Nuk ka azil, refugjatët në kufirin greko-maqedonas janë në grevë urie

  • None
Publikuar në Nën. 25, 2015, 1 a.m.

Shtetet ballkanike kanë dhënë vendimin që të mbyllen kufijtë për refugjatët që kërkojnë azil për arsye ekonomike. Prandaj për shkak të këtij vendimi situata është komplikuar së tepërmi në kufirin greko-maqedonas teksa emigrantët kanë nisur një grevë urie që prej 6 ditësh.

Në këtë kufi kanë kaluar vetëm emigrantët që nga vendet e luftës ku përfshihen ata sirianë, afganë dhe irakianë. Ndërsa të tjerët kanë bllokuar linjën hekurudhore që lidh dy vendet, duke kërkuar prej autoriteteve që të lejojnë kalimin e tyre drejt Europës perëndimore.

 “Nuk ka asnjë mënyrë që ne t’i detyrojmë emigrantët të hanë, por sigurisht që i kemi këshilluar që të mos përfshihen në grevë urie. Më duhet të them se pavarësisht udhëzimeve tona, cdo gjë varet prej vullnetit të tyre.” – tha përfaqësuesja e Agjensisë së Refugjatëve të Kombeve të Bashkuara, Alexandra Kraus

Refugjatët ndodhen aktualisht në kushte të vështira atmosferike, pasi temperaturat janë ulur ndjeshëm.

Ata kanë filluar të refuzojnë edhe veshjet që shpërndahen nga autoritetet. Protestat e tyre kanë qënë nga më të ndryshmet.

Disa prej azilkërkuesve kanë qepur gojën e tyre me fije prej neiloni. Të mbledhur në grup, ata bërtasin “Hapni Kufinjtë”, duke apeluar në drejtim të Bashkimit Evropian.