Australia i uron mirëseardhje muslimanëve dhe i thotë JO racizmit

  • None
Publikuar në Tet. 31, 2015, mesnatë

“Të gjithë njerëzit duhet ti jetojnë besimet e tyre”  tha Jim Roberts, njëri prej anëtarëve të Koalicionit të Veprimit Bendigo, në një deklaratë për gazetarin e AA-së.  “Sot jemi mbledhur për ti shfaq opinionet e tona liberale në lidhje me multikulturalizmin. Turqit, Aborigjenët , Muslimanët, Krishterët,  ortodoksët, Hebrenjtë, të gjithë njerëzit në botë duhet ti jetojnë besimet e tyre”

Partia e Lirisë, Riktheni Australinë dhe Fronti i Bashkuar Kombëtar  organizuan  aktivitete para xhamive në qytetet e Australisë që bënin thirje anti-islamike raciste. Mirëpo qytetarët australian nuk iu përgjigjen dhe nuk u pajtuan me këto thirrje të këtyre, grupeve anti islamiste të cilëve u dështoi aktiviteti i tyre ngase merrni n pjesë vetëm 6 persona.

Ndërsa grupet e qytetarëve të cilët janë kunder këtyre grupeve u ngritën në protestë  prë ti përkrahur muslimanët , në këtë protestë morrën pjesë më shumë 60 perosan të besimit  të krishterë.

Në qytetin Bendigo, organizatat jo-qeveritare pas lajmit se do të ketë veprime anti-islamike, u bashkuan nën emrin Koalicioni i Veprimit Bendigo dhe organizuan një anti protestë. Në të u theksua se Australia është një vend multikulturor, i respektueshëm ndaj besimeve dhe se racistët nuk kanë vend në Australi.

Koalicioni i Veprimit Bendigo ne qendër të qytetit kishte ngritur një parullë  “Mirë se erdhët Musliman, jo racizmit” për çka u duartrokit nga populli.

“Të gjithë njerëzit duhet ti jetojnë besimet e tyre”  tha Jim Roberts, njëri prej anëtarëve të Koalicionit të Veprimit Bendigo, në një deklaratë për gazetarin e AA-së.

“Sot jemi mbledhur për ti shfaq opinionet e tona liberale në lidhje me multikulturalizmin. Turqit, Aborigjenët , Muslimanët, Krishterët, Ortodoksët, Hebrenjtë, të gjithë njerëzit në botë duhet ti jetojnë besimet e tyre” shtoi më tej, transmeton Express.

Policia ndërmori masa për të parandaluar një kontakt të mundshëm të organizatave kundërshtare në Bendigo, por kjo nuk parandaloi tensionet, për çka policia u detyrua të arrestojë katër persona.