Refugjatët Palestinezë Përkrahin Ushtrinë Shtetërore Siriane

  • None
nga Fehim Taştekin | Publikuar në Shta. 2, 2015, mesnatë

“Refugjatët palestinezë të strehuar në kampet siriane, janë të ndarë në dy grupe për sa i përket konfliktit sirian. Grupi i parë refugjatëve palestinezë, të cilët banojnë në kampin e refugjatëve palestinezë të Jermukut, të kryeqytetit sirian të Damaskut, përkrahin opozitarët e Lëvizjes Palestineze të Hamasit, ndërsa grupi i dytë i refugjatëve palestinezë, të cilët banojnë në kampin e refugjatëve palestinezë të Nerjebit, të qytetit sirian të Nejrebit, janë armatosur kundër opozitarëvetë kësaj lëvizjeje”.

“Ne ndaluam për të pushuar në një mëngjezore,ecila gjendej në një udhë të kalldrëmtë mes ullishteve në anën jugore të qytetit sirian të Halibit, gjatë udhës që të çon në qytetin industrial sirian të “Shejh Nexharit” (Dijetarit Zdrukthtar).Konflikti sirian kishte lënë gjurmë të thellakudo që hidhje sytë. Pronari i mëngjezores refugjati palestinez Muhammed Sabriu, kishte varur në mur fotografitë e “dëshmorëve” të rënë palestinezë gjatë këtij konflikti. Në këndin qëndror të mëngjezores, qëndronte e varur fotografia e të birit të tij të vrarë, nga grupet opozitare të armatosura siriane, në qytetin sirian të Nejrebit. Muhammed Sabriu gjithashtu ishte dhe kushëriri i poetit Halid Ebu Halidi, i cili banon në kryeqyettin sirian të Damaskut”.

“Kur hodha vështrimin tek fotografitë e varura në mur të tëvrarëve palestinezë, u bëra kureshtar për gjendjen e përgjithshmetë refugjatëve palestinezë gjatë konfliktit sirian. Drejtuesi i automjetit tonë një palestinez na tregoi se, për të gjetur përgjigjet e duhura tëpyetjeve të mia, ishte e nevojshme që të shkonim e të shihnim kampin e refugjatëvë palestinezë të Nerjebit, të qytetit sirian të Shejh Nexharit (Dijetarit Zdrukthtar). Kështu morëm rrugën e kthimit drejt këtij qyteti”.

“Përpara syve tanë na u shfaq një kamp refugjatësh tipik palestinez, me shtëpi të rrethuara me mure të larta, me ndërtesa shumëkatëshe, me rrugica të zhurmshme dhe me “Varrezën e Dëshmorëve të Rënë” në Rripin e Gazzës... Para konfliktit sirian, numri irefugjatëve palestinezëve, të cilët banonin në këtë kamp ishte 27.000 ndërsa pas konfliktit sirian ky numër u rrit në 50.000”.

“Refugjatët palestinezë janë të ndarë në grupe. Grupi i parë përkrah opozitarët e Lēvizjes Palestinezetë Hamasit, përkatësisht Lëvizjen Palestineze të Fet’hut (Çlirimit) dhe Shtabin e Përgjithshëm të Frontit të Çlirimit të Popullit Palestinez (F.Ç.P.P.-në). Ky grup përkrahu dhe vijon të përkrahë regjimin sirian”.

“Gjatë 4 viteve të para të konfliktit sirian, nga kampi i refugjatëve palestinezë të Nerjebit, të qytetit sirian të Nejrebit ranë 209 dëshmorë. Ndërsa numri i të rënëve palestinezë, në tërësinë e trojeve siriane është 4.000. Refugjatët palestinezë të qytetit sirian të Nerjebit mbrojnë Brigadën e Kudsit. Pastaj më çuan në kopshtin e një mëngjezoreje ku shërbehej çaj, nën hijen madhështore të gjetheve të pemëve. Tanimë kjo mëngjezore është shndërruar, në Shtabin e Përgjithshëm të Brigadës së Kudsit, në të cilën gjendeshin 3-4 karrike dhe një tryezë”.

“Komandanti i kësaj brigade është Adnan Sejjidi, familjen e të cilit e dëboi ushtria izraelite, kur ai ishte ende fëmijë. Ky komandant e kishte shndërruar mëngjezoren e tij, në Shtabin e Përgjithshëm të Brigadës së Kudsit, të Lëvizjes Palestineze të Fet’hut (Çlirimit)”.

“Kur e pyeta se, cili ishte qëllimi i armatosjes së tyre, komandanti Adnan Sejjidi m’u përgjigj, duke renditur një sërë ngjarjesh. Sipas rrëfimit të komandantit Adan Sejjidi, grupet opozitare të armatosura siriane kishin vrarë 19 të rinj palestinezë, të cilët po ktheheshin me autobuz, nga kampi i refugjatëvë palestinezë të nerjebit, të qytetit sirian të Nejrebit. Ai vijoi më tej duke thënë se, këta grupe të armatosura, vendosën bomba në këtë autobuz, lidhën me zinxhirë drejtuesin e tij dhe e çuan me dhunë këtë të fundit në pikën e kontrollit. Më pas këta grupe të armatosura, e hodhën në erë autobuzin 100 metra para se t’i afrohej pikës së kontrollit. Por këta grupe të armatosura nuk u mjaftuan me kaq, por nisën të rrëmbenin palestinezë, nga kampi i refugjatëve. Ata rrëmbyen Husejn Misriun, Hikmet Dirbesin, Muhammed Xheddahun me akuzën e bashkëpunimit me regjimin dhe më pas i asgjësuan fizikisht. Më vonë trupat e tyre të pajetë, u gjetën2 kilometra larg kampit të refugjatëve palestinezë, brenda një shtëpie të rrënuar.Të tre këta palestinezëishin civilë të pafajshëm. Megjithatë synimii këtyre grupeve opozitare të armatosura sirianë, ishte depërtimi dhe kontrolli i Aeroportit Ushtarak të Nejrebit. Këta grupe opozitare, nisën bombardimin me top të kalibrit të madh, të kampit të refugjatëve palestinezë, në një largësi 3 kilometërshe. Gjatë këtyre bombardimevehumbën jetën 13 palestinezë civilë”.

“Kryetari i këtyre grupeve opozitare, në një intervistë televizive u shpreh: “Me synimin e depërtimit dhe kontrollit të Aeroportit Ushtarak të Nejrebit, fillimisht duhet të shtini në dorë qytetin e Nejrebit”. Menjëherë pas kësaj sulmet e tyre u shtuan. Këta grupe opozitare të armatosura siriane, rrethuan kampin e refugjatëve palestinezë për 10 muaj. Palestinezët e mjerë nga uria e skajshme, nisën të hanin bar dhe si rrjedhojë 4 të mitur humbën jetën. Grupet e armatosura opozitare, ndonëse sulmuan me dhjetëra herë nga toka dhe nga ajri u zbrapsën nga palestinezët trima. Ata në harkun kohor të 21 ditëve lëshuan 72 raketa skud duke rrënuar 100 shtëpi. Më pas një kundërajror i lëshuar nga opozitarët e armatosur sirianë, i cili goditi një helikopter shtetëror, ra në kampin e rëfugjatëve duke i shkaktuar vdekjen 18 palestinezëve, plagosur 50 të tillë dhe duke rrënuar 50 shtëpi. Pastaj grupet opozitare të armatosura siriane, rrethuan kampin e refugjatëve palestinezë, të qytetit sirian të Handeratit, në të cilin ekzekutuan 15 të rinj palestinezë. 10.000 nga 15.000 refugjatët palestinezë të kampit të refugjatëvetë qytetin sirian të Handeratit, gjetën strehim në kampin e refugjatëve palestinezëtë Nerjebit, të qytetit sirian të Nejrebit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të refugjatëve palestinezë në 50.000. Pas pjesëmarrjes së të rinjve palestinezë në Brigadën e Kudsit, këta të fundit nisën mbrotjen e qytetit sirian të Nejrebit, Aeroportit Ushtarak të Nejrebit dhe trojevesiriane perëndimore të qytetit sirian të Halibit. Deri në ditët e sotme numri i dëshmorëve të rënë të Brigadës së Kudsit është209, ndërsa numri i të plagosurve është 400. Sipas rrëfimit të komandant Adnan Sejjidit, të Brigadës së Kudsit një synim tjetër i grupeve opozitare të armatosura siriane, ishte dhe spastrimi i kampit të refugjatëve palestinezë, të qytetit sirian të Nerjebit”.

“Komandanti Adnan Sejjidi vijon më tej duke sqaruar: “Grupet opozitare të armatosura siriane, me anë të kërcënimeve dhe shantazhimeve të shumta, kishin për qëllim zbrazjen tonë të kampit, por ne rezistuam sepse kampet përfaqësojnë të drejtën tonë të ligjëruar, për t’u rikthyer në trojet palestineze. Grupet opozitare të armatosura siriane,thurën komplote të të padëgjuara dhe tëpapara, si në trojet sirianeashtu edhe në trojet palestineze. Ata na u hakërryen duke shprehur: “Ju nuk keni vend në trojet siriane!” Pas kësaj ata dërguan 100.000 palestinezë në shtetin e Gjermanisë dhe shteteve nordike të Suedisë dhe tëNorvegjisë. Qëllimi kryesor i këtij komploti, ishte shpërngulja sa më larg që të ishte i mundur i palestinezëve nga trojet e tyre, asimilimi i tyre në shtetet pritëse dhe dhënia fund njëherë e përgjithmonë e çështjes së drejtë, për t’u rithyer në trojet palestineze. Pjesë e këtij komploti ishte dhe nxjerrja e dhunshme e palestinezëve, nga kampi i refugjatëve palestinezë të qytetit sirian të Handeratit. Mua personalisht më takuan disa njerëz, të cilët kishin lidhje të drejtpërdrejta me familjen mbretërore saudite dhe u treguan aq të pacipë dhe të paturp sa më bënë kërkesë të hapur, që të hiqnim dorë nga rezistenca jonë, në këmbim të 10.000.000 $. Sigurisht që nuk pranova. Tani dua të citoj faktin se në kampin e refugjatëve të qytetit sirian të Halibit banojnë 60.000 refugjatë palestinezë dhe as 10 nga këta refugjatë palestinezë, nuk i është bashkangjitur grupeve terroriste tekfiriste, të cilët veprojnë në trojet siriane veriore”.

“Kur e pyeta komandant Adan Sejjidin se, cila është lidhja mes Brigadës së Kudsit, që përbëhet nga 1500 ushtarë dhe ushtrisë shtetërore siriane, komandanti i kësaj të fundit m’u përgjigj: “Ushtria shtetërore siriane na ndihmon ushtarakisht”.

“Më pas e pyeta: “Vallë përse kampi i refugjatëve palestinezë të Jermukut, të kryeqytetit sirian të Damaskut, ndryshe nga ai i qytetit sirian të Nerjebit, nuk rezistoi por ra?!” Komandant Adnan Sejjidi iu përgjigj, duke shpalosur opinionin e tij vetjak duke cituar kështu: “Shkaktari kryesor i rënies së këtij kampi ishte Lëvizja Palestineze Hamas, sepse ata shfrytëzuan dhimbjet e të moshuarve dhe shpresat e të rinjve palestinezë, sepse 60 % të të refugjatëve në kampin e refugjatëve në kampin e Jermukut ishin palestinezë. Qëndrimi asnjanës i Xhorxh Habeshiut, kryetarit të Frontit të Çlirimit të Popullit Palestinez (F.Ç.P.P.-së) dhe i Naif Hauadmiut, kryetarit të Frontit Demokratik të Popullit Palestinez (F.D.P.P.-së) çoi ujë në mullirin e grupeve opozitare të armatosura siriane. Madje dhe Lëvizja Palestineze e quajtur Xhihadi Islam, nuk reagoi aspak, dukebërë një sy të verbër dhe një vesh të shurdhër”.

“Nëse të tërë këta fronte dhe lëvizje palestineze, do të reagonin si një trup i vetëm, atëherë as kampi i refugjatëvë palestinezë i Jermukut, të kryeqytetit sirian të Damaskut, nuk do të biente në duart e ndyra të grupeve opozitare të armatosura siriane. Edhenë radhët tona, pra të Brigadës së Kudsit, ka njerëz të Xhorxh Habeshiut dhe Naif Hauadmiut, por ne jemi të të tërë bashkë, sepse këtu i kemi mbyllur të tëra hapësirat dhe shtigjet e veprimit të Lëvizjes Palestineze të Hamasit. Për luftëtarët palestinezë në radhët e Brigadës së Kudsit, nuk ka rëndësi nëse kanë prirje politike majtiste ose djathtiste, sepse ata luftojnë të tërë së bashku. Ne madje ia kemi daur mbanë që të organizojmë edhe një njësi të vogel luftëtarësh palestinezë në kampin e refugjatëvë palestinezë të“Remlu’l-Xhenubit” (Rërës Jugore) të qytetit sirian të Lazkijes”.

“Zekerija Ferhati, i cili është nga qyteti palestinez iHajfës tregon se, ai ishte palestinezi i parë i cili është rrëmbyer, nga kampi i refugjatëve palestinezë të Jermukut, të kryeqytetit sirian të Damaskut, nga Lëvizja Palestineze e Hamasit. Zekerija Ferhati vijon të tregojë se, ai ishte producent në televizonin shtetëror sirian dhe se Lëvizja Palestineze e Hamasit, i kishte grabitur automjetin dy herë. Palestinezi Zekerija Ferhati thekson se, synimi i vërtetë i Lëvizjes Palestineze të Hamasit, ishte shpërngulja e byrosë politike nga kryeqyteti sirian i Damaskut dhe mësimi i gërrmimit të tuneleveopozitarëve siriane, të cilat i kishin mësuar më parë nga Lëvizja e Hizbullahut”.

“Pyetjes se ciliështëmbrojtësi i vërtetë içështjes palestineze, komandanti i Brigadës së Kudsit, Adnan Sejjidi iu përgjigj: “Shumë shtete muslimanë, ngrenë zërin mbi çështjen palestineze, por mbrojtësi ynë i vërtetëështë shteti sirian, sepse na ndihmon financiarisht, ndërsa ushtria shtetërore siriane na ndihmon ushtarakisht! Për sa u përket ndihmës së shteteve të tjera muslimanë, ata mbetën në letër. Komandanti Adnan Sejjidi vijoi më tej duke sqaruar: “Njëri nga shkaktarët kryesore të vuajtes sonë në trojet siriane,është pikërisht presidenti turk Rexhep Tajjip Erdoani! Por ne nuk duam që dhe populli turk të vuajë nga terroristët tekfisrisë., ashtu siç vuajtëm ne,por kam frikë se presidenti turk do të korrë atë që mbolli!”

“Në përfundim të bisedës sonë të këndshme, kërkuam leje për t’u larguar nga mëngjezoreja, por komandanti palestinez Adnan Sejjidi duke këmbëngulur na ftoi që të qëndronim për drekë duke na thënë: “Lejen për ardhje e kishit ju, ndërsa lejen e largimit e kemi ne”, kështu që ne iu përgjigjëm ftesës së tij dhe qëndruam”.



Burimi : İntizar.web.tr

Fehim Taştekin

Kush është Fehim Tashtekini? Është diplomuar pranë universitetit të Stanbollit në Fakultetin e Shkencave Politike. ...