Indonezia bën thirrje për Islam të moderuar

  • None
Publikuar në Nën. 30, 2015, 1 a.m.

Qeveritë e vendeve me popullsi të mëdha muslimane duhet të praktikojnë udhëheqje të mirë dhe transparente për të shmangur dhunën, radikalizmin dhe terrorizmin, tha nënkryetari i Indonezisë,  Jusuf Kalla në përfundim të mbledhjes së dijetarëve muslimanë në Malang, Java Lindore, që u zhvillua të mërkurën.

Jusuf Kalla paralajmëroi se në qoftë se një qeveri nuk e trajton popullin e saj në mënyrë të drejtë, atëherë ajo është duke përgatitur shkatërrimin e vet. 

Kjo, gjithashtu, do të çojë në migrimin e miliona muslimanëve në vende të tjera për të fituar mbrojtje, tha ai për delegatët në një konferencë të intelektualëve muslimanë dhe dijetarëve të mbajtur  nga Konferenca Ndërkombëtare e Dijetarëve Muslimanë, ose  the International Conference of Islamic Scholars ( ICIS.

Husuf Kalla përshëndeti  Mesazhin e Konferencës në Malang, Indonezi,  një angazhim për të ushqyer shoqërinë paqësore muslimane - dhe inkurajoi studiuesit islamikë të vazhdojnë ofrimin e udhëzimeve për njerëzit për të arritur edukimin dhe përparimin.  Ai i bëri thirrje Konferencës Ndërkombëtare të  Dijetarëve Muslimanë, ose  the International Conference of Islamic Scholars ( ICIS) të angazhohet më shumë për të  rinjtë muslimanë dhe t’i edukojë ata në lidhje me vlerat e Islamit paqësor. 

Ish-kryeministri i Malajzisë, Abdullah Ahmad Badavi tha në konferencë se Islami ka nevojë  për të treguar tolerancë e tij.

Hasan Uiraxhuda, ish-ministër i Jashtëm i Indonezisë, tha se komuniteti musliman ka për të gjetur zgjidhjet e veta për problemet e tij dhe fund dhunës të përqafuar nga radikalët siç është ISIS-i.

Ai kërkoi një rol më të madh nga qeveria dhe udhëheqësit fetarë në parandalimin e ekstremizmit dhe nxitjen e një kuptimi të Islamit të moderuar  nëpërmjet dialogut ndërfetar dhe diskursin e brendshëm me komunitetin. 

Michael Privot, drejtor i Rrjetit EvropianKundër Racizmit me qendër në Bruksel, tha se bota ka nevojë  për të parë përvojën e Indonezisë për Islamin tolerant  në qoftë se është e nevojshme për të kundërshtuar me sukses një valë në rritje të Islamofobisë shkaktuar nga Shteti Islamik dhe ekstremistë të tjerë.



Burimi : The Jakarta Globe