Kanale të reja satelitore për përhapjen e Islamit

  • None
Publikuar në Korrik 2, 2015, mesnatë

Në një përpjekje për të përhapur mësimet e vërteta Islame, kanale të reja të radios dhe televizionit janë themeluar nga një grup kryesor Islamik Nigerian, duke shërbyer si një fener ndriçues në Afrikën Perëndimore.

Ne duam të ndryshojmë jetën e të gjithë Umetit Musliman përmes Manara-s, në zonën e predikimit të tyre për të bërë gjënë e duhur dhe gjithmonë duke u  shmangur nga çdo gjë  që dëmton paqen, Shejh Bala Lau, kryetar i  Xhema’atu Izalatul Bidah (JIBWIS), u citua nga gazeta kryesore, të enjten, më 11 qershor 2015.

Duke iu drejtuar të ftuarëve  në përurim në Abuja,  Shejh Bala Lau, tha se kanalet e reja do të jenë të  njohura si Radio Manara  ashtu edhe Televizionet.

Së bashku, duke i shërbyer Islamit, pritet që projekti të krijojë mundësi punësimi për të rinjtë dhe femrat.

Ne jemi duke menduar për gjenerimin e fondeve me anë të xhamive të ndryshme duke përdorur stacionet  Manara për të ndihmuar shtresën e varfër të shoqërisë, tha Lau.

Sipas Shejh Bala Lau, Xhema’atu Izalatul Bidah (JIBWIS), ka punuar në fushën e mediave për një periudhë të gjatë duke udhëhequr  një TV Satelitor të quajtur Televizioni Satelitore Suneti i cili është transmetuar nga jashtë vendit nga vëllezërit dhe motrat tona që kishin licencën.

Nga Kanali i Ri i Televizionit pritet të përfitojnë muslimanët dhe jo-muslimanët duke i ndihmuar ata të kuptojnë mësimet e Islamit, shtoi ai.



Burimi : On Islam