Ekspozita ‘Pranvera e Kur’anit’ hapet në Kabul

  • None
Publikuar në Korrik 13, 2015, mesnatë

Në Edicionin e 7-të të ‘Pranverës së Kur’anit’ (Bahar-i Kur'an)  u hap Ekspozita me një ceremoni në Kabul, Afganistan.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Ava, hapja e ceremonisë u mbajt të enjten me pjesëmarrjen e zyrtarëve qeveritarë, dijetarëve  fetarë, profesorëve të universiteteve dhe qindra banorëve të Kabulit.

Ekspozita është organizuar nga Këshilli i Lartë Kur’anor të Afganistanit dhe paraqitet në Xhaminë  Xhameat -ul-Zahra .

Abbas Hassanzadeh, kreu i këshillit, në fjalën e tij në ceremoninë e hapjes tha se ekspozita ka për qëllim të ndihmojë njerëzit të përfitojnë më shumë nga bekimet shpirtërore të muajit të shenjtë të Ramazanit.  

Ai shtoi se kjo ngjarje kur’anore mund të ndihmojnë gjithashtu për të nxitur unitetin Islam, paqen dhe sigurinë në shoqëri.

Gjithashtu, duke folur në program, Huxhetul Islam Sejjid Issa Husseini Mazari, përfaqësuesi i Ajetullah  Makarem Shirazi të madh në Afganistan, i cili tha se ekspozita të tilla janë në përputhje me promovimin e kulturës Kur'anore.

Ai theksoi se duke vepruar sipas mësimeve të Kur'anit të Shenjtë do të ndihmojmë në lëvizjen e shoqërisë drejt stabilitetit, paqes dhe progresit në fusha të ndryshme.   

Populli i Afganistanit ka më shumë se kurrë nevojë për ndjekjen e mësimeve dhe të porosive Kur'anore, shtoi ai.

Huxhet ul Islam Sejjid Mazari kërkoi gjithashtu nga populli afgan për të marrë pjesë masivisht në mitingje  me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kudsit (Jerusalemit).

Protestat vjetore janë mbajtur në mbarë botën të premten e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit në mbështetje të kauzës së Palestinës.

Atasheu kulturor iranian në Afganistan, Nasser Jahanshahi gjithashtu mbajti një fjalim në ceremoni, duke thënë se muslimanët në mbarë botën duhet të ndjekin mësimet e Kur'anit si strumbullar i unitetit.

Edicioni i 7-të i Ekspozites Pranvera e  Kur’anit  do të jetë e hapur në kryeqytetin e Afaganistanit, në Kabul, për dhjetë ditë. Ajo mirëpret vizitorët çdo ditë nga 09:00 der në 04:00.



Burimi : IQNA News