Mahathir Muhammed kërkon shmangien e grindjes sektare

  • Ish-Kryeministri i Malajzisë, Mahathir Muhammed
Publikuar në Shta. 20, 2015, mesnatë

Ish-kryeministri i Malajzisë,  Mahathir Muhammed  kërkoi nga shumica e muslimanëve sunnitë  në Malajzi për të pranuar shiitët si myslimanë dhe në këtë mënyrë të shmangën grindjet vdekjeprurës sektare që ka shqyer disa komunitete në Lindjen e Mesme.

Në një fjalim të hënën në një forum në Shah Alam, Mahathir Muhammed i përkujtoi audiencës së tij të besimit Islam se një person bëhet musliman kur ai dëshmon se ka vetëm një Zot dhe se Muhammedi (a.s.) është  i Dërguari i Tij. Sikur muslimanët sunnitë ashtu dhe muslimanët shiitë e bëjnë të njëjtin shehadet, të njëjtën dëshmi, theksoi ai.

Ai vuri në dukje se malajzianët kanë gëzuar lirinë nga grindjet sektare për një kohë të gjatë, sepse ata ishin gati të gjithë muslimanë sunnitë që ndjekin  drejtimin e medh’hebit Shafi.  Por ai tha se situata në vend kishte ndryshuar disi gjatë viteve të fundit me praninë e emigrantëve nga vendet me shumicë muslimane shiite.

Ai pranoi se kishte ende paqe në mesin e muslimanëve në Malajzi, të paktën në krahasim me situatën në disa pjesë të Lindjes së Mesme, dhe ai u bëri thirrje për vazhdimin e paqes përmes tolerances ndjaj pikëpamjeve të ndryshme.
Duke iu referuar muslimanëve shiitë, ai tha, Ne nuk kemi të drejtë të themi se ata nuk janë muslimanë vetëm për shkak se ata nuk duken si ne apo nuk vishen si ne.

Duke folur  për luftën në mes muslimanëve shiitë dhe sunnitë në pjesë të tjera të botës muslimane, ai tha se ata praktikisht po përmbushin qëllimet e jahudive dhe amerikanëve.

Jahuditë  dhe amerikanët janë ata të cilët po gëzohen, po qeshin, tha ai.   Muslimanët janë duke bërë punën e tyre për ta. Kjo është ajo që po ndodh kur ne theksojmë dallimet tona në vend të ngjashmërive tona.



Burimi : Free Malaysia Today