Hapet Universiteti Islamik në Lecce, Itali

  • None
Publikuar në Prill 22, 2015, mesnatë

Lecce mund të jetë lokacioni për Universitetin e parë Islamik të Italisë, planet aktuale kanë qëllim për të filluar mësimin për një numër të vogël të studentëve të teologjisë që nga muaji tetor, 2015.

Pavarësisht përballjes me një sërë pengesash, qëllimi është për të hapur kompleksin universitar brenda tri viteve, sipas njoftimeve të shtypit lokal. 

Në një konferencë për shtyp të mbajtur në fillim të marsit, Giampiero Halid Paladini, Kryetar i Fondacionit të Universitetit Islamik i themeluar kohët e fundit , zbuloi se klasët për teologji do të mësohen në Qendrën e Fondacionit në Leçe nga muaji tetor, por interesimi tashmë është i lartë, universiteti do të jetë në kërkim të objekteve më të mëdha për klasat në të ardhmen e afërt.

Quotidiano di Puglia konfirmoi se planet për universitet kanë paraparë hapjen e një Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjekësisë brenda tri viteve, megjithatë Giampiero Halid Paladini tashmë ka parë një vend potencial që është refuzuar nga planifikuesit në qytet. Sipas raporteve, kryetari tani është duke kërkuar lokacione në dy vende të tjera për universitet që mund,  kur të përfundojë, të strehojë deri në 5.000 studentë.

Përveç lejes për ndërtim, universiteti, gjithashtu, po përballet me kundërshtimin nga komuniteti lokal, disa prej të cilëve thonë se koha  nuk është e përshtatshme për një Universitetin Islamik në qytetin e tyre pas sulmeve të fundit nga ekstremistët në Paris dhe Sydney.

Detyra e administratës është gjithashtu për të interpretuar ankthin dhe frikën e qytetarëve dhe në këtë kohë për të filluar një projekt të tillë është të paktën e papërshtatshme, tha Severo Martini, një nga planifikuesit e qytetit, për gazetën Corriere della Sera.

Megjithatë, Giampiero Halid Paladini e ka refuzuar këtë dhe tha se në vazhdën e sulmeve të tilla hapja e një Universiteti Islamik do të jetë një metodë e shkëlqyer për të krijuar integrim më të mirë.

Ky do të ishte një hap në drejtim të duhur drejt dialogut dhe mirëkuptimit, tha Paladini për gazetën Corriere della Sera. 

Burimi : Italian Insider