Venezuela dhe Prioritetet buxhetore të SHBA-ve

  • None
nga Stephen Lendman | Publikuar në Dhj. 15, 2013, 1 a.m.

Venezuela trajton të gjithë njerëzit e saj në mënyrë të barabartë. Amerika shfrytëzon mizërisht me miliona njerëz. Kushtet sot janë më keq se kurrë edhe pse në kohë moderne.

Global Research, 13 dhjetor 2013

Rajoni: Amerika Latine dhe Karaibet, USA

Tema: Ekonomia Botërore, Varfëria dhe Pabarazia sociale

Të dy vendet janë dy pole të kundërta. Venezuela përkufizohet nga drejtësia bolivariane. Ndërsa Amerika përkufizohet nga qeveria e, shëndetsisë, pasurisë, dhe pushteti e privilegji.

Venezuela trajton të gjithë njerëzit e saj në mënyrë të barabartë. Amerika shfrytëzon mizërisht me miliona njerëz. Kushtet sot janë më keq se kurrë edhe pse në kohë moderne.

Nbingopja e pamëshirshme atëherë kur ndihma për nevoja jetike është e domosdoshme për të mbijetuar bën që ky vend të quhet Shtetet e Bashkuara të Nuk e Vras ​​Mendjen! Pasuria dhe varfëria ekstreme nuk kanë arritur kurrë këto nivele: pra nivele privimi.

Sipas sondazhit nga Konferenca e Kryetarëve të SHBA-ve (USCM) tregohet se kërkesat për ndihmë ushqimore emergjente kërkohet në 25 qytete të mëdha plus Uashingtoni tregon një rritje prej mesatarisht 7% nga viti në vit.

Përjudha e  kornizës së studiuar ishte nga gushti i 2012-tës deri në shtator 2013.

Sipas drejtorit ekzekutiv USCM-tës Tom Cochran:

(S)’ka dyshim se ritmi i ngadaltë i rimëkëmbjes është duke e bërë të vështirë - dhe, për shumë njerëz, e pamundur -për t'iu përgjigjur nevojave në rritje të të uriturve dhe të pastrehëve

Rreth 43​​% e kërkesave ushqimore emergjente kanë ardhur nga njerëz të punësuar. Një tjetër 9% ishin të pastrehë. Mbi 20% ishin të moshuar. Imagjinoni të lësh miliona fëmijë të uritur.

Arsyet e urisë ishin papunësia, paguat e ulët, varfëria, dhe kostot e strehimit të larta.

Të pastrehët në qytetet e anketuara janë rritur me 4%. Rritje e urisë në Amerikë vjen në një kohë kur Kongresi ka prerë përfitimet jetike për vulën e ushqimit.

Një shumë fillestare prej 11bilion dollarësh është zhdukur gjatë tre viteve të shkuara.  Si rrjedhojë marrësit legjitim do të marrin më pak se 1,40 dollar per vakt në vitin 2014.

Shkurtime shumë më të mëdha janë planifikuar në ditët në vijim. Dhjetra miliona amerikanë të mbështeten në Programin jetik Suplementar të Asistencës e të ushqyerit (SNAP) prej së cilës marrin ndihmë. Është e pamjaftueshme. Mbështetësit e SNAP-it dhe amerikanë të tjerë në nevojë duhet të sigurojnë tonelata ushqimemergjente për të mbijetuar.

Ata janë rrjeti i sigurimit të furnizimit të fundit. Janë duke luftuar më shumë se kurrë për të përballuar kërkesën në rritje. Nuk është i mjaftueshme për të ushqyer vetëm ushqimi i dhuruar sepse të gjithë kanë nevojë për atë.

Një artikull i mëparshëm ka propozuar një marrëveshje për buxhetin e kongresit që asnjë qeveri përgjegjëse nuk do t’a pranonte. Sepse pasqyron padrejtësi sociale. Kjo është iniciativa e fundit që po vepron kështu. Shumë të tjerë e kanë paraprirë atë. Shumë të tjerë do t’a ndjekin.

Në diskutim lufta për mbijetesë. Vetëm shoqëritë i japin prioritet kësaj çështje ndërsa burimet qeveritare janë përdorur me papërgjegjësi.

Vetëm në Amerikë ndodh kjo. Te ardhurat federale gjithnjë e më shumë shkojnë për militarizmin, represionin e atdheut, si dhe dhurata bujare për korporatat.

 Nevojat e popullit po çojnë në lypje në masë. Njerëzit e thjeshtë kanë mbetur pa asnjë kacidhe. Ata po mbijetojnë me forcat e tyre. Ashpërsia neoliberale është politika zyrtare amerikane.

Çfarë lloj kombi injoron nevojat jetësore? Çfarë lloji lejon që miliona njerëz  të kthehen në të uritur dhe të pastrehë?

Çfarë lloj prioriteti mbisundon në dominimin global? Çfarë lloj shërbimi rrit interesat shtetërore në kurriz të atyre publike?

Çfarë lloj shteti injoron klauzolën e përgjithshme të mirëqenies në kushtetutën e tij ? Në të thuhet Kongresi do të ketë pushtetin .. për të siguruar mirëqenien e përgjithshme të Shteteve të Bashkuara .

Të kesh pushtet do të thotë t’a përdorësh atë me përgjegjësi. Do të thotë trajtim i njerëzve të tij në mënyrë të barabartë. T’a bësh këtë pikërisht atëherë kur nevojitet më shumë. Por jo në Amerikë. Jo tani. Jo kurrë.

Gjërat sot janë shndërruar në një mankth për miljona njerëz, numër ky në rritje dita ditës. Popullsia  amerikane është sot nën gërshërë për eliminim.

Programet kryesore të sigurisë janë në shënjestër. Vdekja nga një mijë shkurtime është planifikuar tashmë. Miliona të tjerë po mbahen në këmb me forcat e tyre.

 Republikanët, dhe shumica e demokratëve si Obama janë përkrah në të njëjtën shkallë.

Imagjinoni një vend që eliminon përfitimet vitale të drejtësisë sociale. Imagjinoni një nga vendet më të pasura në botë që e bën këtë.

Imagjinoni një presidenti duke e quajtur atë sakrificë e përbashkët. Njerëzit e zakonshëm që sakrifikojnë në mënyrë që të pasurit mund të ndajnë mes veti.

Imagjinoni atë duke thënë se ne jemi trokë. Ne nuk kemi asnjë zgjidhje. Imagjinoni një gënjeshtër pas një tjetre deri ne neveri.

Imagjinoni atë prioritet pamëshirshmërie perandorake. Imagjinoni atë duke shkatërruar jetën e miliona njerëzve në këtë mënyrë.

Artikujt e mëparshëm diskutuan shkurtimet e rrjetit të sigurisë sociale. Ata kanë vënë në shënjestër sigurimet shoqërore, Medicare dhe Medicaid. Dhe shumë e shumë shkurtime të tjera janë planifikuar në vijim.

Të tjera reduktime në shpenzimet e :

Si fillim për arsimin gjithëpërfshirës, shëndetësinë, të ushqyerit, dhe shërbimet e ndihmës për  familjet me të ardhura të vogla si dhe me fëmijë;

Shkurtimet SNAP-it;

 Grante zero për arsimin e lartë;

pagat federale, pensionet dhe përfitime të tjera ;

Ndihma për ngrohje me të ardhura të ulëta;

shëndetin e fëmijëve ;

qendra shëndetësore të komunitetit ;

Programet e parandalimit të sëmundjeve ;

hulumtimet mjekësore ;

blloqe për strehim ;

FEMA financimi i parë që kundërpërgjigjet;

ËIC ( Gratë , Foshnjat , dhe fëmijë ) grante për shtetet për ushqime plotësuese, kujdesin shëndetësor, dhe arsimi e të ushqim për familjet me të ardhur të pakta;

infrastrukturë dhe transport i nevojshëm;

projekteve mjedisore ;

Trajnime në punë;

Sigurimi i papunësisë afatgjate ;

programet e efikasitetit të energjisë dhe e energjisë të ripërtëritshme, si dhe shumë e shumë shkurtime të tjera me nevojë jetike.

Çfarë është më e rëndësishme se ushqimi, strehimi, veshmbathja, kujdesi shëndetësor atëherë kur më së shumti janë më të nevojshme,si  dhe arsimi për nivele më të larta?

Çfarë lloj kombi vazhdon t’i injorojë këto lloj nevojash jetike? Çfarë lloj reflektimi bën Shteti I Nuk dua T’ja Dij? Nërsa Venezuela është e kundërta.

Ajo mandaton shërbim shëndetësor, arsim në nivelet më të larta, strehim të subvencionuara dhe ushqim, si dhe shumë më tepër.

Çfarë lloj kombi i injoron ato vazhdimisht? Çfarë lloj kombi e pasqyron këtë? Venezuela është një opozitë polare.

Ajo mandaton kujdes shëndetësor universal falas, arsimim në nivelet më të larta, strehim dhe ushqim të subvencionuar, si dhe shumë më tepër.

Buxheti I 2014-ës i jep prioritet shërbimit të nevojave publike. Në 2013-ën, 37% e shpenzimeve buxhetore shkuan për shërbimet sociale. Në vitin 2014, është planifikuar që kjo përqindje të shkojë në 62%.

Antari i komitetit të financave të Asamblesë Kombëtare Jose Avila tha:

“Orjentimi ynë politik është përfshirja e përsonave më në nëvojë. Duhet të orjentojmë sektorin social dhe të sigurojmë akses në ushqim, strehim, edukim, shëndet dhe sport.”

Ai theksoi se iniciativa e Chavez-it e përgjysmoi varfërinë. Varfëria ekstreme ra me mbi 70%. Në 1998, ishte 20.3%. Tani është 7%.

« Ekonomia jonë është nën shërbin të popullit të Venezuelës, » shtoi Avila.

Më 5 nëntor, Asamblea Kombëtare e Venezuelës miratoi raundin e parë të diskutimeve mbi projekt-ligjin e buxhetit për vitin fiskal 2014.

Prezantimin e bëri presidenti i Komitetit të Financave dhe Zhvillimit Ekonomik, Ricardo Sanguino.

Ai parashikon që në 2014-ën rritja ekonomike të jetë 4 %. Ajo tejkalon shpenzimet e vitit të kaluar me 39%.

Sanguino tha se projektligji ka të bëjë direkt me Planin Kombëtar për Menaxhimin e Bolivisë Socialiste 2013 – 2019 dhe Planin Vjetor Operativ, si dhe Plane të ndryshme Operative institucionale për 2014.

Prioritetet e buxhetit pasqyrojnë një angazhim të fortë për parimet e Bolovisë. Që nga viti 2003, në shëndetësi, arsim, strehim dhe ushqim,  shpenzimet në buxhet janë rritur nga 39% në 48.8%.

Numri i popullisë së Venezuelës është 30.5 million banorë. “Mission Food” ndihmon 17.5 milion. Këtë e bën nëpërmjet subvencionimit të supermarketeve në mbarë vendin (Mercal, Pdval dhe Abastos Bicentenarios).

“Children of Venezuela” (Fëmijët e Venezuelës) ka ndihmuar mbi 736.500 nevojtarë. “Great Housing Mission”, i themeluar në 2011-ën, ka siguruar shtëpi për më shumë se gjysmë milioni familje.

Numri i të moshuarve në Venezuelë që marrin pension është rritur nga 627 mijë në 2003, në 2.5 milion në vitin 2013.

Venezuela është një histori suksesi e  drejtësisë sociale. Është e mandatuar nga Kushtetuta. Në hyrje  të së cilës thuhet:

Dispozitat kushtetuese :krijimin e një shoqërie demokratike, me pjesëmarrje dhe siguri në vetvete, shoqeri multi-etnike dhe multi-kulturore, në një Shtet vetëm Federal dhe të decentralizuar,  që mishëron vlerat e lirisë, pavarësisë, paqes, solidaritetit, të mirën e përbashkët, integritetin territorial të vendit, marrëdhëniet e mira dhe sundimin e ligjit. Për keto dhe gjeneratat e ardhshme.

Është e garantuar e drejta për jetë, punë, mësim, arsim, drejtësi sociale dhe barazi, pa diskriminim apo nënshtrimit të asnjë lloji ...

Bolivizmi nxit bashkëpunimin paqësor midis kombeve dhe forcon më tej integrimin e Amerikës Latine, në përputhje me parimin e mosndërhyrjes dhe të vetëvendosjes kombëtare të popullit, garancinë Universale dhe të pandashme të të Drejtave të Njeriut, demokratizimin e shoqërisë, çarmatimin bërthamor, ekuilibrin ekologjik dhe burimet mjedisore, si trashëgimi e përbashkët dhe e patjetërsueshme e njerëzimit ...

Kushtetuta e Amerikës nuk ka një gjuhë të tillë. Ajo shfaqet në politikat zyrtare. Reflektohet  në prioritetet e sotme buxhetore. Në Venezuelë, dispozitat kushtetuese nuk janë vetëm fjalë.

Ato pasqyrojnë realitetin. Sasi të konsiderueshme të të ardhurave shtetërore shkojnë për programe të rrjetit të sigurisë sociale. Në Amerikë, këto shpenzime janë gjithnje e më të pakta. E janë duke u hequr krejtesisht.

Venezuela është në progres të vazhdueshëm në drejtim të përmirësimit të kushteve sociale në mënyrë të barabartë. Amerika reflekton një angazhim bipartizan për shkatërrim e tyre.

Këto dy vendë, janë dy botë të largëta nga njëra-tjetra në aspektin e drejtesisë shoqërore. Cili ka më shumë rëndësi? Cila është më e paanshme,e drejtë dhe e saktë?

Cila siguron një të ardhme më të mirë për të gjithë popullin e saj? Cila mban premtimet e saj me qeverisjen e, “nga të gjithtë dhe për të gjithë”?

Çfarë është më e rëndësishme se mirëqenia publike? Cilin sistem favorizoni?

 

 

 

 

 

 

 

 

Stephen Lendman jeton në Chicago. Mund të kontaktohet nëpërmjet lendmanstephen@sbcglobal.net.

Libri i tij i ri titullohet “Banker Oçupation: Waging Financial War on Humanity.” (Profesioni I bankierit:. Lufta Financiare kundër Njerëzimit).

http://www.claritypress.com/LendmanII.html

vizitoni blogun e tij  sjlendman.blogspot.com

Dëgjoni diskutime me mysafirë të shquar në Progresive Radio News Hour, në Radio Network progresive.

http://www.dailycensored.com/venezuela-v-us-budget-priorities/

Ajo transmetohet të premteve në orën 10 paradite me kohën qendrore të Amerikës, dhe shtunën e të dielën në mesditë. Të gjitha programet janë arkivuar për dëgjim të lehtë.

http:// www.progressiveradionetwork.com/the-progressive-news-hour

http://www.dailycensored.com/venezuela-v-us-budget-priorities/



Burimi : Global Research

Stephen Lendman

Stephen Lendman jeton në Çikago. Ai mund të kontaktohet në lendmanstephen@sbcglobal.net .Libri i tij i ri titullohet: