Vajzat muslimane me uniforma të reja sportive

  • None
Publikuar në Qershor 17, 2015, mesnatë

Me ndihmën nga Universiteti i Minesotës, vajzat e reja muslimane në Mineapolis kanë hartuar një uniformë të re për ekipin e tyre të basketbollit, e cila është konsideruar si fetarisht e përshtatshme.

Unë nuk do të jem në gjendje të bëjë lëvizje apo ndonjë gjë për shkak të veshjes sime dhe çdo herë që unë  jam drejtuar për të shënuar kam dështuar, tha Sihal Ali, një muslimane e ekipit të basketbollit të komunitetit  në Cedar-Riverside, për gazetën USA Today.

Duke luajtur në mbrojtje për ekipin e saj, fundi i gjatë i lojtares  Sihal Ali i sjellte vështirësi.

Problemeve të tyre u erdhi fundi, kur Universiteti i Minesotës, Shkolla e  Dizajnit  dhe Qendra Tucker për Kërkime rreth Vajzave dhe Grave Sportiste ju  ofruan ndihmë  duke ju ndihmuar për të hartuar një uniformë të re sportive për vajzat.

Vajzat me të vërtetë kanë dëshirë të jenë me veshje të përshtatshme nga aspekti fetarë dhe kulturorë,  por fundet e gjata nganjëherë sjellnin pengesa në  aktivitetin fizik, tha Dr. Chelsey Dhul, një ligjerues në Shkollën U dhe  M të Kinesiologjisë, i cili gjithashtu bën Hulumtimi për Qendrën Tucker.

Uniforma e re, me ngjyrë të kuqe, është e përshtatshme, një xhaketë ushtarake e gjatë dhe shami të forta.

Mua as që më shkon mendja, nuk përqëndrohem fare në lidhje me atë se çfarë unë kam veshur. Unë vetëm përqëndrohem në lojë, tha Sihal Aliu.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës është vendi ku jetojnë një pakicë muslimane në mes 6 milion deri në 8 milion banorë.

Një studim amerikan ka zbuluar gjithashtu se shumica e amerikanëve dinë shumë pak për muslimanët dhe besimin e tyre.

Feja Islame e përcakton shaminë  si një kod të detyrueshëm të veshjes, jo një simbol fetar që shfaq përkatësinë fetare të dikujt.



Burimi : IQNA News