Thyerja e Tabusë- Ja Se Si Është Siria Tjetër

  • None
nga Fehim Taştekin | Publikuar në Gus. 25, 2015, mesnatë

“Të tërë ne e dimë se, nuk aq i çuditshëm fakti i zbukurimit të mureve të punishteve dhe shtëpiveme fotografitë e sekretarit të përgjithshëm të Lëvizjes Hizbullah, Sejjid Hasan Nasrullahut nëqytetin sirian të Himsit (Humsit)për hir të popullsisë së muslimanëve shiitë, e cila banon në këtë qytet; por është shumë i çuditshëm fakti i zbukurimit të disa mureve të punishteve dhe shtëpive me fotografitë e presidentit sirian Beshar Esedit, së bashku me fotografitë e e sekretarit të përgjithshëm të Lëvizjes Hizbullah, Sejjid Hasan Nasrullahut në qytetin sirian të Halibit (Aleppos)”.

“Duke patur parasysh faktin se, besimtarët muslimanë të cilët kanë shumë dëshirë, që ta përkufizojnë qytetin sirian të Halibit, si një qytet me një trashëgimi muslimane “sunnite” iu afrova një guaje me veshje sterrë të zezë, e cila kishte vënë shportën e saj mbi tezgë, me synimin për të parë se ç’kishte brenda saj. Shporta ishte e mbushur me mbërthecka të vogla, të vizatuara me flamurin sirian, fotografitë e Sejjid Hasan Nasrullahut, Beshar Esedit, të atit të tij të ndjerë Hafidh Esedit dhe me gradat ushtarake të ushtrisë shtetërore siriane. Ky tezgë, është një pasqyrim i qartë i sukseseve të arritura, të ushtrisë shtetërore siriane në rajone”.

“Të tërë ne e dimë se, nuk aq i çuditshëm fakti i zbukurimit të mureve të punishteve dhe shtëpive me fotografitë e sekretarit të përgjithshëm të Lëvizjes Hizbullah, Sejjid Hasan Nasrullahut në qytetin sirian të Himsit (Humsit) për hir të popullsisë së muslimanëve shiitë, e cila banon në këtë qytet; por është shumë i çuditshëm fakti i zbukurimit të disa mureve të punishteve dhe shtëpive me fotografitë e presidentit sirian Beshar Esedit, së bashku me fotografitë e e sekretarit të përgjithshëm të Lëvizjes Hizbullah, Sejjid Hasan Nasrullahut në qytetin sirian të Halibit (Aleppos)”.

“Përshkrimi “Siria Tjetër” i kushtohet Lëvizjes Hizbullah, e cila filloi të korrte suksese ushtarake duke u nisur që nga rajoni sirian i Kusejr, duke vijuar në rajonin tjetër sirian të Kalemunit. Këtë prirje dashamirëse të popullit sirian e kam përjetuar vetë, kur kam udhëtuar me një automjet të marrë me qira, nga qyteti sirian i Himsit drejt qytetit sirian të Tartusit, në të cilën shoferi aleuit i automjetit kishte vënë një disk me këngë fetare, e cila lavdëronte sekretarin e përgjithshëm të Lëvizjes Hizbullah, Hasan Nasrullahun, të cilën e shoqëronte duke kënduar edhe vetë tërë gëzim dhe hare, së bashku me guidëntime turistike, një i krishterë nga qyteti sirian i Himsit. Për më tepër në muret e shitësit historik të akulloreve të quajtur “Bekdashi”, i cili ndodhet në “Tregun Hamidije” ne murin e të cilit, qëndrojnëtë varura fotografitë e njerëzve të famshëm,nuk mund të them se mbeta i çuditur nga letra e dërguarnga Hasan Nasrullahu, institucionit të “Bekdashit” përshkak të ndihmës së dhënë. Kur e pyeta pronarin e këtij dyqan akulloresh se, përse i kishte hequr fotografitë e Sejjid Hasan Nasrullahut m’u përgjigj: “Në këtë mur nuk mund të qëndrojnë të varura, fotografitë e asnkujt i cili synon destabilizimin politik të shtetit sirian”.

“Fotografia e cila ka zbukuruar më shumë muret dhe udhët e qytetit sirian të Halibit, është ajo e presidentit sirian Beshar Esedit, me mbishkrimin në gjuhën arabe “Me’ake” (Jemi Me Ty)”.“Dikur këtë dukuri e kryente “Muhaberati” (Shërbimi i Fshehtë Sirian) me synimin e dhënies së parrullës popullore“Gjithçka Në Rregull” por tani në mesin e konfliktit vëllavrasës sirian, populli sirian po e ngre dhe më lart në piedestal, kultin e udhëheqësit të tyre trim dhe legjendar Beshar Esedit”.

“Duke lënë mënjanë qortimet e shumta, të drejtuara regjimit sirian, në ditët e sotme mund të themi me bindje të plotë se, krisja e doktrinave muslimane, e cila nisi në vitin 2011 kur shpërtheu konflikti vëllavrasës sirian është shndërruar duke u tkurrur, nga një krisje mes besimtarëve të doktrinave të ndryshme muslimane, në mbrojtjen e identitetitdhe shtetit sirian.Në krahasim me shëtitjet e mia të shkuara në shtetin sirian, tani vërej se sirianët kanë reshtur së ngrituri pyetje mes njëri-tjetrin, të llojit: “A jeni aleuitë?!” ose “A jeni sunnitë?!” sepse këto janë pyetje dashakeqe, ndërsa tani çdo sirian e përkufizon dhe cilëson vetveten thjesht dhe vetëm si “sirian”, duke e rritur ndjeshëm numrin e atyre, që thonë se jemi “sirianë”. Në të shkuarën ngritja e pyetjes së identitetit doktrinor musliman, ishte një çështje tabu në trojet siriane, ndërsa tani kjo pyetje ështëshndërruar në burim tërbimi dhe në një mollë sherri mes besimtarëve muslimanë sirianë”.

Të Tërë Sirianët Paguajnë Një Çmim

“Pyetjes se përse tanimë sirianët kanë reshtur së cilësuari vetveten, si anëtarë të një doktrine të caktuar muslimane, por tanimë e cilësojnë vetveten thjesht dhe vetëm si “sirianë” mund t’i radhisim shumë arsye. Arsyeja kryesore e kësaj dukurie, është se shumë sirianë janë sulmuar, mitmarrur, torturuar, përdhunuardhe janë asgjësuar fizikisht. Biznesmeni Kemal Bankesli nga qyteti sirian i Halibit, i cili ka shpëtuar me vështirësi nga mitmarrja rrëfen ngjarjen e tij, zanafilla e së cilës nisi një ftesëtë veçantë për darkë, ku fillimisht uplagos në krah dhe më pas në gju. Ai rrëfen se: “Opozitarët sirianë pasi më rrëmbyen, më kërkuan shifrën e 1.000.000 lirave siriane, por unë refuzova dhe nuk ia dhashë. Ata më torturuan duke më prerë krahët me thikë dhe duke më thyer dhjetë gishtat e të dy këmbëve. Më pas gjykatësi i këtij grupi, vendosi të më pushkatonin. Pikërisht në çastin e pushkatimit,kryetari i tyre bërtiti: “Ndalni!Vendimi u anulua!” duke i ulur dorën ndëshkuesit, por plumbi i tij tani ishte drejtuar drejt meje, por nuk më qëlloi në kokë por në gju. Më pas dëgjova në mesin e tyre zëra si: “Ky njeri nuk është i yni, por ky njeri nuk është as i shtetit! Ndoshta në të ardhmen jeta e tij, do të na shërbejë në dobinë tonë”. Pasi më lanë për katër orë ashtu në gjendje të plagosur dhe me gjakrrjedhje, më dorëzuan tek farefisi im”. Pas kësaj torture të tmerrshme gazetarja siriane Rula Salihu, duke bërë të njohura fotografitë e vëllait të saj të plagosur nënvizoi: “Në këtë luftë humbën jetën 35 anëtarë të farefisit tim, ndërsa në lagjen time vdiqën 185 njerëz”.

“Në një luftë ka gjithmonë dy histori; operacionet ushtarake të cilat shkaktojnë humbje kolosale dhe masakra katastrofike njerëzore dhe dëbimi shtetëror i miliona të pastrehëve drejt skamjes dhe mjerimit. Por rëndësia e kësaj historie e errëson historinë e “Sirisë Tjetër”.Ndonëse ne nuk kemi durim që të dëgjojmë historinë e “Sirisë Tjetër” nëpërmjet së cilës, do të gjejmë përgjigjen e duhur se përse nuk është shembur ende regjimi sirian”.Duke u nisur që nga kryeqyteti sirian Damask, duke vijuar me qytetet e tjera siriane të Halibit, Himsit, Tartusit dhe Lazkijes në të tërë muret dhe udhët e tyre, sheh të varura fotografitë “e dëshmorëve” e cila është një pasqyrim se si konflikti sirian, ka gllabëruar njerëz nga të tëra fushat, shtresat dhe rajonet e shtetit sirian”.

“Në muret e lagjes historike të “Babu’t-Tumas” (Derës së Tumës) në kryeqytetin sirian të Damaskut, në njërin mur qëndrojnë të varura fotografitë e muslimanëve shiitë të vrarë, ndërsa në murin tjetër qëndrojnë të varura fotografitë e të krishterëve të vrarë. Ndërsa në qytetin sirian të Himsit në Xhadenë Armene, qëndron e varur një banderolē gjigante e përbashkët, me fotografitë e 1300 muslimanëve aleuitë, sunnitë, shiitë dhe të krishterëve të vrarë”.

“Për sa i përket qytetit sirian të Lazkijes, në njërin mur qëndron e varur fotografia e një muslimani të vrarë, së bashku me një ajet kuranor, ndërsa në murin tjetër përballë tij qëndron e varur fotografia e një të krishteri të vrarë, së bashku menjë verset ungjillor. Ashtu siç ndodh në qytetin sirian të Himsit dhe në qytetin sirian të Lazkijes në lagjet e përziera, ku banojnë si muslimanët dhe të krishterët, të dyja këto bashkësi etnike dhe fetare kanë përvetësuar kulturën e njëri-tjetrit. Në qytetet siriane të sipërcituara, nuk është aspak e çuditshme që të shohësh trashëgiminë mahnitëse të bashkëjetesës fetare, ku si muslimanët ashtu edhe të krishterët shkëmbejnë vizita në festat e tyre në faltoret e tyre, përkatësisht në xhami dhe në kisha. Në këta dy qytete siriane nuk është e çuditshme aspak, që të dëgjosh të krishterët të përdorin shprehje dhe terma muslimane si:“Bismi’l-lah” (Me Emrin e Allahut), “El’Hamduli’l-lah” (Falenderimi i përket Allahut), “In Shaa’ Allah” (Nëse Do Allahu), “Amin” (Allahu e Pranoftë) dhe “Es-Selamu Alejkum”(Paqja Qoftë Mbi Ju). Ndonëse sulmet e ashpra doktrinore dhe fetare, të nisura që nga koflikti sirian janë orvatur, që ta prishin këtë harmoni, bashkëjetesa fetare ka luajtur rolin e ngjitësit të fortë në shoqëri”.

Miqtë Sunnitë Në Rajonin Aleuit

“Një tjetër thyerje e tabusë, është dhe aludimi qesharak dhe i përfytyruar se, muslimanë aleuitë duakan të krijojnë një shtet aleuit, në rajonin bregdetar sirian ku janë të shumtë në numër. Qytetet sirianë të Tartusit dhe të Lazkijes, të cilët njihen dhe si “Rajoni Aleuit” janë shndërruar në një strehë, për të dëbuarit nga zonat sunnite”.

“Për të gjetur numrin e saktë e të dëbuarve, që jetojnë në ditët e sotme, pyeta Safuan Ebu Se’eadudin prefektin e qytetit sirian të Tartusit. Ky i fundit pohon: “Popullsia e tanishme e qytetit është dyfishuar, pra ka arritur numrin e 1.800.000 banorëve. Këta të dëbuar të cilët tanimë jetojnë këtu, janë tërësisht muslimanë sunnitë, të cilët kanë ardhur nga qytetet sirianë të Rakkës, Halibit, Himsit, Diru’z-Zurit dhe Idlibit”. Disa nga këta të dëbuar kanë ndërtuar shtëpi, disa të tjerë banojnë në ndërtesat e shpërndara nga shteti dhe pjesa tjetër punojnë për të siguruar bukën e gojës”.

“Sipas të dhënave të përftuara nga zytarët vendorë, popullsia e rajonit të qytetit sirian të Lazkijes, ka arritur numrin e 7.000.000 banorëve. Popullsia e qytetit sirian të Lazkijes, përpara nisjes së konfliktit dhe migrimit të brendshëm sirian, përbëhej nga 40 % muslimanësunnitë, 40 % muslimanëaleuitë dhe vetëm 20 % të krishterë”.Nëse s’do të ishte e pranishme dukuria e bombardimeve me predha, atëherë mund të thonim me plot gojën se, qytetet sirianë të Tartusit dhe të Lazkijes do ta ruanin autenticitetin e tyre, sepse dyndjet e të dëbuarve nuk  të bëjnë shumë përshtypje kur vështron udhët e këtyre qyteteve”.

“Plazhi i qytetit të Lazkijes, është pasqyrimi më i plotë i profilit të të dëbuarve dhegjithashtu shërben si përgjigje ndaj rrëzimit të aludimit qesharak dhe të përfytyruar se, muslimanët aleuitë duakan të krijojnë një shtet aleuit në rajonin bregdetar sirian. Në vizitën time që kreva në Kampin e të Dëbuarve Palestineze të quajtur “Remlu’l-Xhenubi” (Rëra Jugore) dhe në plazhin që ndodhet pranë këtij kampi, të krijohet përshtypja e një panairi të larmishëm. Shumë familjarë sirianë ia kishin shtruar me të ngrënë dhe me të pirë dhe ndiheshin shumë të gëzuar dhe të lumtur. Të dëbuarit sirianë, të cilët kishin ardhur nga qytetet sirianë të Halibit dhe të Idlibit, pasi më takuan mua një gazetar turk, shprehën shqetësimet e tyre të drejtuara ndaj qeverisë turke, duke përcillnin njëzëri të njëjtin mesazh: “Ne populli sirian nuk bëjmë dallime fetare të doktrinave të ndryshme muslimane, sepse të tërë në jemi një, ndërsa ushtria është e jona”. Të tërë këta sirianë ishin tërëisht sirianë Këta të dëbuar të cilët tanimë jetojnë këtu, janë tërësisht muslimanë sunnitë, të përkushtuar ndaj adhurimeve fetare muslimane, të cilët kanë ardhur nga qytetet sirianë të Halibit dhe të Idlibit. Ky fakt kuptimplotë, është shembulli më i mirë për të kyçur gjuhët e liga, të cilat gënjejnë se në shtetin sirian po zhvillohet një luftë e e gër etnike dhe fetare”.

“Por sigurisht që gjithçka nuk shkon vaj. Një shqetësim tjetër i rëndësishëm siç është siguria e qytetarit sirian,është dhe sigurimi i mbarëvajtjes së ekonomisë siriane. Sipërmarrësi i frutave dhe perimeve Ebu Ahmedi, nga qyteti sirian i Lazkijes shfaq panoramën ekonomike, duke treguar se domatja dhe sallata vijnë nga qytetet sirianë të Hamës dhe të Himsit. Më tej ai vijon duke sqaruar se,dikur çmimi i një kamioni tëmbushur me domate që vinte nga qyteti sirian i Halibit, ishte 5.000 lira siriane, ndërsanë ditët e sotme ky çmim ka karritur shifrën e 100.000lirave siriane. Ebu Ahmedi gjithashtu shpjegon se, dikur çmimi i naftës ishte 7.000 lira siriane, ndërsa në ditët e sotme ky çmim ka arritur shifrën e 140.000 lirave siriane. Ai vijon duke theksuar se shopenzimet e transportir janë trefishura dhe se shitjet kanë pësuar rënie. Gjatë vizitës sime në dy tregje të kryeqyetit sirian të Damaskut, hasa në të njëjtat shqetësime të sipërmarrësve sirianë. Më pas mësova se rrogat ndonëse kishin qëndruar konstante, çmimet e prodhimeve ushqimore ishin trefishuar, gjatë këtyre katër viteve të fundit”.

“Tani e ndjej të nevojshme që të përshkruaj faktin e politikave pozitive, të ndjekura nga regjimi sirian që nga zanafilla e konfliktit sirian në vitin 2011 deri në ditët e sotme, me synimin e uljes së çmimeve të këtyre prodhimeve. Pas hetimeve të mia zbulova se, në qytetet dhe rajonet të cilat janë ende nën kontrollin e regjimit dhe ushtrisë siriane, duke përfshirë këtu edhe rajonet opozitare, rrogat e nëpunësve të shtetit paguhen rregullisht pa ndërpreje, furnizohen rregullisht me energji elekrike dhe ujë të pijshëm, mblidhen dhe pastrohen rregullisht mbeturinat dhe plehrat, pra nuk mungojnë shërbimet publike shtetërore, duke vijuar normalisht si para konfliktit. Fakti që më çuditi më shumë ishte se, si regjimi sirian shfytëzonte deri në fund, fuqinë e tij organizative ushtarake për sigurimin e lëndëvë bazë ushqimorë, siç janë gruri dhe mielli. Më pas rastisa në vargun e gjatë të kamionëve, të cilët janë të detyruar të udhëtojnë në shiritin e ngushtë tokësor, që lidh dy qytetet sirianë të Himsit dhe Halebit, të tkurrur nga tojet e pushtuara siriane nga organizat terroriste të“Nusrës” (Ndihmës) dhe ISIS-it (Shtetit Islam të Sirisë dhe të Irakut). Për sa u përket prodhimevetë drithit, të cilat prodhohen në rajonet rurale të rajoneve siriane të Hasekisë, Halebit, Idlibit dhe Rakkës, të cilat fatmirësisht janë ende nën kontrollin e regjimit dhe ushtrisë siriane vura re se kamionët që vinin në këta rajone, fillimisht mbusheshin me prodhimet e drithit, nën shoqërimin e ushtrisë shtetërore siriane dhe më pas shpërndaheshin në qytetet e tjera siriane. Pra “Muhaberati” (Shërbimi i Fshehtë Sirian) është shndërruar në një nga shtyllat themelore, të vijimit të pranisë dhe mbarëvajtjes së regjimit sirian”.

“Tani nuk dua të lë pa përmendur edhe një shqetësim tjetër të rëndësishëm, siç është ndërprerja e vazhdueshme e energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm. Këto dy shqetësime jetike, janë shndërruar në në një gangrenëtë vërtetë, në trojet e pushtuara siriane me në krye rajonin e Halibit. “Mustafa Melhisi, drejtori i shpërndarjes së ujërave të rajonit siran të Halibit, rrëfen: “Burimet tona ujore ndodhen 90 km larg në qytetin e Hafsës, i cili është nën pushtimin e organizatës terroriste të ISIS-it. Duke nisur që nga muaji maj, këta terroristë përgjysmuan sasinë e rrjedhës së ujërave. Më pas ndonëse kishin sasi te mjaftueshme kimikatesh për pastrimin e ujërave, ata me arsyetimin e mungesës së këtyre kimikateve, ndërprenë tërësisht rrjedhën e ujërave. Pas dorëzimit të kimikateve hapën pritat. Këta terroristë kanë robëruar inxhinierët tanë, të cilët i paguajmë ne”.

“Mustafa Melhisi, drejtori i shpërndarjes së ujërave të rajonit siran të Halibit citon:“Pjesa e dytë e shqetësimit, ka të bëjë më shpërndarjen e ujërave. Depot e ujërave janënën pushtimin organizatës terroriste të ISIS-it, të cilat dërgojnë ujë në stacionet siriane të Sulejman Halebiut dhe të Babu’l-Nirabit. Por fatkeqësisht këta dy stacione, janë në nën pushtimin e organizatës terroriste të “Nusrës” (Ndihmës) të cilët për të na detyruar,të pranojmë kërkesat e tyre përdorin faktorin e shpërndarjes së ujërave si armë kundër nesh. Ata kërkojnë enerji elektrike në këmbim të ujërave. Por duke patur parasysh faktin se, ata kanë hedhur në erë transformatorët dhe energjia elektrike ndërpritet vazhdimisht. Kur ne filluam që të prodhonim energji elektrike nga djegia e naftës, atëherë nisën që edhe energjinë elektrike ta kërkonin nga ne. Si rrjedhojë, ne u këshilluam që të zhvendosnim çentralin tonë të naftës në rajonin e tyre, me synimin e punimit të pompave të ujërave, por ata u kundërpërgjigjen se dhe ata donin të përftonin nga prodhimi ynë i energjisë elektrike. Megjithatë edhe pas zhvendosjes së çentralit të naftës në atë rajon, ata përsëri ndëprenë punimin e pompave dhe na dërgojnë vetëm gjysmën e sasisë së ujërave të pompuar, duke na furnizuar me ujë vetëm një ditë në javë. Këta terroristë kanë robëruar tetë nga inxhinierët tanë të cilët i paguajmë ne, ndërsa ata i detyrojnë që të punojnë në dy turne, me nga katër vetë për turn. Terroristët ua kanë ndaluar përdorimin e aparatëve telefonikë. Për më tepër jemi sërish ne, ata që u dërgojmë skuadra ndreqësish në raste defektesh teknike”.

“Muhammed Meruan Ulabiu, prefekti i rajonit të Halibit pohon: “Çentralet elektrike janë jashtë qytetit. Terroristët kanë pushtuar dy pikat nevralgjike, të shtyllave të tensionit të lartë. Linja e përgjithshme e tensionit të lartë, kalon mespërmes rajonit sirian të Zurbiut. Terroristët i hedhin vazhdimisht në erë linjat e tensionit të lartë. Ndërsa në trojet siriane veriore kemi një termoçentral, që gjithashtu është në duart e terroristëve, të cilët e përdorin si armë kundër nesh,sa herë që kanë kërkesa ndaj rajonit të Halibit. Kur ndërpritet energjia elektrike në këtë rajon, ndërpritet dhe rrjedha e ujërave”.

“Përfundimisht e mbyllim rrëfimin tonë, duke pranuar se spiranca e vetme shpëtuese e popullit fisnik sirian kundër ndasive dhe dallimeve të doktrinave të ndryshme muslimae, është vlera e paçmuar intelektuale, kulturore, shoqërore dhe vëllazërore e këtij populli, e cila në fillim të konfliktin sirian, u fundos por shumë shpejt e mblodhi veten dhe doli në sipërfaqe”.



Burimi : intizar.web.tr

Fehim Taştekin

Kush është Fehim Tashtekini? Është diplomuar pranë universitetit të Stanbollit në Fakultetin e Shkencave Politike. ...