Grushti i hekurt i Arabisë Saudite, nijet për Ihvanin, kismet për Shejh Nimr-in

  • None
nga Alptekin Dursunoğlu | Publikuar në Jan. 5, 2016, 1 a.m.

Ekzekutohet Shejh Nimr me anë të një ligji të Arabisë saudite për Vllazërinë muslimane

Ekzekutimi më dy janar i dijetarit Shii Shejh Nimr Bakir en-Nimr nga Arabia Sauditi ka qenë gjithashtu edhe ekzekutimi i hapit më simbolik i politikës ‘grushti i hekurt’ që prej vitit 2011.

Duke marrë parasysh reagimet rreth kësaj ngjarje, me në krye Iranin, bota Shii por edhe  dijetarë  fetarë sunni si Shejh Mahir Hammud dhe Shejh Bedreddin Hassun, të cilët mbështesin kahun e rezistencës, të lë të kuptosh se ky ekzekutim do të krijojë problematika serioze në rregullin rajonal.

Me anë të deklaratës së saj zyrtare ku parashtron se ekzekutimi i Shejhit Nimr është një çështje e brendshme dhe se nuk është e rëndësishme çfarë thuhet nga jashtë po ‘vënja e drejtësisë’ është ajo çka mbart rëndësi, jep mesazhin se ajo është e përgatitur për rezultatet ndërkombëtae që do të shkaktojë ky vendim.

A është vendimi për ekzekutim një vendim juridik/gjyqësor apo politik?

Duke iu përmbajtur reagimeve të ndërkombëtarëve dhe shpjegimeve që ka parashtruar Arabia Saudite rreth vendimit të ekzekutimit, lipset që ky diskutim të zhvillohet mbi këto nëntituj:

1. A është ky vendim gjyqësor? Nëse po, cila është baza ligjore e këtij vendimi?

2. A është ky vendim politik? Nëse po, çfarë përfitimin politik synon të arrijë Arabia Saudite me anë të këtij vendimi?

Qëndrimi që ka mbajtur kryesija e Arabisë Saudite bën të mundur që t’i përgjigjet pozitivisht të dyja pyetjeve.

Sepse qëndrimi i Arabisë Saudite rreth këtij vendimi përmbledh në vetvete edhe mesazhin politik të dërguar ndëkombtarisht edhe bazën juridike të nevojshme përsa i përket marrëdhënieve të brendshme.

Domethënë, Arabia Saudite me anë të këtij vendimi ekzekutimi, jo vetëm që sfidon fuqitë me të cila ka përplasje, duke dhënë një mesazh politik, por nuk le mënjanë edhe bazën ligjore me anë të së cilës akuzon se reagimet e ndërkombëtarëve  janë ‘ndërhyrje në punët e brendshme’.

Baza ligjore për mesazhin politik

Të dhënat që mbështesin faktin se vendimi i ekzekutimit është një vendim gjyqësor i brendshëm rreth një çështjeje të brendshme janë këto:

Shejh Nimr është një shtetas i Arabisë Saudite. Është gjykuar në kornizat e ligjit ‘grushti i hekurt’, i paraqitur për herë të parë në 8 shkurt 2011 dhe i fuqizuar në 2012. Gjykimi i shejh Nimr filloi në vitin 2012 dhe pas gjykimit u dha vendimi për ekzekutimin e tij, pas përfundimit të afatit për apelim në fund të vitit 2015, u bë ekzekutimi i këtij vendimi në ditët e para të vitit 2016.

Ishte e vërtetë se Shejh Nimr ishte një opozotar i cili e refuzonte dhunën, ai është shkrehur kështu ‘ Mbështes idenë se janë fjalët ato që duhet të flasin kundër autoriteteve dhe jo armët. Arma e fjalës është më e fortë se plumbi, sepse autoritet fitojnë nga luftrat me armë[1]’.

Megjithatë, Shejh Nimr u gjykua nga sistemi gjyqësor i Arabisë Saudite dhe jo nga sistemi i një shteti tjetër. Gjykimi i shkallës së parë i çështjes së Shejh Nimr nga ky sistem gjyqësor ishte vendimi i ‘grushtit të hekurt’ të 8 shkurtit 2011.

Sipas këtij vendimi ‘Pavarësisht mijëra të vdekurve që do të shkaktonte si brenda edhe jashtë Arabisë Saudite, do të bëhëj ndërhyrja me grushtin e hekurt kujdo që do të merrte pjesë në Pranverën Arabe.

Ndërsa në shkallët e dytë kjo çështje përshiu edhe ligjet e vitit 2012 në luftën kundër  terrorizmit. Me hartimin e këtij ligji u parashikua se fyerja ndaj mbretit dhe familjes mbretërore do të cilësohej si vepër terroriste. Ndërsa si sanksion për personin apo personat e një organizate që kryejnë këtë vepër penale u parashikua ekzekutimi me vdekje.

Duke marrë parasysh këto, Shejh Nimr pas kryerjes së ‘veprës penale’ të kritikimit të reformës zgjedhore dhe udhëheqjes mbretërore, e dinte se do të gjykohej me vendimin e 8 shkurtit 2011 të ‘grushtit të hekurt’ dhe me ligjin e vitit 2012 te luftës kundër terrorizmit.

Nga ana tjetër Arabia Saudite nuk la pa shfytëzuar edhe rastin për ta shndërruar këtë çështje në një krizë ndërkombëtare për shkak të përkatësisë së medhhebit të Shejh Nimr.

Në të vërtetë Arabia Saudite duke i ekzekutuar së bashku 47 persona ndër të cilët liderin e Alkaidës dhe Shejh Nimr, Ali Said er-Rabah, Muhammed Abdulkerim Suvejlen dhe Faysal esh-Sujuh me përkatësi fetare shiite, deshi të japë përshtypjen se këto ekzekutime ishin zbatim i luftës kundër terrorizmit, dhe jo i ekzekutimit të pakicës shiite.

Mesazhi politik i Arabisë Saudite

Nga ky këndvështrim, vendimi i ekzekutimit të Shejh Nimr, -edhe pse mund të kritikohet- është një çështje pjesë e sistemit të brendshëm gjyqësor të Arabisë Saudite, dhe për këtë arsye reagimet nga bota Shiite me në krye Iranin mund të cilësohet si ndërhyrje në çështjet e brendshme. 

Megjithatë, ajo çfarë të jep përshtypjen se ky vendim për ekzekutim i  Shejh Nimr është një mesazh politik, është  ndryshëmi mes lligjit dhe qëllimit për të cilin ky ligj ishte hartuar.

Kjo për arsyen se, qoftë vendimi i ‘grushtit të hekurt’ i vitit 2012, qoftë ligji kundër terrorizmit i 2012-ës, qoftë lista e organizatave terroriste[2] e 2014-ës kishin si subjekt Vëllazërinë muslimane dhe jo pakicën Shiite që ndodhet në Arabinë Saudite.

Pranvera Arabe mori nën kontroll 6 shtete të rajonit në 2011 dhe solli në pushtet Vëllazëinë muslimane në Tunizi dhe Egjipt, me përhapjen e kësaj dallge Arabia Saudite kërcënohej na rreziku i vllazërisë muslimane ne vend dhe jo nga pakica Shiite.

Arabiz Saudite e zgjeroi ndikimin e ‘grushtit të hekurt’, që kishte miratuar dy ditë para rrëzimit të Husnu Mubarek, me miratimin e ligjit kundër terrorizmit jo për shkak të kritikave që kishte pakica Shiite ndaj mbretësirë, por për shkakk të kritikave që kishte Vëllazëria muslimane.

Arabia Saudite e cila në 2013 ishte mbështetësja më e madhe e grushtit të shtetit në Egjipt, më 2015 në listën e organziatave terroriste që publikoi, rreshtonte të parën vëllazërinë muslimane.

Sigurisht, dënimi i Shejh Nimr me anë të ligjit të hartuar kundër Vëllazërisë muslimane, nuk e përjashton të qenit e çështjes një çështje e brendshme.

Megjithatë, edhe rreziku më i afërt dhe parësor i Arabisë Saudite, Ihvan-i, nuk përbën më rrezik as për Egjiptin as për Tunizinë; madje për më tepër kur tani Jemeni është bërë pjesë e kualicionit të Arabisë Saudite pakica Shiite nuk përbën asnjë lloj rreziku për këtë të fundit, prandaj ekzekutimi me vdekje e liderit Shiit më shumë se një zgjidhje gjyqsore dhe juridike, duket të jetë një zgjedhje politike.

Edhe pse u bë e ditur më 2 janar, ekzekutimi i Shejh Nimr në të njëjtën ditë me përvjetorin e ekzekutimit të Saddamit përbën një mesazh simbolik.

Arsyeja e luftës së medhhebeve që ka plasur menjëherë në krizën siriane, qoftë nga injoranca apo edhe e qëllimshme, është për shqetësimi që ka Arabia Saudite ndaj Irakut që prej 2015.

Arabia Saudite, që në 2003 i vuri në disponim tokat ShBA-së gjatë pushtimit, e paraqiti gjendjen e Irakut që doli në pah pas periudhës politike që kishte filluar më 30 janar 2005, sikur Amerika i ofroi Iranit kodrinën e artë të Irakut.

Arabia Saudite zuri vend kundër rezistencës së Libanit dhe Palestinës duke qënë se i shihte si zgjatime të Iranit. Në vitin 2006, në luftën Izrael Hizbullah zuri vend haptas kah Izraelit; dhe në vitet 2008-2009 edhe pse Palestina po bombardohej për 22 ditë, ndaloi mbledhjen e Bashkimit Arab.

Ndërsa kryengritjet e vitit 2011 në Tunizi, Egjipt, Bahrein dhe Jemen i shihte si rrezik, kryengritjet në Siri zgjodhi t’i konsideronte si hakmarrje ndaj Irakut të 2005.

Edhe pse me anë të ndërhyrjes ushtarake neutralizoi më 2011 Bahreinin dhe më 2013-ën Ihvanin dhe mori nën kontroll Egjiptin dhe Tunizinë, kryengritja në Siri dhe ISIS në Irak më 2014, u kthye në rrezik i drejtur drejt saj Arabisë Saudite.

Ndërsa përsa i përket 2015, periudha e Vienës dhe sipas vendimit 2254 të Kombeve të Bashkuara, Arabisë Saudite nuk i premtohet fitore në Siri.

Përkundrazi, udhëheqja qëndrore e Irakut, ndryshe nga përgatitja e 2014, ëshë me e mbrojtur ndaj lëvizjeve të ISIS.

Ndërkaq, në Jemen lufta që filloi në 23 mars 2015, vazhdon deri diku brenda territorit të tij.

Arabia Saudite dhe aleatët e saj me në krye Turqinë fajsojnë Iranin për humbjet në Siri, Irak dhe Jemen; megjithatë përveç çka mbetet e shkruar në letër ‘Kualicioni Islam’ nuk duket të hedhë ndonjë hap konkret.

Arabia Saudite i dërgoi një mesazh të qartë sfide Iranit dhe aleatëve të tij me anë të ekzekutimit të Shejh Nimr.

Edhe pse ky lloj mesazhi sfidues ngjason me një vendim emocional që buron nga ndjenja e humbjes, nëse i hedhim një sy rajonit, na rezulton se në fakt është një vendim tepër racional.

Arabia Saudite dhe Izraeli janë dy nga mjetet më efikase të rajonit që përdoren nga forcat jashtë rajonit të cilat përfitojnë prej luftës mes medhhebeve në rajon e cila përdoret për qëllime politike duke u nisur nga fanatizmi që kanë popujt kundrejt medhhebeve që nuk u përkasin.

Bashkimi i qëllimit të këtyre mjeteve ka lidhje me përdorjen e mosmarrëveshjeve mes medhhebeve si dyshemeja për përplasje të reja.

Tërheq vëmendjen edhe përkatësia kohore mes deklaratës[3] së Arabisë Saudite dhe Izraelit për mediat, ku e paraqesin Iranin si armik të përbashkët dhe zbulimit[4] se ‘Turqia ka nevojë për Izraelin’.

Ekzekutimi i Shejh Nimr duket si një hap për të tërhequr Iranin dhe botën Shiite në këtë hapësirë.


[1] 3 Janar 2016. Kush ishte  Shejh Nimr  që u ekzekutua nga Arabia Saudite? http://t24.com.tr/haber/suudi-arabistanin-idam-ettigi-seyh-nemr-kimdir,322772

[2]  9 Mars 2014. Mesazhet e arabisë Saudite ndaj listës së organizatave terroriste.  http://www.ydh.com.tr/YD404_suudi-terorist-orgutler-listesinin-mesajlari.html

[3] Eli Lake, 6 qershor 2015. Arabia Saudite dhe Izraeli nuk takohen më fshehtazi. http://www.ydh.com.tr/HD13929_israil-ve-suudi-arabistan-artik-gizli-gorusmuyor.html

[4] Sputnik, 2 janar 2016. Presidenti I Republikës s Turqisë: Rexhep Tajip Erdogan: Ne kemi nevojë për Izraelin. http://tr.sputniknews.com/politika/20160102/1019980386/erdogan-bizim-israil-ihtiyacimiz-var-.html



Burimi : Yakın Doğu Haber