Pankarta urrejtëse në Shkollat Islame në Sydney, Australi

  • None
Publikuar në Prill 18, 2015, mesnatë

Një shkollë fillore dhe Qendra Islamike në rrethin e Dee Why, në Sidnein e veriut, kanë qenë në shënjestër nga pankarta sulmuese, me  mesazhe urrejtëse kundër pakicës fetare ndërsa fëmijët e shkollës po shënonin Ditën e Harmonisë.  

Ishte e tmerrshme çka ata kishin vendosur në një prej shkollave më të madhe multikulturore në plazhet e veriut, tha Prokurori i Përgjithshëm dhe Wakehurst MP Brad Hazzard për gazetën e përditshme të Australisë, Daily Telegraph, të enjten, më 19 Mars 2015.

“Është edhe më mizore që pankartat u vendosën në javën që shkolla po festonte Ditën e Harmonisë, ” shtoi ai.  

Brad Hazzard  e komentoi sulmin e fundit islamofobik në Australi i cili kishte në shënjestër Xhaminë Shoqërisë Islamike në Manly Warringah, që ndodhët në rrugën Creek Rd.,

Pankarta e vendosur mbi një shtyllë ku shkruante:

“Islam = Terrorizëm” dhe ”Zonë e lirë e Sheriatit”.  

Në  Shkollën Publike në Dee Why, fëmijët duke festuar  Ditën e  Harmonisë u përballën me pankartën ku shkruante:

Dita e Harmonisë është një sulm racist mbi Kulturës Australiane dhe Multikulturalizmi = ndarje, urrejtje dhe preferencë.

Duke i kritikuar pankartat në shkolla si patetike, ksenofobike, Brad Hazzard e vlerësoi, gjithashtu, Komunitetit Islamik në Dee Why.

Popullata jonë lokale, myslimanët, janë njerëz jashtëzakonisht të qetë, respekt për ta dhe të respektuar dhe në mënyrë të qartë ata kanë një opinion të konsiderueshëm më të mirë në jetë se sa ata njerëz që i kanë vënë këto pankarta lart, tha ai. 

Duke i parë pankartat si të pështira, udhëheqësi i Shoqërisë Islame Faris Bawazier tha se përgjigja ishte inkurajuese.

Unë jam shumë, shumë mirënjohës për njerëzit që na mbështesin, sidomos fqinjët tanë, tha ai.

Muslimanët, të cilët janë në Australi për më shumë se 200 vjet, përbëjnë 1.7 për qind të popullsisë së saj  prej 20-milion banorësh.

Në kohën pas 11 shtatorit 2001, muslimanët australianë kanë qenë të shqetësuar  nga dyshimet.

Ndjenjat anti-muslimane më tej rriten pas bastisjeve të fundit të anti-terrorit, që konsiderohet më e madhja në historinë e Australisë, në të cilat 15 persona u arrestuan nga veri-perëndim të Sydneyt.

Bastisjet patën pasoja sepse nga urrejtje ndaj muslimanëve u krye një numër i madh i  sulmeve anti-muslimane, duke përfshirë edhe xhami.