Të krishterët marrin pjesë në mitingun e Ditës Ndërkombëtare të Kudsit, Jerusalemit, në Kaduna të Nigerisë

  • Mitingje për Ditën Ndërkombëtare të El-Kudsit, Jerusalemit, në Nigeri
Publikuar në Gus. 17, 2015, mesnatë

Anëtarët e Lëvizjes Islame në Nigeri, udhëhequr nga Shkëlqesia e Tij, Shejh Ibrahim Zakzaky janë bashkuar me homologët e tyre në pjesë të tjera të botës për të dënuar pushtimin brutal të Xhamisë el-Aksa dhe shtypjen e palestinezëve.

Dita Ndërkombëtare e Kudsit, Jerusalemit,  është dita që e ka lënë amanet  Imam Humejni, që të xhumanë,  të premten e fundit të çdo muaji të Ramazanit, të jetë si një ditë për identifikimin me të shtypurit në mbarë botën.

Lëvizja Islamike këtë ditë e përkujton që 33 vite në vazhimësi në qytetet e mëdha nigeriane në të gjithë Nigerinë me pjesëmarrje masive.

Duhet të përkujtojmë se gjatë procesionit të vitit të kaluar, ushtarë e Nigerisë vranë 34 anëtarë të Lëvizjes Islamike, duke përfshirë tre bijtë e Shejh Zakzaky.

Në Kaduna, Nigeri, pjesëmarrësit, burra, gra dhe fëmijë që mbanin flamuj palestinezë dhe pllakata në të cilat denoncohet  Izraeli dhe SHBA-ja, dolën në  rrugën Bashama, kaluan nëpër rrugën Ahmadu Bello Way, rrugën Kano dhe u ndalën në sheshin Kwanar Chanchangi në Tudunwada. Ka pasur edhe pjesëmarrës të krishterë në mesin e pjesëmarrësve.

Duke folur në mbyllje të procesionit, Shejh Muhammed Mukhtar Sahabi transmetoi zanafillën e shënimit, përkujtimit të Ditës së Kudsit, (Jerusalemit) të cilën ai e përshkroi si një detyrim për të gjithë muslimanët, pavarësisht nga shkolla e mendimit Islam.

Ai tha se, mizoritë e sponsorëve për tajtimit brutal ndaj palestinezëve nuk njohin kufi, ashtu siç është shtrirë tani në pjesë të tjera të botës, si në Jemen, Irak, Siri, Burma, etj

Ai vuri në dukje se, shtypësit kryesuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nuk janë të qetë me përkujtimin e Ditës së Kudsit apo Jerusalemit dhe për këtë arsye kanë vendosur për t’i sulmuar ngjarjet e vitit të kaluar.

Shejh Muhtar Sahabi, megjithatë, tha, ngjarja e Ditës së Kudsit është vendosur, krijuar, si një ngjarje globale që nuk mund të ndalet ose të shtypet  nga ndonjë forcë.

Flamujve të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara u vunë flakën që të kenë parasysh rezistencën për mizoritë e tyre të sponsorizuar në Palestinë dhe në pjesë të tjera të botës.

Ngjarja, përkujtimi u zhvillua nën mbikqyrjë të policisë, ku ishin me mijëra  pjesëmarrës të pranishëm.

Në mesin e pjesëmarrësve kishte besimtarë të krishterë, të udhëhequr nga Pastori  Yohanna Buru, i  cili tha se përkujtimi i Ditës së Kudsit (Jerusalemit) është i arsyeshëm duke përkujtuar trajtimin brutal të muslimanëve dhe jo-muslimanëve në Palestinë.

Sipas Pastorit Yohanna Buru, Judenjtë nuk iu bindën Zotit dhe atyre ju ndaluan hyrja në Palestinë, të cilat ai tha gjithashtu duke arsyetuar se për këtë Kudsi, Jerusalemi i përket muslimanëve.

Ai, megjithatë, tha,  se rezistenca kolektive duhet të vendoset në vend që  Palestina të e lirë.

Shejh Ibrahi Zakzaky që të enjten ka paralajmëruar për sulm të mundshëm të procesionit nga të njëjtët sponsorë të brutalitetit palestinez dhe  armiqve të njerëzimit.



Burimi : Islamic Moviment