Udhëheqësi musliman indian: ISIS-i është një njollë mbi Islamin

  • Udhëheqësi musliman Indian, Asaduddin Uvejsi
Publikuar në Dhj. 19, 2015, 1 a.m.

Deputeti musliman indian musliman dhe Kryatar i Kuvendit të Indisë,  Mexhlis -i-Ittehadul Muslimin, Asaduddin Uvejsi tha të hënën se grupi terrorist ISIS është një njollë mbi Islamin dhe të gjithë duhet të dënojnë aktivitetet e tij. 

Anëtari nga Hajdarabadi, Lok Sabha  tha ISIS-i nuk duhet të lidhet me fenë dhe bota duhet të bashkohet për të luftuar ISIS-n. Asaduddin Uvejsi tha se dijetarët muslimanë që i përkasin të gjitha shkollave juridike kanë dhënë një Fetva (Vendim) kundër ISIS-it.

Ne të gjithë duhet të dënojmë veprimaritë e ISIS-it dhe bota duhet të kuptojnë se ISIS-i nuk ka të bëjë me Islamin, tha Asaduddin Uvejsi  kur reporterët kërkuar reagimin e tij ndaj një deklarate të diskutueshme nga ana e ministrit të Uttar Pradesh, Azam Khan për sulmet terroriste në Paris.

Azam Khan mund të jetë një ekspert mbi terrorizmin, por unë nuk jam. Unë besoj se ISIS-i është një njollë mbi Islamin. Të gjithë dijetarët e kanë dënuar ISIS-in dhe unë , gjithashtu, e dënojë , tha Asaduddin Uvejsi.