Heroi musliman shpëtoi një grua hebreje në Romë

  • None
Publikuar në Qershor 22, 2015, mesnatë

Një njeri i pastrehë, një musliman, është përshëndetur gjerësisht si një hero pasi guxoi të hyente në lumin e ndotur  Tiber për të shpëtuar një grua e  cila u hodh nga një urë në qendër të Romës.

Unë nuk jam  hero, tha 32-vjeçari, nga Bangladeshi, Sobuxh Halifa, për   televizionin italian,  TV2000.

 Allahu kërkon nga ne që të ndihmojë të gjithë. 

 

Ngjarja ndodhi të martën e kaluar, kur Sobuxh Halifa e pa një grua duke u hedhur nga ura e lumit Tiber, nën këtë urë ai kishte gjetur strehim.

Morri vendimin në sekonda, ai  kërcejë shpejt në lumë pas gruas, lumi i cili rrjedhë përmes qendrës së qytetit historik dhe lumi Tiber ishte tejet i ndotur. 

Në një video duket se si  Sobuxh Halifa e ka mbajtur gruan me një krah dhe duke notuar me krahun tjetër deri në bregun e lumit, ndërkohë që ekipet e shpëtimit arrijnë në vendin e ngjarjes dhe njerëzit e mbledhur mbi brohoritnin Bravo!

Unë e pashë  ate duke kërcye nga ura, mendova se ajo kishte vdekur, Sobuxh Halifa është dëgjuar duke thënë në një video të regjistruar nga një kalimtar që dëshmon për shpëtimin.

Por, kur kam arritur afër saj e pashë se sytë e saj lëviznin, mendova se ajo mund të jetë ende gjallë.

Autoritetet italiane thanë se gruaja izraelite, 55 vjeçare, kërceu nga ura në një përpjekje të dukshme për vetëvrasje për shkak të një dashurie që kishte përfunduar, dështuar.

Gruaja pa emër u dërgua në spital dhe është në gjendje të mirë, tha një zëdhënës i policisë italiane në Romë për gazetën e Izraelit Haaretz.

Kjo ngjarje u raportua gjerësisht në Itali, shpëtimi i kësaj gruaje vjen në mes të një debati të stuhishëm rreth emigracionit, kur mijëra njerëz përpiqen të largohen nga rajonet e shkatërruara nga lufta në Afrikës Veriore dhe Lindjen e Mesme duke kaluar  Detin Mesdhe me barka, anije të vjetëruara.

Autoritetet italiane e shpërblyen Sobuxh Halifa-n duke i dhënë atij një leje për të qëndruar dhe punuar në Itali. Ai kishte jetuar ilegalisht në Itali për tetë vjet dhe ka qenë një i  pastrehë gjatë katër vitet e fundit.

Kryetari i Rromës, Ignazio Marino ka shkruar në faqen e tij në Facebook se ai kishte folur me Sobuxh Halifa-n të cilin e kishte falënderuar për veprën  e tij heroike dhe humane.

Riccardo Pacifici, kryetari i Bashkësisë Hebraike të Rromës, tha për gazetën Haaretz se hebrenjt e qytetit e falënderojnë Sobuxh Halifa-n për trimërinë e tij.

Italia ka një popullsi muslimane prej rreth 1.7 milion, duke përfshirë 20.000 banorë që kanë përqafuar fenë Islame, sipas statistikave të publikuara nga ISTAT, Agjencia e Statistikave Kombëtare.



Burimi : OnIslam.net