Një milion, përfshirë edhe priftin e krishter, përkujtuan Arbainin në Nigeri

  • None
Publikuar në Dhj. 8, 2015, 1 a.m.

Rreth një milion njerëz morën pjesë në procesionin e mbajtur për  Arbain  nga Lëvizja Islamike në Nigeri nga Kaduna në shtetin Kaduna deri në Husejnijja  Bakijjatullah, Zaria, edhe në  shtetin Kaduna të hënën.

Procesioni, i cili filloi nga shteti Kano javën e kaluar, u ndërpre nga sekti Boko Haram, i cili me sulmues vetëvrasës shpërtheu një mjet të improvizuar shpërthyese në mesin e vizitorëve, duke vrarë 24 prej tyre. 

Sipas liderit të Media Ekipit të Procesionit të Arbainit – 2015, Ibrahim Usman, udhëtimi nga Kaduna në Zaria është rreth 75km.

Në mesin e atyre që u bashkuan me procesionin të hënën ishte Prifti (Pastori)  Yohanna Buru i Kishës Ungjillore, Sabon Tasha, Kaduna.

Udhëheqësi Ibrahim Usman ka shtuar në një deklaratë të hënën:    Procesioni  përbëhet nga vëllezërit dhe motrat nga nën-zona të ndryshme ndër të cilat përfshijnë zonat : Kaduna, Abuja, Suleja, Minna, Udawa, Ayimba, Kogi, Lokoja, lagos, Mararrabar Jos, Kafanchan dhe kështu me radhë.

Lëvizja Islamike në Nigeri është e udhëhequr nga Shejh Ibrahim El Zakzaky.



Burimi : The Eagle Online