Boksieri anglez u bëri thirrje muslimanëve kundër ekstremizmit

  • Kampioni i boksit, muslimani anglez, Amir Khan
Publikuar në Prill 29, 2015, mesnatë

Kampioni i boksit anglez musliman,  Amir Khan u ka bërë thirrje muslimanëve anglezë për të dalë kundër ekstremizmit, duke thënë se të rinjtë të cilët bashkohen duke për të luftuar jashtë shtetit janë tru-shpërlarë.

Njerëzit janë duke ju shpërlarë trutë atyre. Fëmijët nuk rriten duke menduar për të shkuar jashtë dhe duke vrarë njerëz të pafajshëm. Kjo është arsyeja pse unë shkoj nëpër shkolla dhe iu tregoj atyre:

Shikoni, ju dëshironi të pasoni rrugën e drejtë. Ju dëshironi që të përfaqësoni vendin tuaj në një mënyrë të mirë. Ju dëshironi për të ndërtuar një emër për veten dhe familjet tuaja .

Natyrisht, njerëz të pafajshëm nuk duhet të vriten. Natyrisht, kjo është e gabuar, vazhdoi ai.        

Vërejtjet e tij ndaj anti-ekstremizmit pasuan nga njoftimet se tri nxënëse nga Londra lindore kanë ikur për t'u bashkuar me luftëtarët në Lindjen e Mesme.

Komentet e Amir Khanit erdhën vetëm pak ditë pasi Sky News  bëri një sondazh ku zbuloi se 40% e muslimanëve britanikë pjesërisht fajësojnë policinë dhe MI5 për radikalizmin e të rinjve, në mes të një numri në rritje të të rinjve që udhëtojnë për të luftuar së bashku me grupet ekstremiste jashtë shtetit. 

Qeveria britanike pretendon se deri mbi 600 anglezë kanë udhëtuar jashtë vendit për të marrë pjesë në luftë në Siri dhe se të paktën 218 janë kthyer në Britani të Madhe. 

Amir Khan u bë kampion Botërorë  në kategorinë e lehtë më 18 korrik të vitit 2009, duke u bërë kampioni i tretë më i ri i botëror i pas Nasim Hamedit dhe Herbie Hide.

Ish kampion i Commonwealth-it , në kategorinë e lehtë, gjithashtu. Amir Khan ka fituar edhe një medalje argjendi në Olimpiadën e Athinës, në vitin 2004.

 

Obligimet fetare

 

Duke qenë një musliman me prejardhje, Amir Khan me krenari tha në vijim se Islami më ka ndihmuar sa i përket anës sportive,  duke e  ndihmuar atë me frymëzim për të ndjekur qëllimet e tij.

Duke folur për udhëtimin shpirtëror muslimane të haxhillëkut, Amir  Khan ka thënë: Çdo njeri është i njëjtë, unë jam një person normal ashtu si të gjithë Ne të gjithë  e veshim të njëjtën veshje dhe ne do të shkojmë atje për të bërë haxhin tonë dhe lutjet tona.

Kjo është e kundërta sikur të isha në Las Vegas dhe emri im , fotografitë e mia të shihen kudo.

Amir Khan po ashtu tha se ai nuk e pi alkool as nuk pi duhan , për arsye fetare, por kjo më ka ndihmuar gjithmonë në veprimtarinë sportive sepse unë jam gjithmonë në formën e duhur, në peshën e duhur.”

Pavarësisht qëndrimit të qartë të sportistit kundër ekstremistëve që veprojnë në emër të Islamit, boksieri 27-vjeçar është përballur me fyerje të shumta anti-muslimane raciste.    

Disa muaj më parë, ka planifikua për një ndeshje që e ëndërron Amir Khani  me amerikanin e pamposhtur, Floyd Mayweather në kohën kur kërcënimet po shtohen, po rriten valët e propagandës anti-muslimane në të gjithë botën. 

Por, më në fund, bokseri Floyd Mayweather zgjodhi për të luftuar me një tjetër boksier.

Ekspertët e boksit besojnë se Amir Khan mund të ketë qenë i përjashtuar nga konkurrenca për shkak të kundërveprimit të dukshëm anti-mysliman.

Një tjetër ndeshje boksi e kontestuar ashpër midis Amir Khan dhe Devon Aleksandër u mbajt në muajin dhjetor kur boksieri musliman mundi konkurrent tij.

Ne jemi bokserë profesional. Boksi ka një mundësi të madhe financiare. Dhe në fushën sportive ne ndoshta të bëjë më shumë para, “ , tha Amir Khan.  

Por ky sport është një sport me gjak. Ju shkoni për të luftuar dhe për të lënduar dikë, dhe natyrisht unë mendoj se paguhet mirë, sepse në qoftë se ju jeni duke bërë diçka të tillë, duke marrë goditje në kokë, ju  do të merrni edhe lëndime.



Burimi : The Guardian & On Islam