Dorëshkrime të Kur'anit ekspozohen në Indi

  • None
Publikuar në Korrik 11, 2015, mesnatë

Biblioteka Tasmia e Kur’anit të Shenjtë Tasmia në Dehradun, në shtetin Uttarakhand të Indisë, organizoi një ekspozitë të dorëshkrimeve Kur'anore, nga kolekcioni i një filantropi, S. Faruk,  për të shënuar ditët e bekuara të muajit Ramzan.

Kryeministri, Harish Rawat e përurojë ekspozitën dhe përgëzoi përpjekjet e bibliotekës për ruajtjen e dorëshkrimeve.

Biblioteka do të tërheqë studiues nga e gjithë bota për t’u marrë me studime në kaligrafi dhe gjithashtu edhe akademikët nga qyteti, tha ai.

Nga ajetet e Kur’anit të shkruara në lëkurë dele deri te në ato të shkruara me guxim në një letër tme madhësi 6.5 nga 7.5 këmbët dhe një në Braille, të gjitha këto vepra flasin për imagjinatën e artistit i cili dëshiron që me veprat e tij të përcjellë mesazhin e Zotit siç përcjellët në Librin e Shenjtë, në Kur’an.

Përveç shkrimeve të bazuar në një format të librit, disa fletushka të vjetra me një art kaligrafie në miniaturë dhe një punë bujare me dekorime u paraqiten në ekspozitë, gjithashtu.