Të Fituarit, Të Humburit Dhe Të Dëmtuarit Nga Arritja e Marrëveshjes Mbi Programin Bërthamor Iranian

  • None
nga Alptekin Dursunoğlu | Publikuar në Prill 8, 2015, mesnatë

Lajmi i Lindjes së Afërt (Y.D.H): Irani, gjendej i kufizuar nga këndvështrimi i ushtrimit të lirivetë tij me bazë ligjore, sepse nuk hoqi dorë nga nisja dhe vazhdimi i programit të energjisë bërthamore. Por, Irani doli i fituar në këto dhjetë vitet e fundit, qënga koha e zbatimit të sanksioneve perëndimore kundër tij dhe atyre të Agjensisë së Energjisë Bërthamore Ndërkombëtare (IAEA).

“Deklarata e përbashkët”e Grupit të Fuqive të Mëdha, të përbërë nga 5+1 më 2 prill 2015, në Lozanë të Zvicrës, u dha një shpresë shumë domethënëse, vazhdimit të programit bërthamor iranian. Në “deklaratën e përbashkët” u tha se, programi bërthamor iranian, nuk përbën më një konflikt ndërkombëtar.

Ndonëse nga këndvështrimi i shtypit, kjo “deklaratë e përbashkët” e Grupit të Fuqive të Mëdha, të përbërë nga 5+1 më 2 prill 2015, në Lozanë të Zvicrës, mund të konceptohet vetëm si “një marrëveshje” (1).

Por, është pikërisht kjo “deklaratë e përbashkët” e cila shfaq hapur se,nuk ështëvetëm një marrëveshje me bazë ligjore, por në të vërtetë është një program afatgjatë gjithëpërfshirës, që do të çojë drejt zgjidhjes përfundimtare së konfliktit, të programit bërthamor iranian. (2)

E thënë ndryshe, kjo “deklaratë e përbashkët” e Grupit të Fuqivetë Mëdha, të përbërë nga 5+1 më 2 prill 2015 ku u tha se, programi bërthamor iranian, nuk është më një konflikt ndërkombëtar. Pra, kjo do të thotë se, palët arritën një marrëveshje rreth kornizës, e cila si rrjedhojë do të çojë drejt zgjidhjes së këtij konflikti njëherë e përgjithmonë.

Irani duke u nisur nga kjo, duhet të përmbushë edhe tri etapa të rëndësishme. Etapa e parë është, nisja e negociatave duke përcaktuar një itinerar të duhur, në bazë të draftit të marrëveshjes. Etapa e dytë është, hartimi i tekstit përfundimtar tëkësaj marrëveshje dhe etapa e tretë është, firmosja e marrëveshjes në fjalë.

Atëherëpërse vallë, mesazhi i kësaj negociate të arritur në bazë të kësaj kornize, bëri në botë një jehonë që të lë të kuptohet se, nuk u kuptua ashtu siç duhet?! Cilët ishin ata që u gëzuan, ata që u tërbuan dhe ata që u hidhëruan?!

Pikërishtkëtu e dymbëdhjetë vite më herët, para dhënies së kësaj “deklarate të përbashkët”, ishin të njëjtit njerëz që deri dje, u orvatën ta ndalonin programin bërthamor iranian, duke e shndërruar këtë të fundit në një koflikt ndërkombëtar.

Atëherë përse vallë tani, po të njëjtit njerëzduke dhënë garanci,e njohën zyrtarisht programin bërthamor iranian dhe deklaruanse, nuk përbën më një konflikt ndërkombëtar?!

 

Si U Shndërrua Në Një Konflikt Ndërkombëtar, Programi Bërthamor Iranian,?

Aludimi i Sh.B.A.-së se, organizata e cilësuar si “terrorise” nga kjo e fundit, e quajtur “Muxhahidët e Popullit” po krijonte armë bërthamore në uzinat e qyteti iranian Natanz, u bë arsyetimi i fundit, i cili e shndërroi në një konflikt ndërkombëtar, programin bërthamor iranian.

As fakti i vënies së,të të tëra uzinave nga ana e Iranit, në shërbim tëinspektimit të Agjensisë së Energjisë Bërthamore Ndërkombëtare (IAEA)dhe as mospërpilimi i një raporti të vlefshëm, i cili do të bazohej mbi aludimet e kësaj të fundit, nuk arriti dot qëtë bindte qeverinë amerikane. Sh.B.A.-ja gjatë pushtimit irakian në vitin 2003, kishte shfaqur hapur ambiciet e saj, në shërbim të krijimit të një rendi të ri rajonal.

Nismat për ta shndërruar programin bërthamor iranian, nga inspektimi i Agjensisë së Energjisë Bërthamore Ndërkombëtare (IAEA) në një konflikt ndërkombëtar, u bënë shkas që nisma iraniane të pranohet, pas ndërmjetësimit të Gjermanisë, e cila bashkë meFrancën dhe Anglinëpërbënin Trojkën e BashkimitEuropian.

Kjo ndodhi sepse Gjermania dhe Franca, dolën kundër pushtimit irakian nga ana e Anglisë dhe Sh.B.A.-së. Ka gjasa që, kjo ishte arsyeja që nisma iraniane e lejoi rolin e ndërmjetësit të Gjermanisë, mes dy shteteve të tjera Francës dhe Anglisë, të cilat bashkë përbënin Trojkën e Bashkimit Europian.

Por Trojka e Bashkimit Europian,jo vetëm që nuk luajti rolin e “ndërmjetësit” ashtu siç i takonte, por as nuk veproi si “një palë e tretë” ashtu siç priste nisma iraniane.

Duke u nisur nga fakti se, Trojka e Bashkimit Europian, nuk arriti të krijonte marrëdhënie të duhura politike me Iranin, atëherë Sh.B.A.-ja me cilësinë e “zëvendësueses” së Izraelit nisi negociatat me Teheranin. Menjëherë pas këtyre negociatave edhe Rusia me Kinën u bënë pjesëmarrëse në konfliktin iranian.

Si rrjedhojë, mosmarrëveshja që duhej zgjidhur mes Iranit, qëështënjë anëtar i Agjensisë sëEnergjisë Bërthamore Ndërkombëtare dhe kësaj të fundit, u bë shkas që të shndërrohej në një konflikt ndërkombëtar.

Gjendja u acarua më shumë kur Gjermania, qëështë një anëtare e Trojkës së Bashkimit Europian, mbajti një qëndrim të njëanshmën mbi çështjen e programit bërthamor iranian, kundër pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillt të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.

 

Kërkesat e Drejtuara Ndaj Iranit, Deri Më 2 prill 2015

Shkurtimisht kërkesat e drejtuara ndaj Iranit, nga Grupi i Fuqive të Mëdha Perëndimore, të përbërë nga 5+1 ishin: “Irani lejohej që të ndërtonte çentrale bërthamore në shtete të tjera, por ndalohej rreptësisht që të përvetësonte, prodhimin e lëndëve djegëse të këtyre çentraleve. Pra, Irani duhej të mbyllte uzinat e pasurimit të uraniumit në qytetin Natanz dhe çentralet bërthamore në qytetin e Isfahanit”.

Nuk ka dyshim se, Konventa e Agjensisë së Energjisë Bërthamore Ndërkombëtare (IAEA) e cila, deri më tani asnjë anëtari të saj, nuk ua kishte ndaluar pasurimin e uraniumit, nuk e kishte shprehur qartë kërkesën e saj të vërtetë, ndaj Iranit. Kjo agjensi duke u bazuar në aludimin dhe duke e fshehur synimin e saj të vërtetë, deklaroi se, “Irani po orvatet të krijojë armë bërthamore”.

Pra, shkurtimisht Irani gjatë këtyre dhjetë viteve të fundit, bëri të qartë se, meqë Iraniështë anëtar, i Agjensisë së Energjisë Bërthamore Ndërkombëtare (IAEA), ka vënë në shërbim të inspektimit të kësaj agjensie, të tëra uzinat e tij.

Por kjo e fundit, deri më tani nuk ka përpiluar dhe as ka botuar ndojë raport të vlefshëm, të bazuar në aludimet e saj, se Irani paska krijuar armë bërthamore. Si rrjedhojë Irani, kërkon shfrytëzimin e të tëra të drejtave të tij, që zotëron në këtë agjensi.

Ndërsa Grupi i Fuqive të Mëdha, të përbërë nga 5+1 u kundërpërgjigj shkurtimisht se,ndonëse agjensia nuk ka botuar asnjë raport të vlefshëm, të bazuar në aludimet e saj, nuk do të thotë se Irani nuk do të krijojë armë bërthamore, sepse zotëron teknologjinë e duhur për ta bërë këtë.

Pra, Grupi i Fuqive të Mëdha, nga Irani kërkoi garancinë që nuk do të krijonte, armë bërhamore në të ardhmen.

Grupi i Fuqive të Mëdha Perëndimore, nga Irani nuk kërkoi që të jetë transparent rreth kësaj garancie ose bashkëpunimin iranian me këtë agjensi, por kërkoi mbylljen e të tëra uzinave të tij bërthamore.

Irani në vitin 2004, në bazë të kornizës së marrëveshjes, mbi “garancitë e përbashkëta” me Trojkën e Bashkimit Europian, pezulloi veprimtarinë e uzinave të tij bërthamore, në qytetet Natanz dhe Isfahan.

Irani gjithashtu, zbatoi në mënyrë të vullnetshme Protokollin Shtesë. Por Trojka e Bashkimit Europian, nuk hodhi asnjë hap drejt normalizimit të marrëdhënieve me Iranin. Madje Trojka u orvat që ta mbante Iranin nën trysninë e hapit të tij “në nënyrë të vullnetshme”.

 

Nga Negociatat e Llojit “Nëse Ti Dorëzohesh, Unë Fitoj” Në Negociatat “Fitojmë Bashkë”

Grupi i Fuqive të Mëdha, të përbërë nga 5+1 ishte i fiksuar pas mendimit që synonte se, Irani deri me datën 24 nëntor 2013 duhet t’i mbyllte të tëra uzinat e tij bërthamore.

Për të vënë në jetë këtë synim, Grupi i Fuqive të Mëdha, si mjete të negociatave të tij, përdori kërcënimet ushtarake, virusin Stuxnet, zbatoi sanksionet e Kombeve të Bashkuara, të Sh.B.A.-së dhe atyre të Bashkimit Europian.

Megjitatë Irani nuk u thye, kundër këtyre sanksioneve dhe arriti që ta shtonte në mënyrë të ndjeshmë numrin e centrifugave të tij, nga 164 që ishin në vitin 2003, duke e çuar atë në 50 mijë në vitin 2007. (3)

Këto sanksione nuk arritën që, të ndalonin shtimin e numrit të centrifugave iraniane, duke e çuar atë në 6 mijë në uzinat e qytetit Natanz dhe shtimin e numrit të centrifugave në qytetin Fordo.

Me zgjedhjen si president, në krye të Republikës Islame Iraniane të Hasan Ruhaniut, rinisën negociatat iraniane me Grupin e Fuqive të Mëdha Perëndimore. Presidenti iranian riaktivizoi veprimtarinë e pezulluar në “mënyrë të vullnetshme” në vitin 2004, të uzinave bërthamore në qytetet Natanz dhe Isfahan.

Ai u dhuroi Grupit të Fuqive të mëdha, të përbërë nga 5+1 një mundësi të artë, për të ndryshuar mendimin e tyre nga negociatat e llojit “Nëse ti dorëzohesh, unë fitoj”, në negociatat e llojit “Fitojmë bashkë”.

Më2 prill 2015, falë ndryshimit të mendimit të tyre, nga negociatat e nisura më datë 24 nëntor 2013, u arrit një marrëveshje historike, mbi programin bërthamor iranian.

 

Të Fituarit Nga Arritja e Marrëveshjes

Të dyja palët pjesëmarrëse, në këto negociata si Irani ashtu edhe Sh.B.A.-ja u shprehën të kënaqura nga arritja e marrëveshjes. Ky fakt tregon se, negociatat ishin të llojit “Fitojmë bashkë”. (5)

Arritja e marrëveshjes së 2 prillit 2015, tregon hapur se, para aritjes përfundimtare të marrëveshjes më 30 qershor 2015, në negociatat e këtij lloji, nuk ka më kthim pas, për të gëzuarit, të hidhëruarit dhe të tërbuarit.

Disa e shohin këtë arritje si një marëveshje, e cila i cilëson të dyja palët pjesëmarrëse si të fituara, por disa të tjerë, mund të shohin këtë marrëveshje, e cila i cilëson të dyja palët pjesëmarrëse edhe si humbëse.

Përsa i përket Grupit të Fuqive të Mëdha, i përbërë nga 5+1, themi se doli i humbur nga kjo marrëveshje, sepsenjohu zyrtarisht programit bërthamor iranian, rreth të cilit kishte 10 vite që orvatej ta ndalonte.

Ndërsa përsa i përket Iranit, themi se doli i humbur nga kjo marrëveshje, sepse humbi mundësinë e shfrytëzimit të së drejtave të tij të plota për 10 vite, në Agjensinë e Energjisë Bërthamore Ndërkombëtare (IAEA).

Pas përfundimit të arritjes së kësaj marrëveshjeje, presidenti iranian Hasan Ruhaniu, tërhoqi vëmendjen në një konferencë për shtyp kur deklaroi se: “Disa mendojnë se ne ose duhet të luftojmë kundër botës, ose duhet t’u dorëzohemi Fuqive të Mëdha. Ndërsa ne mendojmë se, të dyja këto udhë janë të gabuara. Ne mendojmë se gjendet edhe një udhë e tretë, ajo e bashkëpunimit me botën”.

“Pala tjetër mendon se, negociatat u arritën falë sanksioneve. Por ata e dinë shumë mirë se, ky pohim i tyre nuk është i vërtetë aspak. Sanksionet e tyre nuk mundësuan negociatat. Ata i zbatuan këto sanksione për dorëzimin tonë. Por kuptuan se, nuk do të dorëzoheshim sepse ishim të bashkuar dhe se do të kishin përballë, një popull luftarak dhe heroik, nisën të thonë se “sanksionet u përdorën pët të arritur negociatat”. Ne zhvilluam negociata me botën, si para ashtu edhe gjatë zbatimit të sanksioneve”. (6)

 

Të Humburit Nga Arritja e Marrëveshjes Dhe Të Dëmtuarit

Nuk më duket shumë e arsyeshme që të debatojkëtu se, cilët janë të fituarit dhe të humburit nga arritja e marrëveshjes. Nuk e di nëse arritja e kësaj marëveshjeje, u arrit nga dorëzimi i njërës palë ose pala tjetër ndryshoi mendim në negociatat e llojit “Fitojmë bashkë”.

Pikërisht për këtë arsyethemi se, Irani doli i humbur nga kjo marrëveshje, sepse humbi mundësinë e shfrytëzimit të së drejtave të tij të plota për 10 vite, në Agjensinë e Energjisë Bërthamore Ndërkombëtare (IAEA).

Ndërsa Grupi i Fuqive të Mëdha Perëndimore, doli i humbur nga kjo marrëveshje, sepse njohu zyrtarisht programit bërthamor iranian, rreth të cilit kishte 10 vite që orvatej ta ndalonte.

Pra, siç duket qartë, nga arritja e kësaj marrëveshjeje nuk ka të fituar të mëdhenj, por ka dy të humbur të mëdhenj dhe shumë të tjerë “të dëmtuar”.

Të humburit e mëdhenj janë Izraeli dhe Mbretëria e Arabisë Saudite.

Të humburit e mëdhenj Izraeli dhe Mbretëria e Arabisë Saudite, sepse ndërsa prisnin rrënimin ushtarak dhe ekonomik iranian, u zhgënjyen shumë nga arritja e marrëveshjes e cila i mundësoi vazhdimin e programit bërthamor iranian dhe heqjen e zbatimit të sanksioneve ekonomike. Kjo ishte arsyeja që Tel Avivi dhe Rijadi u tërbuan jashtë mase.

Të dëmtuarit kryesorë, nga arritja e marrëveshjes janë Rusia, Kina, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Irani kryeson listën e të dëmtuarve, nga arritja e marrëveshjes, sepse nuk zgjodhi një alternative mes Fuqive të Mëdha në njërën anë dhe Rusisë më Kinën në anën tjetër.

Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të jenë të dëmtuar, pas arritjes së kësaj marrëveshje, sepse kanë shpenzuar miliarda dollarë, si mitmarrje në sanksionet e zbatuara në sistemin bankar iranian.

 

 

Burimet e referuara:

(1)   Neshe Idil, Radikal, 4 prill 2015. Gjithçka Mbi Arritjen e Marrëveshjes Iraniane Në Lozanë www.radikal.com.tr/dunya/iranin_lozani_anlasma_hakkinda_her_sey-1328177

(2)   Irna. 2 prill 2015. بیانیه مشترک پایانی مذاکرات هسته ای ایران 1+5 قرائت شد www.irna.ir/fa/News/81557606/

(3)   Lajmi i Lindjes Së Afërt (Y.D.H.) 10 prill 2007. Irani Do Të Ndërtojë Në Natanz 50 Mijë Centrifuga www.ydh.com.tr/haber.php?HID=2837

(4)   Radikal. 9 prill 2008. Irani Do Të Aktivizojë Edhe 6 Mijë Centrifuga www.radikal.com.tr/haber.php?haberno=252537

(5)   BBC Turqisht. 3 prill 2015. Obama: “Arritja e Marrëveshjes Historike Mbi Programin Bërthamor Iranian”  www.bbc.co.uk/turkce/haberler/2015/04/150402_iran_nukleer_muzakere

Lajmet Iraniane (Farsnews). 3 prill 2014. گام دوم توافق هسته‌ای را برداشتیم/فردو با 1000 سانتریفیوژ فعال می‌ماند/رآکتور اراک مدرن‌تر می‌شود/از روز اول توافق همه تحریم‌ها لغو می‌شوند www.farsnews.com/newstext.php?nn=13940114000563

Burimi : Yakın Doğu Haber