Dëshmitarët e Jehovait në Australi “nuk kanë raportuar për 1.000 abuzime të supozuara”

  • None
Publikuar në Korrik 28, 2015, mesnatë

Këshilltari për komisionin, Angus Stewart tha se pleqtë (priftat) e kishës mund të përballen me akuza për fshehjen e krimeve seksuale

Dëshmitarët e Kishës së Jehovait  në Australi nuk kanë  raportuar  në polici për më shumë se 1.000 abuzime të supozuara seksuale me fëmijë.

Në vend të kësaj, komisioni thotë: Kisha vetë ka trajtuar të gjitha rastet - disa prej të cilave datojnë që nga viti 1950.

Një plak (prift) tha tha se në lidhje me pretendimet e abuzimit shënimet janë shkatërruar në mënyrë që ato të mos zbulohen.

Australia filloi një hetim kombëtar rreth abuzimit seksual të fëmijëve në vitin 2013, pas pretendimeve të abuzimit në Kishën Katolike.

Anëtarët e Komisionit Mbretëror në Përgjigjet Institucionale për Abuzimet  Seksuale të Fëmijëve, përgjegjësia e të cilëve përfshin grupe fetare, OJQ-të dhe kujdestarë të ofruar nga shtet, thonë se ka më shumë se 4.000 viktima.

Komisioni ka dëgjuar akuzat e abuzimit duke u zhvilluar në kuadër të Kishës Katolike dhe Komunitetit Hebre Ortodoks, si dhe shkolla ​​dhe Kopshtet e Fëmijëve.

 

Shënimet e shkatërruara

 

Angus Stewart, këshilltar për komisionin, tha se janë 1.006 kryes të pandehur të abuzimit seksual të fëmijëve të identifikuar si Dëshmitarët e Jehovait, , asnjë rast nuk është raportuar nga kisha për autoritetet laike.

Kisha e Dëshmitarëve të Jehovait ka shkarkuar 401 anëtarë seancave të brendshme për shkak të abuzimit, por më shumë se gjysma janë rikthyer më vonë, tha  një zyrtar.

Një anëtare e Kishës, e identifikuar vetëm si BCB, dha dëshmitë për  komisionin, duke thënë se ajo ishte sulmuar seksualisht nga një plak (prift) dhe një i ri, dhe pësoi depresion si rezultat i abuzimeve.

Abuzimi më ndryshoi krejtësisht, tha ajo. Ai më shkatërroi besimin tim dhe nderimin për vetveten.  

Një femër tjetër, duke dhënë pseudonimin BCG , do të japë dëshmi se ajo ishte abuzuar nga i ati (prifti) i saj, por e detyruar nga autoritetet e Kishës për t'u përballur me atë në lidhje me akuzat, tha zoti Stewart.

Ati (prifti)  i saj u përgjigj duke e fajësuar atë për joshjen nga ajo , tha z.Stewart.

Një Dëshmitar i Jehovait  që trajton ankesën e BCB-, Max Horley, pranoi se ai shkatërroi shënimet për pretendimet e saj për të mos rënë në duar të gabuara.   

Ne nuk duam që gratë tona të keni njohuri për veprimet  tona, - se me çfarë lloj gjërash merremi ne, tha në seancë z.Horley, duke shtuar se ata donin të kufizonin numrin e anëtarëve të kongregacionit që kishin njohuri në lidhje me abuzimet.

Kisha nuk i ka raportuar rastet e abuzimit policisë, por do t’i inkurajojë viktimat t’i raportojnë  rastet, tha ai, edhe pse kuptimi i tij ishte pak i paqartë, sepse unë kurrë nuk kam pasur kurrë të bëjë me këtë çështje.



Burimi : BBC NEWS