Ngjarja ndërfetare në Ramazan i lidhi besimtarët malazianë

  • Muslimanët dhe të Krishterët malazianë bashkë në Ramazan
Publikuar në Korrik 8, 2015, mesnatë

Promovimi i të kuptuarit në shtetin Sarawak të Malajzisë verilindore, ku në një Xhami në qytetin Miri dhe nga një Kishë ka bashkarisht, muslimanët dhe të Krishterët  hangrën bashkarisht iftarin, në ditën e xhuma, për të treguar bashkëjetesën fetare mes dy besimeve në këtë shtet të Azisë.

Të jesh në gjendje të gëzohesh në një pranim të tillë të sinqertë fetar dhe racor  është me shumë vlerë,” tha Datuk Lee, deputet, kështu për gazetën  The Strait Times, të shtunën, më 4 korrik 2015.

Deputeti Datuk Lee ishte duke iu referuar ngjarjes ndërfetare që u mbajt nga një xhami dhe një kishë që janë ndërtuar pranë njëra tjetrës në qytetin Miri për të uruar, festuar Ramazanin.

Muslimanët dhe të Krishterët nga Kishat Anglikane, Katolike , Sidang Inxhil Borneo dhe Kisha Metodiste ndoqën veprimtarinë e cila reflekton  lidhjet unike në mes të besimeve në qytetin Miri.     

100 metra pranë njera tjetrës, Xhamia dhe Kisha, secila me parking të veçantë  për makina për të premtën për muslimanët, kurse të dielen për të krishterët, u vendosën pranë njëri-tjetrit në Lutong.

Kjo është bërë një mënyrë e jetës për ne ku i kemi të ndara parkingjet e  makinave dhe takohemi dhe bashkohemi në mbledhje. Për ne, muslimanët dhe të krishterët janë një familje e madhe, tha Imami Muhd Zulkifli Muhd Adnan.

Gjatë ngjarjes ndërfetare të së premtes, liderët fetarë dhe shoqëruesit shkëmbyen ëmbëlsira dhe fruta para se të shkonin në kompleksin e xhamisë për të hanger iftar.

Kjo frymë e pranimit të ndërsjellë vjen natyrshëm këtu, tha Pastor Donald Jute.

Ramazani, muaji i shenjtë në kalendarin islamik, ka filluar këtë vit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në shumicën e shteteve evropiane të enjten, më 18 qershor 2015 dhe pritet të përfundojë më 16 korrik 2015.

Në muajin Ramazan, muslimanët agjërojnë që nga lindja e dielli në agim deri në perëndimit të diellit, në akshom.

Agjërimi ka për qëllim për t’u mësuar muslimanëve durimin, vetë-kontrollin dhe pastërtinë shpirtërore, sepse gjatë këtij muaji të shenjtë besimtarët muslimanë janë më të përkushtuar, janë më afër Allahut, me lutje, bamirësi, me vepra të mira, me lexim të Kur’anit.

Muslimanët në Malajzi janë rreth 60 për qind e popullsisë së Malajzisë prej 26-milionë banorësh, ndërsa të krishterët përbëjnë rreth 9.1 për qind të popullsisë.

Budistët përbëjnë 19.2 për qind, hindusët 6.3 për qind, kurse të tjerat janë besime të ndyshme tradicionale kineze.



Burimi : OnIslam.net