Xhamit dhe qendrat Islame në Greqi sulmohen nga vandalët grek

  • None
Publikuar në Tet. 21, 2015, mesnatë

Në Greqi vërehet një rritje e sulmeve ndaj myslimanëve dhe hebrenjve në vitet e fundit, që përkon me rritjen e partisë të ekstremit të djathtë Agimi i Artë, e cila hyri në parlament në vitin 2012.

Xhamia e Re (Yeni Cami) në Komotini, qytet me rreth 50.000 banorë, duke përfshirë shumë muslimanë, u sulmua natën e premte, kurse në dyert e xhamisë kishin shkruar turqit jashtë ndërsa  policia lokale nuk ishte në dispozicion për të dhënë sqarime të dielën.

Në xhaminë më të madhe të Komotinit në muajin prill një zjarr i madh pati dëmtuar hyrjen dhe çatinë e xhamisë. Mediat vendase njoftuan se zjarrvënia ishte e qëllimshme Në prill, një zjarr.

Në tetor të vitit të kaluar, disa sulmues kishin vendosur një kokë derri të prerë para qendrës për Studime Islame në Athinë dhe patën vizatuar parulla anti-myslimane në muret e ndërtesës.

Në Trakinë Perëndimore jeton një numër i konsiderueshëm i myslimanëve. Kjo më parë ishte pjesë e Perandorisë Osmane, para se të kalonte nën kontrollin bullgar dhe pastaj grek në periudhën e Luftës së Parë Botërore.