Islami në Amerikë: Latino-Amerikanët po përqafojnë Islamin më shumë se kurrë më parë

  • None
Publikuar në Jan. 3, 2016, 1 a.m.

Sipas statistikave zyrtare, Latinët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë konsideruar të jenë komuniteti me rritjen më të shpejtë demografike. Ata janë gjithashtu grupi me rritjen më të shpejtë të muslimanëve në Amerikë, sipas organizatave që kujdesem për hispanikët që përqafojnë Islamin.

Edhe pse statistikat nuk janë hulumtuar gjerësisht, ka rreth 150.000  në mesin e komunitetit latin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kanë përqafuar fenë Islame, njoftoi Press-Enterprise, një gazetë Kaliforni.

Trendi i të konvertuarve hispanikë në Islam është hulumtuar nga Shoqëria Islamike e Amerikës së Veriut, e cila në vitin 2006 ka vlerësuar afërsisht se janë 40.000 muslimanë  hispanikë- latin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  sipas një raporti nga Radio Publike Kombëtare. Disa udhëheqës të komunitetit thanë se rritja e fundit e demografike i ka rrënjët e saj në një përvojë të përbashkët të emigracionit dhe retorikës negative politike që përkrahët nga ata që konsiderohen si anti-musliman. 

Mark Gonzales, një poet dhe artist musliman në Kaliforni, tha për Orange County Register  se zyrtarët e emigracionit i kanë në shënjestër meksikanët  dhe muslimanëve pas sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, 2001, sulmet terroriste ndihmuan të dy palët të gjejnë gjuhën e përbashkët. Islami është feja me rritjen më të shpejtë në botë, dhe latinët-hispanikët amerikanë janë duke përqafuar Islamin në një shkallë më të lartë se çdo etni tjetër, tha poeti, artisti musliman, Mark Gonzalez, i cili ka prejardhje meksikane-amerikane dhe franceze-amerikane dhe u konvertua në Islam 12 vjet më parë.

Shumica e latino-amerikanëve i përkasin Kishës Katolike Romake, të dhënat sipas hulumtimeve të kryera nga Qendra Hulumtuese  Pew Research Center. Por pjesa katolike e popullsisë latine ka rënë, ndërsa numri i latinëve të cilët janë protestant apo sipas raportit numri pa përkatësi fetare është rritur.

Xhihad Turk, kryetar i Bajan Claremont, një shkollë Islame në Kaliforni,i tha për Press-Enterprise, gazetë në Kaliforni, se Islami është më i ngjashëm me besimin Katolik. Muslimanët besojnë në shumë ngjarje të përfshira në Biblën e Krishterë, duke përfshirë edhe profetët, tha ai.    

Muslimanët nuk besojnë vetëm në Zot dhe Dhjetë Urdhërimet, por edhe në Jezusin si Krishti (Isai) i lindur  nga Virgjëresha Maria (Merjemja)  dhe historia e saj është shënuar në Kur’an në më shumë detaje se sa është shënuar apo që është në Bibël, tha Xhihad Turk. Organizata është formuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ndihmuar bashkimin e komuniteteve latin dhe musliman.

Rida Hamida, kryetar i Dhomës Arabe- Amerikane  të Tregtisë në Orange County, Kaliforni, ka qenë duke punuar me muslimanët latin për të nxjerrë në pah bashkimin e kulturave. Një seri e ngjarjeve publike të planifikuara për muajin e ardhshëm do të fokusohet në një kohë  kur muslimanët administronin në Spanjë dhe Portugali, prej viti 711 deri më 1492, kur Muslimanët, të Krishterët dhe Çifutët bashkëjetuan përgjatë Gadishullit Iberik, tha Rida Hamida për  gazetën e Kalifornisë, the Orange County Register.