Prindërit muslimanë në Australi preferojnë shkollat islamike

  • None
Publikuar në Maj 30, 2015, mesnatë

Duke kërkuar arsimim më të mirë për fëmijët e tyre, një numër në rritje i prindërve muslimanë australianë  i regjistrojnë fëmijët e të tyre në shkolla islamike, duke e parë atë si mënyrën më të mirë për t’u shmangur ngacmimeve  që ata përballen në shkollat ​​shtetërore.

Fokusi akademik është një nga arsyet që prindërit zgjedhin shkollat ​​tona, por kryesisht kjo është vlera që ne ofrojmë, dhe edukimi ¬fetarë, tha të hënën, më 25 maj 2015, për gazeten The Australian, Abdullah Khan, president i Shoqatës së Shkollave Islame të Astralisë (AMS).

“Disa shkolla, akademike, janë me të vërtetë të mira.”

Statistikat e shpallur nga Departamenti i Arsimit Federal tregojnë  se 28.267 studentë morën pjesë 39 shkolla Islame të Australisë vitin e kaluar.

Numri  tregon një rritje 82 për qind nga 15.503 që janë regjistruar në 32 shkolla në vitin 2009.

Nga ana tjetër, numri i nxënësve që regjistrohen në shkollat ​​e Australisë u rrit me 6 për qind gjatë të njëjtës periudhë.

Në gjashtë shkollat ​​e kontrolluara nga Federata Australiane e Këshillave Islamike, e cila merr 80 për qind të fondeve nga qeveria, së bashku me shkollat ​​e tjera islamike, pesë vitet e fundit dëshmuan një rritje 53% në regjistrim, dhe siç tha dje Abdullah Khan vetëm tre nga katër studentët muslimanë në Australi ndoqën shkollat ​​publike.

Ai shpjegoi se rritja e regjistrimeve në shkollat ​​islamike, vjen si rezultat i  drejtpërdrejtë i rritjes së popullsisë muslimane.

 

 Shkolla të Sigurta

 

Mësuesi tasmanian Peter Jones, i cili kaloi një kohë në shumicën e shkollave muslimane të Australisë për të hulumtuar për tezën e tij mbi edukimin islam, kishte një tjetër mendim, duke iu referuar rritjes së regjistrimeve në shkollat Islame për shkak të ngacmimit që fëmijët muslimanë përballet në shkollat shtetërore.

Shumë prindër dhe nxënës mendonin se fëmijët ishin më të sigurtë në këto shkolla, tha ai.  

Ata mendonin se janë pakëz  më të mbrojtur nga komuniteti për shkak të armiqësisë. Muslimanët janë në Australi për më shumë se 200 vjet, sot ata përbëjnë 1.7 për qind të popullsisë së saj prej 20-milion banorësh. 

Feja Islame është feja e dytë më e madhe në Australi pas Krishterimit.

Pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001, në Australi, muslimanët kanë pasur  shqetësime, janë shikuar me dyshime dhe patriotizmi i tyre ka qenë në pyetje.

Një sondazh i vitit 2007 nga IDA (Issues Deliberation Australia) ka zbuluar se auustralianët  në thelb e shohin Islamin si një kërcënim për mënyrën australiane të jetës.

Një raport qeveritar i kohëve të fundit zbuloi se muslimanët po përballen me rritje të Islamofobisë  më shumë se kurrë më parë.