Studiuesja indoneziane thekson rëndësinë e edukimit sipas Kur’anit

  • None
Publikuar në Maj 29, 2015, mesnatë

Një studiuese indoneziane theksoi nevojën për të filluar edukimin Kur'anor pët fëmijët që në moshë të re.

Duke folur për Agjencinë IKNA, Profesoresha Amani Luis, e cila ishte në Iran, ku mori pjesë në një Konferencë të Studimeve Kur'anore, shtoi se në vendin e saj, në Indonezi, fëmijët fillojnë të mësojnë Kur’anin e Shenjtë në moshë të hershme në mënyrë që ata të kenë mundësi më të mirë për të zhvilluar  aftësitë e tyre Kur'anore.

Ajo gjithashtu vuri në dukje se Indonezia, që është shteti me numrin më të madh të muslimanëve në botë, i kushton rëndësi aktiviteteve Kur'anore.

Profesoresha Amani Luis e cila jep mësim në Universitetin e Shkencave Kur'anore në Kajro, Egjipt, më tej iu referuar aktiviteteve Kur'anore të saj  duke thënë se ajo ka botuar artikuj të ndryshëm në studimet Kur'anore, të drejtat e grave në Islam, etj, në anglisht dhe arabisht.

Ajo gjithashtu ka përkthyer një numër të interpretimeve të Kur'anit nga studiues egjiptian si Zaklul Najjar dhe Kariman Hamza.

Gjatë Konferencës Ndërkombëtare Kur'anore në Teheran, Amani Lusi u nderua për aktivitetet Kur'anore dhe veprimtarinë studimore.

Konferenca u mbajt në margjinat e Garave të 32-ta Ndërkombëtare Kur’anore  në Teheran, në Republikën Islamike të Iranit.



Burimi : IQNA News