Autoriteti i lartë fetar afgan paralajmëron: Arabia Saudite, Katari përpiqen për përhapjen vehabizmit në Afganistan

  • Autoriteti i lartë fetar afgan, Huxhat ul-Islam Ali Tavassuli
Publikuar në Nën. 26, 2015, 1 a.m.

Një autoritet i lartë fetar afgan paralajmëroi  përpjekjet e Arabisë Saudite dhe Katarit në përhapjen vehabizmit në Afganistan, duke theksuar se të dy grupet, muslimanët shiitë dhe  muslimanët sunnite janë sfidues të shfaqjes së ideologjisë në vendin e tij.

Aktualisht, Arabia Saudite dhe Katari janë duke u përpjekur për të tërhequr shoqërinë muslimane  sunnite në Afganistani dhe konvertimin e tyre në vehabizëm dhe janë drejtpërdrejt duke iu dhuruar një pjesë të të ardhurave të tyre të naftës në promovimin e kultit të tillë në Afganistan, tha Huxhat ul-Islam Ali Tavassuli, anëtar i komisionit ekzekutiv i Këshillit të Autoriteteve Fetare.

Fakti që disa hoxhallarë të caktuara ekstremistë brenda shoqërisë muslimane Sunnite përkrahen financiarisht nga Arabia Saudite i arsyetojnë   përpjekjet e Rijadit për të nxitur përhapjen e vehabizmit, përfundoi ai.

Megjithatë,  Huxhat ul-Islam Ali Tavassuli  shtoi, shoqëria afgane, duke përfshirë edhe vëllezërit sunnitë në vend, nuk do të lejojnë grupet ekstremiste me përkatësi vehabiste të dalin në Afganistan.

Ndërsa vehabizmi ka përkrahës në vendlindjen e tij në Arabinë  Saudite dhe vende të tjera, muslimanët e urrejnë atë, sepse vehabizmi i konsideron muslimanët shiitë  dhe pasuesit e sekteve të tjera jo-sunite si qafirë, të pafe.

Disa e fajësojnë promovimin e vehabizmit nga Arabisë Saudite  jashtë vendit për nxitjen përkrahjen për grupet terroriste si al-Kaida dhe Shtetit Islamik të Irakut dhe Sirisë (ISIS), një akuzë të cilën zyrtarët sauditë  e refuzojnë.



Burimi : Tasnim