Ministri i Indonezisë paraqet programin paqësor të Islamit

  • None
Publikuar në Gus. 19, 2015, mesnatë

Ministri i Indonezisë  i Çështjeve Fetare, Lukman Hakim Sejfuddin paraqiti të martën një program të ri që do të promovojë mësimet paqësore Islame në të gjitha nivelet e arsimit në Indonezi nga shkolla fillore në shkolla  të mesme.

Programi i ri, tha ministri Lukman Hakim Sejfuddin do të lejojë nxënësit të mësojnë për Islamin si një fe që përqafon diversitetin dhe promovon paqen dhe tolerancën.

Ai shtoi se kurrikula ishte reagimi i qeverisë për nevojën e mësimeve fetare që promovojnë paqen në kohën kur po përhapen doktrinat e dhunshme dhe radikale në institucionet akademike.

Ministri Lukman Hakim Sejfuddin tha se moduli është përgatitur nga  mësuesit fetarë të zgjedhur në Indonezi.

Moduli është një modul trajnimi për mësuesit fetar Islam në mënyrë që ata ndajnë një paradigmë të ngjashëm në materialet mësimore dhe metodologjisë, tha ai.

Nga ana e tij, Drejtori i Ministrisë për Arsimin Islam, Amin Hajdari, tha se ministria ka aplikuar modulin në disa shkolla në Javën Qendrore, Javën Perëndimore, në Sumatrën e Veriut dhe Sulawesin e Veriut.

Drejtori i  Ministrisë për Arsimin Islam, Amin Hajdari, tha gjithashtu  se ministria kishte vendosur një numër i mësimdhënësve për të paraqitur modulin e ri. Ai tha se mësuesit janë trajnuar në Universitetin e Oksfordit në Britani të Madhe.