijësit e parë, të dytë dhe të tretë politikë të bashkësisë muslimane, duke i cilësuar si prijësit e Muhammedit (s.a.u.s.). Të tërë ne e dimë shumë mirë faktin se, prijësi fetar i bashkësisë muslimane është Imam Aliu (a.s.). Por hadithi i rëndësishëm, i ngjarjes madhështore të Gadiru’l-Humit, është ai i cili përcakton të tëra cilësitë e Muhammedit (s.a.u.s.) si i dërguari i Allahut (xh.xh.) dhe përcaktoncilësitë e Ali Ibn Ebi Talibit (a.s.), si njeriu më i afërt dhe më i dashur i Muhammedit (s.a.u.s.)”.

“Ashtu siç mund ta shohim, në të tërë transmetimet thënia e Muhammedit (s.a.u.s.) ndaj Imam Aliut (a.s.)është: “Me të vërtetë ai që ushqen dashuri ndaj teje, vetvetiu ushqen dhe dashuri ndaj meje, ndërsa ai që ushqen armiqësi ndaj teje, vetvetiu ushqen dhe armiqësi ndaj meje. Ai i cili të nështrohet ty, vetvetiu më nënshtrohet edhe mua”. Gjithashtu në ajetin e ndryshimit, kur kalon thënia: “enfusena ue enfusekum” (mbi ne dhe mbi ju) nënkuptohet Ali Ibn Ebi Talibi (a.s.). Betohem në Allahun (s.u.t.) se duke u mbështetur në argumentët dhe faktet, veprat më të njohura të dijetarëve dhe shkrimtarëve, me të mëdhenj muslimanë, arrij në përfundimin se Imam Aliu (a.s.), është njeriu më i afërt dhe më dashur i Muhammedit (s.a.u.s.). një thënie tjetër e cila e vërteton këtë është: “Me të vërtetë Allahu (xh.sh.) është Zoti im. Ndërsa unë jam kujdetari i tërë besimtarëve”. Me këtë nënkuptojmë se Allahu (a.u.xh.), kujdestarinë e njohur ndaj Muhammedit (s.a.u.s.), ia ka njohur dhe Imam Aliut (a.s.).Tani është mëse e natyrshme të theksojmë se, kujdestaria e Muhammedit (s.a.u.s.) ndaj bashkësisë muslimane, pas shtegtimit të këtij të fundit nga kjo botë, vetvetiu kaloi tek Imam Aliu (a.s.). Duke u nisur nga kjo themi se besimtarët muslimanë, duhet t’i nënshtrohen Imam Aliut (a.s.). një tjetër thënie madhështore është: “Me të vërtetë Allahu (s.u.t.) është Zoti im, ndërsa unë jam zotëriu i çdo besimtari”. Pastaj duke kapur për dore Aliun (r.a.) tha: “Cilido që më ka mua zotëri, ky (Aliu) është kujdestari i tij. Allahu im duaje atë që do atë (Aliun) dhe armiqësohu me armikun e tij...”Betohem në Allahun (xh.sh.) se këto argumentë, nuk ka asnjë besimtar musliman, i aftë mendërisht dhe psiqikisht që mund ti mohojë”.

“Ebu Tufejli thotë se, kur e pyeta Zejd Ibn Erkamin: “Vallë a e dëgjove këtë nga Muhammedi (s.a.u.s.)?!”Zejd Ibn Erkami m’u përgjigj: “Vallë çfarë thua?! Çdo njeri që ishte në hije, e pa këtë me sytë e tij dhe e dëgjoi me veshët e tij”. Këtë hadith e ka transmetuar vetëm Imam Nesaiu. Ndërsa Imam Ebu Abdullah Dhehebiu ka thënë se ky hadith është i vërtetë”. (5) “Ndonëse hadithi madhështor i Gadiru’l-Humit është aq i njohur, këtë hadith e ka shënuar vetëm Ibn Kethiri, duke thënë se e ka transmetuar Imam Nesaiu. Ky qëndrim i mbajtur nga Ibn Kethiri, tregon armiqësinë dhe urrejtjen e dijetarëve të tjerë të kundër Imam Aliut (a.s.), të cilët e kanë shfaqur këtë duke mos transmetuar këtë hadith”.

“Ndërsa tani le t’i rikthehemi Ibn Tejmijjes. Me të vërtetë pas tërë këtyre sqarimeve dhe shpjegimeve të mia, nuk di as se çfarë të them dhe as se çfarë të shtoj për këtë njeri. A të them se ky njeri, është një i paditur i madh, i cili e ka tradhtuar ndërgjegjien dhe përgjegjësinë fetare? A të them se ky njeri, e ka anshkaluar qëllimisht të vërtetën që e kishte përpara syve, duke shfaqur armiqësi dhe urrejtje, ndaj së vërtetës dhe Imam Aliut (a.s.). Imam Ahmed Ibn Hanbeli ka nënizuar se ky hadith është i dobët, ndërsa dijetarët e tjerë kanë thëne se ky hadith nuk është i vërtetë. Unë edhe sot e kësaj dite ende nuk kam arritur të kuptoj, qëndrimin armiqësor të Ibn Tejmijjes dhe ndjekësve të tij ndaj të vërtetës. Këta të fundit bëjnë të ditur se, nuk kanë asnjë lloj problemi me Kur’anin Famëlartë. Atëherë themi se këta paskan probleme, me Farefisin e Pastër të Muhammedit (s.a.u.s.)?!”

“Tani do të përmend një argument tjetër të pamohueshëm. Në veprën me titull: “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Sqarimi i Problemeve të Pezulluara),e Imam Ebu Xhafer Tahauiut, i cili është një nga dijetarët më të mëdhenj sunnitë (viti i vdekjes 312 hixhri / viti 924 sipas kalendarit gregorian).Imam Tahauiu pasi ka transmetuar hadithin madhështor të Gadiru’l-Humit, shton: “Zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është i vërtetë, sepse askush nga transmetuesit e këtij zinxhiri nuk mund të qortohet. Ky hadith është vetëm një pjesë e hadithit të njohur tëGadiru’l-Humit, në të cilin Muhammedi (s.a.u.s.), i ka thënë Ali Ibn Ebi Talibit (a.s.)”. (6)

“Ndërsa në anën tjetër,le t’i rikujtojmë ndjekësve tanë të nderuar se Ibn Tejmijje, ka pohuar se versioni i vërtetë i Hadithit Therkalejn nuk është i vërtetë. Le ta marrim për një çast si të mirëqënë faktin se, disa dijetarë të fushës së hadithit, e kanë cilësuar të dobët versionin e vëtetë të Hadithit Thekalejn. Por unë shtroj pyuetjen: “Vallë përse Ibn Tejmijje e mohon vërtetësinë e ketij versioni, në një kohë kur eskpertët më të mëdhenj të fushës së hadithit (muhaddithit) e kanë cilësuar si të vërtetë?!”

“Ndërsa në këtë pikë të programit tonë, dua t’iu përmend faktin se, njëri nga dijetarët bashkëkohorë shqiptari Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, eka transmetuar ashtu siç është këtë version të vërtetë të Hadithi Thekalejn: ““O ju njerëz! Unë kam lënë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, që nëse lidheni fort pas tyre, nuk do të shmangeni kurrë. Këto dy Porosi të Paçmuara janë Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”. (7)

“Më pas dijetari shqiptar Shejh Albani,pasi qorton disa dijetarëtë fushës së hadithit, shton: “Jo vetëm që dëshmitarët dhe transmetuesit e këtij hadithi janë të mirë, por zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është i vërtetë, gjë të cilën disa dijetarë bashkëkohorë, e kanë anashkaluar në mënyrë të qëllimshme”. (8)

Duke u mbështeur në këto të dhëna, arrij në përfundimin se Shejh Albani, është i mendimit se versioni i vërtetë i Hadithi Thekalejn është: “Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”. Tani ajo që na mbetet për t’u sqaruar, është çështja e vërtetimit të pjesës së fundit, të versionit të vërtetë të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im. Këta nuk ndahen kurrë nga njëri-tjetri, derisa ata të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”. Në dashtë Allahu (a.u.xh.) rëndësinë e madhe që ka vërtetimi i kësaj pjese të fundit, do ta trajtoj në programin tonë pasardhës. Ndërsa tani do t’i bëj një shpjegim të shkurtër, duke përfshirë etapën e parë. Për sa i përket etapës së dytë, themi se ka të bëjë më përgjigjen tonë ndaj pyetjes së shtruar: “Vallë a është i transmetuar si një hadith i vetëm, ose në mënyrë të pashkëputur, versioni i vërtetë i Hadithit Thekalejn?!” Besoj se ndjekësit tanë të nderuar, do të kujtohen se në programet tona paraardhëse, kam sqaruar mjaft bukur dhe qartë se, këtë version të Hadithit Thekalejn e kanë transmetuar, mbi njëzetbashkëkohësdhe bashkëkohëse të Muhammedit (s.a.u.s.)”.

“Në këtë pikë të programit tonë, dua të përmend se në veprën me titull: “Sauaiku’l-Muhrika ala’l-Ehli’r-Rafidi ue’d-Delaili ue’z-Zenadika” (Parashtesat e Ndezura mbi Kundërshtuesit, të Shmangurit dhe të Pafetë), Ibn Haxher Askalanishënon: “Muhammedi (s.a.u.s.) ka thënë: “Me të vërtetë Allahu (xh.sh.), i Cili është i Gjithëdijshmi dhe i Gjithinformuaripër gjithçka se, njëra nga ato është më e madhe se tjetra, ato janë Libri i Allahut (Kur’ani) dhe Farefisi Im (Ehli Bejti im). Kini kujdes si do të silleni dhe se ç’qëndrim do të mbani kur unë të mos jem më. Nuk ka dyshim se ato nuk ndahen nga njëri-tjetri derisa ata të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”. (9)

“Më tej Ibn Haxher Askalani vijon: “Të tërë besimtarët muslimanë, duhet ta dinë mirë faktin se, ky version i Hadithit Thekalejn, është transmetuar në mënyrë të pashkëputur, nga më shumë se njëzet bashkëkohës të Muhammedit (s.a.u.s.)”. (10)

“Tani dua të përmend se në veprën e tij me titull: “Xheuahiru’l-Akidejni fi Fadli’sh-Sherefejni Sherefu’l-Ilmi’l-Xhelili ue’n-Nesebu’n-Nebeui” (Margaritarët e Dy Kredove në Nderimin e Dy Hirësive, Hirësia e Dijes së Qartë dhe Hirësia e Farefisit të të Dërguarit), Imam Nuruddin Semhudiu pohon se, ky version i Hadithit Thekalejn, zotëron një zinxhir të vërtetë transmetimi. Më pas Imam Nuruddin Semhudiu shënon: “Unë kam lënë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, njërën më të madhe se tjetra. Njëra nga ato, është Libri i Allahut (Kur’ani) dhe tjetra është Farefisi im që është Ehli Bejti im. Këta nuk ndahen kurrë nga njëri-tjetri, derisa ata të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther). Mos qëndroni as para dhe as pas tyre se do të shkatërroheni. Mos u orvatni që t’i mësoni ato, sepse ato janë më të dijshëm se ju”. Këtë transmetim e kanë transmetuar më shumë se njëzet bashkëkohës të Muhammedit (s.a.u.s.). (11)

“Tani fakti i cili më acaron më shumë është se, pas tërë këtyre argumentëve dhe fakteve Ibn Tejmijje, ende ka vijuar me kokëfortësi në qëndrimin e tij, duke thënë se ky hadith nuk është i vërtetë. Besoj se ndjekësit tanë të nderuar do të kujtohen për veprën me titull: “Istixhlabu’l-Irtikai’l-Gurafi Bi’l-Hubbi’l-Akrabai’r-Resuli ue’l-Ehli’sh-Sheraifi” (Zbulimi i të Fshehtave të Përcjellura tek Ne, Nga Dashuria e Farefisit e të Dërguarit të Allahut dhe Ehli Sherifit), e Hafidh Sehauiut. Ky i fundit pasi ka transmetuar këtë hadith ka emërtuar një për një, emrat e bashkëkohësve të Muhammedit (s.a.u.s.) të cilët kanë transmetuar këtë hadith. Ata janë si vijon: “Xhabir Ensari, Hudhejfe Ibn Usejdi, Hudhejme Ibn Thabiti, Zejd Ibn Thabiti, Sehl Ibn Se'adi, Uejre, Amir Ibn Lejla, Abdurrahman Ibn Aufi, Abdullah Ibn Abbasi, Abdullah Ibn Umeri, Adi Ibn Hatimi, Ukbe Ibn Amiri, Ali Ibn Ebi Talibi (a.s.), Ebu Dherri, Ebu Rafiu, Ebu Shurejh Hudhaiu, Ebu Kudame Ensariu, Ebu Hurejre, Ebu Hejthem Ibn Tejjihani, Ummu Seleme dhe Ummu Hani Bint Ebi Talibi”. (12)

“Tani në përfundim të programit tonë, pohojmë edhe njëherë me bindje të plotë se, versioni i vërtetë i Hadithit Thekalejn është: “Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”, ndërsa versioni i rremë i tij është: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”. Nëse Ky hadith është i ndriçuar dhei qartësi drita e Diellit, ndonëse autoriteti shtetëror dhe botëkuptimi fetar emeuist, i cili ka bërë gjithçka që është e mundur, për të parandaluar bërjen e njohur të këtij hadithi madhëshor. Ndonëse krerët e bijve të Umejjes, janë orvatur me mish e me shpirt për vite e vite me radhë, madje kanë ndaluar dhe shënimin e këtij hadithi, në veprat më të mëdha të hadithëve të vërteta, gjithsesi e vërtetat lakuriqe doli në shesh dhe të tërë besimtarët muslimanë anembanë rruzullit tokësor, tanimë e kanë mësuar se këtë version të Hadithit Thekalejn,e kanë transmetuar mbi njëzet bashkëkohës dhe bashkëkohëse të Muhammedit (s.a.u.s.).Në kohën kur i ky i fundit e ka thënë këtëhadith, në hutben e vendit të qaujtur Gadiu’l-Humi, aty ishin të pranishëm me dhjetra bashkëkohës”.

“Tani në përfundim të programit tonë, një besimtar muslimanmund të shtrojë pyetjen: “Vallë përse bashkëkohësite Muhammedit (s.a.u.s.), nuk e kanë ngritur zërin lart duke mos e kundërshtuar këtë hadith?!” Tani lërmëni t’iu vë në dijeni të faktit se, bashkëkohësit e Muhammedit (s.a.u.s.), pasi e dëgjuan hutben e tij në vendin e Gadiru’l-Humi, u kthyen dhe u larguan për në vendbanimet e tyre. Tani duhet të kemi parasysh faktin se, kushtet e jetesës dhe tëkomunikimit, ishin shumëmë primitive se, ato të ditëve të sotme. Pastaj ndodhi ngjarja tragjike, kur bijtë e Umejjes uzurpuan pushtetin dhe shkatërruan dy qytetët e shenjtë arabë muslimanë, atë të Mekkës së Nderuar dhe atë të Medinës së Ndriçuar. Më pas bijtë e Umejjes i cilësuan si të pafe dhe si tradhtarë, ata bashkëkohës të Muhammedit (s.a.u.s.) të cilët nuk iu nënshtruan dhunës, diktatit, shtypjes dhe tiranisë së tyre.Madje gjendja erdhi deri në atë nivel, sa kriminelët e bijve të Umejjes e cilësuan, si i pafe dhe tradhtar çdo bashkëkohës të Muhammedit (s.a.u.s.). Termi i pafe dhe tradhtar i asaj epoke, është i barasvlefshëm me termin terrorist, të ditëve të sotme”.

Prezantuesi: “Vallë cilat janë lidhjet e tjera të rëndësishmeme Hadithin Thekalejn?!”

I ftuari: “Në dashtë Allahu (s.u.t.), në programin tonë pasardhës, do të hetojmë katër etapa të tjera. Në etapën e parë, do të sqaroj tekstin e Hadithit Thekalejn, në etapën e dytë, do të shpjegoj zinxhirin e transmetimit të tij. Ndërsa në epokën e tretë do të shpjegoj se, cilët janë anëtarët e përfshirë, brenda termit të Farefisit të Pastër të Muhammedit (s.a.u.s.). Kjo është një etapë shumë e rëndësishme, sepse ka të bëjë pikërisht me versionin e vërtettët të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”.Kjo është një çështje e rëndësishme, sepse pikërisht për këtë zbriti ajeti 33 i Sures Ahzab i cili thorë: “Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit) t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht”. Ndërsa në etapën e katërt, do të bëj të ditur se si do të mund të shfrytëzojmë këtë hadith, për të shpalosur të vërtetën, pra cila është përmbajtja e tij. Me lejen dhe vullnetin e Allahut (s.u.t.), do t’iu vë në dijeni nëse ky hadith, përcakton prijësin fetar ose jo. “Vallë ky hadith na urdhëron vetëm, për ushqimin e dashurisë ndaj Ehli Bejtit?!” dhe “Vallë a e përcakton ky hadith pafajësinë e Farefist të Pastër të Muhammedit (s.a.u.s.) nga ana terminologjike?!”

Prezantuesi: “Ju falenderojmë nga zemra ne, nga ana e ndjekësve tanë të nderuar, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Allahu qoftë i kënaqur nga ju. Do të shihemi përsëri bashkë, në programin tonë pasardhës me titull: “Utruhetu’l-Mehdeuijje” (Çështja e Ardhjes së Imam Mehdiut)”. Es-Selamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Berekatuhu”.

Burimet e Referuara:

1.      Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje (Afrimi me Sunnetin Profetik), vëll. 4, fq. 300, Shtëpia Botuese “Shpallja”,Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

2.      Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje (Afrimi me Sunnetin Profetik), vëll. 4, fq. 300, Shtëpia Botuese “Shpallja”,Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

3.      Hafidh Imamuddin Ebu Fida Ismail Ibn Umer Ibn Kethiri, “Bidaje ue’n-Nihaje” (Fillimi Dhe Fundi), vëll. 7, fq. 668, Analiza dhe Vërtetimi nga Doktor Abdullah Ibn Abdulmuhsin Turki, Shtëpia Botuese e Veprave Shkencorë, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

4.      Hafidh Imamuddin Ebu Fida Ismail Ibn Umer Ibn Kethiri, “Bidaje ue’n-Nihaje” (Fillimi Dhe Fundi), vëll. 7, fq. 668, Analiza dhe Vërtetimi nga Doktor Abdullah Ibn Abdulmuhsin Turki, Shtëpia Botuese e Veprave Shkencore, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

5.      Hafidh Imamuddin Ebu Fida Ismail Ibn Umer Ibn Kethiri, “Bidaje ue’n-Nihaje” (Fillimi Dhe Fundi), vëll. 7, fq. 668, Analiza dhe Vërtetiminga Doktor Abdullah Ibn Abdulmuhsin Turki, Shtëpia Botuese e Librave Shkencore, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

6.      Imam Ebu Xhafer Tahauiu, “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Sqarimi i Problemeve të Pezulluara), vëll. 5, fq. 18, Hadithi Nr: 1765, Vërtetimi, Shënimi dhe Analiza nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti.

7.      Dijetari Shqiptar Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Transmetimeve të Vërtetë), vëll. 4, fq. 355, Hadithi Nr: 1761.

8.      Dijetari Shqiptar Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Transmetimeve të Vërtetë), vëll. 4, fq. 358.

9.      Ibn Haxher Askalani, “Sauaiku’l-Muhrika ala’l-Ehli’r-Rafidi ue’d-Delaili ue’z-Zenadika” (Parashtesat e Ndezura mbi Kundërshtuesit, të Shmangurit dhe të Pafetë), vëll. 2, fq. 438, Vërtetimi nga Abdurrahman Ibn Abdullah Turki dhe Kamil Muhammed Herati, Shtëpia Botuese “Shpallja Botërore”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

10.  Ibn Haxher Askalani, “Sauaiku’l-Muhrika ala’l-Ehli’r-Rafidi ue’d-Delaili ue’z-Zenadika” (Parashtesat e Ndezura mbi Kundërshtuesit, të Shmangurit dhe të Pafetë), vëll. 2, fq. 440, Vërtetimi nga Abdurrahman Ibn Abdullah Turki dhe Kamil Muhammed Herati, Shtëpia Botuese “Shpallja Botërore”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

11.  Imam Nuruddin Semhudiu, “Xheuahiru’l-Akidejni fi Fadli’sh-Sherefejni Sherefu’l-Ilmi’l-Xhelili ue’n-Nesebu’n-Nebeui” (Margaritarët e Dy Kredove në Nderimin e Dy Hirësive, Hirësia e Dijes së Qartë dhe Hirësia e Farefisit të të Dërguarit) fq. 234, Vërtetimi dhe Analiza nga Mustafa Abdulkadir Ata, Botimet e Muhammed Ali Bajdunit, Shtëpia Botuese e Veprave Shkencore, Bejrut, Liban.

12.  Hafidh Sehauiu, “Istixhlabu’l-Irtikai’l-Gurafi Bi’l-Hubbi’l-Akrabai’r-Resuli ue’l-Ehli’sh-Sheraifi” (Zbulimi i të Fshehtave të Përcjellura tek Ne, Nga Dashuria e Farefisit e të Dërguarit të Allahut dhe Ehli Sherifit), vëll. 1, fq. 346, Vërtetimi dhe Hetimi nga Halid Ibn Ahmed Thummi Babtejni, Shtëpia Botuese “Përgëzimi”, Ebu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, Botimi i Parë.

Vijon...