Rritje e ndjeshme e numrit të muslimanëve agjërues në Amerikën Latine

  • None
Publikuar në Korrik 14, 2015, mesnatë

Me fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, latino-amerikanët kanë  vërejtur se një numër i konsiderueshëm i fqinjëve të tyre kanë filluar për të respektuar agjërimin dhe ritualet e tjera Islame që kanë të bëjnë me muajin e Ramazanit, raportoi  gazeta Latine Times.

Amerikanët hispanikë  avash, avash po e përqafojnë  fene Islame, është në rritje popullsia muslimane në rajonet Latino-Amerikane si  në  Kaliforni.

Muslimanët  e mbajnë  Ramazanin në Amerikën Qendrore dhe Jugore, si nga emigrantet muslimanë po ashtu nga një numër i vogël i të konvertuarëve, nga ata, ato, që kanë përqafuar Islamin.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Argjentina, Brazili dhe Meksika kanë popullsitë më të mëdha muslimane në tri Amerikat, në Amerikën Veriore, në Amerikën Qendrore dhe në Amerikën Jugore.    Diaspora arabe (duke përfshirë edhe ata që nuk janë muslimanë) pretendon se është komuniteti me rëndësi të konsiderueshme dhe të madhe në të gjithë Amerikën Latine. Numër i konsiderueshëm i emigrantëve nga Libani, Siria dhe Palestina janë vendosur në  Meksikë, Kolumbi dhe Brazil. 

Ajo që e mahnitë  shumicën e latino-amerikanëve, të cilët kanë përqafuar Islamin , është përngjasimi i tyre kulturore me kulturën muslimane,   Wilfredo Ruiz, një latino-amerikan i lindur në Puerto Riko ka përqafuar fenë Islame si dhe një avokat nga Florida Jugore që i shërben  e Këshillit të Marrëdhënieve Amerikano-Islamike (CAIR ) tha për WLRN: “Është sikur  rizbuloni të kaluarën tuaj. Kjo e kaluara jonë ka qenë e fshehur prej nesh.  

Emigrantët muslimanë dhe besimtarët e rinj janë duke ndihmuar që feja të rritet. Ka shumë që përpiqen të shpjegojë rritjen e numrit të muslimanëve hispanikë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga një histori kulturore apo nga migrimi i përgjithshëm larg katolicizmit. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shumica e të konvertuarëve muslimanë hispanikë thonë se ata ishin në kërkim për një ndryshim. 

Unë kuptova se nuk e pëlqeva idenë që të ruaj portën, tha Mark Gonzalez, një i konvertuar musliman i cili lindi, u rrit si katolik, tha për  Huffington Post në vitin 2012.

Muslimanët përbëjnë në mes një për qind dhe dy për qind të popullsisë në Argjentinë dhe Kanada, sipas një studimi nga Pew në vitit 2009. Në shtetet tjera ku flitet gjuha spanishte, angleze dhe portugeze, muslimanët janë më pak se një për qind, me përjashtim të atyre shteteve të Karaibeve  që janë me shumicë të popullsisë me prejardhje Afrikane  si Surinami dhe Trinidad dhe Tobago.

Këtu janë pesë vendet me numrin më të madh të popullsisë muslimane në Amerikën Latine,duke përfshirë  Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadanë:  Shtetet e Bashkuara, Argjentina, Kanadaja, Brazili, Meksika, Venezuela dhe Surinami.



Burimi : IINA