200 studiues pakistanezë: ISIL-i, Talebanët, Al Kaida, Boko Haram dhe Xhihadistët e rremë janë joislame; Sulmet vetëvrasëse janë të ndaluara në Islam

  • None
Publikuar në Maj 22, 2015, mesnatë

Udhëheqësit fetarë njoftuan gjithashtu se më 22 maj 2015 do të mbahet  Dita e Paqes dhe Dashurisë kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.

Në një masë të re kundër grupeve militante, më shumë se 200 studiues pakistaneze kanë lëshuar një dekret që përcakton se sulmet vetëvrasëse të kryera nga grupe militante janë kundër Islamit.

Qeveria Islame është e detyruar për t’i shtypur kryengritësit të tillë, shkruan në një dekret të lëshuar nga një konferencë e ulemave në Lahore, Pakistan, të dielën, njofton gazeta Dawn, të hënën, 18 Maj 2015.

Në Takimin e Lahores, dijetarët thanë se filozofia pas të ashtuquajturit Shtet Islamik (ISIL), ndaloi  organizatat Tehrik-i-Taliban Pakistan, Al Kaidën, Boko Haram dhe të ashtuquajturit xhihadistë si mashtrues.
Dekreti, i lëshuar për media nga Maulana Zia ul Hak Nakshbandi, shtoi se grupe të tilla operuan në mënyrë joislame dhe të menduarit e tyre ishte me të meta, sepse bazohen në njohuri  të dobët dhe injorancë.

Konferenca akuzoi gjithashtu grupet e xhihadit sepse kanë qenë të pakujdesshëm ndaj kushteve që duhet të plotësohen para shpalljes së xhihadit.

Dijetarët dënuan edhe ato sulme që bëhën për shkaqe sektare, Islami nuk lejon vrasjet në emër të sektit.

Ata shtuan se duhet mbrojtur vendet e adhurimit të jomyslimanëve, kjo  është e detyrueshme për një shtet Islamik, sipas dekretit.

Dijetarët i përshkruan elementetët që kundërshtojnë fushatën e vaksinimit polio-s si njerëz të devijuar.

Dhe ata që vrasin femrat punëtoret shëndetësorë janë kriminelët më të këqinj, shkruan në dekreti.

Udhëheqësit fetarë njoftuan gjithashtu se më 22 maj 2015 do të mbahet  Dita e Paqes dhe Dashurisë kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.

Në atë ditë, hytbet, predikimet do të dorëzohen në rreth 400.000 xhami kundër vrasjeve të paligjshme, tha Maulana Nakshbandi.

Dijetari shtoi se një Këshilli i Ulemeve do të themelohet  për t'iu kundërvënë pallavrave të  organizatave ekstremiste si TTP dhe ISIL-i.

Një lëvizje e quajtur Çrrënjose Terrorizmin dhe Ruaje Shtetin, gjithashtu, do të filloi  veprimtarinë, shtoi ai.

Maulana Nakshbandi tha se konferenca e ka quajtur edhe legjislacionin ndërkombëtar si kundër blasfemisë.

Militantët nga Shteti Islamik në Irak dhe Levant (ISIL) janë dënuar gjerësisht nga muslimanët në mbarë  botën të cilë bënë disa protesta për të shprehur zemërimin kundër grupit terrorist.

Myftiu i Madh i Arabisë Saudite, Shejh Abdul Aziz Al Shejh ka bërë thirrje muslimanëve që të marrin armët kundër anëtarëve të grupit militant, duke i dënuar ata si agresorë që abuzojnë jetën, pasurinë dhe nderin e njerëzve.

Muaj më parë, Myftiu i Madh i Egjiptit, Shavki Allam gjithashtu dënoi militantët për mizoritë që ata kanë kryer në vende të ndryshme dhe për shkeljen e tyre të parimeve dhe mësimeve të predikuar nga Islami.

Unioni Ndërkombëtar i Dijetarëve Musliman (IUMS) ka hedhur poshtë njoftimin se ISIL-i ka formuar një kalifat në zonat që ata i kontrollojnë në Irak dhe Siri, duke thënë se kjo nuk ka ndonjë aspekt real dhe as Islam.

Nahdlatul Ulema (NU), grupi më i madh islamik në Indonezi ka dënuar ISIL-in, duke i bërë thirrje qeverisë për të ndërmarrë veprime më të fuqishme kundër përhapjes së mundshme të lëvizjes në Indonezi.

Unioni i Studentëve  Islamik (IHM) e  ka dënuar, gjithashtu, ideologjinë e ISIL-it.

Burimi : Dawn