Futbollisti armen: Puthja e Kur’anit, momenti më i bukur në jetën time sportive

  • None
Publikuar në Nën. 16, 2015, 1 a.m.

Futbollisti armen-iranian, Andranik Teymourian tha se puthja e Kur’anit ishte momenti më i bukur në jetën e tij sportive.

Andranik Teymourian, i cili është i krishterë i parë që ka udhëhequr ekipin kombëtar të futbollit të Iranit si kapiten i tij i përhershëm, bëri një sqarim   në përgjigje të një pyetje në lidhje me një fotografi e cila ka qarkulluar  gjerësisht që tregon  atë duke puth Kur'anin para se të nisej nga Irani për në Kupën e Botës 2014 në Brazil.

Unë respektoj të gjitha librat e shenjta dhe ky (Kur'ani) është gjithashtu libër i shpallur nga Zoti,  ashtu siç është Bibla, tha ai, njoftoi Agjencia  ISNA.

Në vitin 2014, anëtarët e ekipit kombëtar të futbollit të Iranit, duke përfshirë  Andranik Teymourian, të cilët ishin nisur për në Kupën e Botës, puthi Kur'anin, si pjesë e ceremonisë lamtumirëse.

Jam i lumtur se si një i krishterë, unë luaj në një ekip musliman, tha ai në një intervistë të fundit. Unë kam rrënjë armene, por unë mbaj pasaportën iraniane dhe unë jam krenar për këtë, unë do të mbajë flamurin tim lartë. Unë shpresoj se unë mund të rris reputacionin e mirë të popullit armen në Iran.

Armenët etnikë përbëjnë shumicën e të krishterëve në Iran që vlerësohet që janë 400.000.