A Ishte Një Vendim Arab, Sulmi Kundër Jemenit?

  • None
nga Alptekin Dursunoğlu | Publikuar në Prill 3, 2015, mesnatë

Qoftë i Bekuar Shpëtimii Jemenit Sunnit, Nga Huthitë Shiitë Dhe Pushtimi Iranian!

Lajmi i Lindjes së Afërt (Y.D.H): Ndonëse operacioni i quajtur “Furtuna e Vendosmërisë së Prerë” kundër Jemenit, është një sulmi kryer nga një koalicion i shteteve arabe, nën kryesimin e Arabisë Saudite, ai lind shumë dyshime nga këndvështrimi i aludimeve dhe zbatimi i sulmit.

Sauditët mbi sulmin kundër Jemenit, aludojnë për dy arsyetime,njëri“strategjik”dhe tjetri“juridik”.

Arsyetimi i parë “strategjik” është se, Irani ka pushtuar Jemenindhe se “gjendja e re” e krijuar po kërcënon sigurinë e Arabisë Saudite dhe asaj të Shteteve të Gjirit Persik.

Duke u nisur nga kjo,pas kryerjes së sulmit të sauditëve dhe aleatëve të tyrekundër Jemenit, ku morën edhe kontrollin eNgushticës së Babu’l-Mendebit, duke siguruar kështu 65 % të fitimevetë tregtisë botërore.

Arsyetimi i dytë “juridik”, sqarohet me “Kërkesën e Presidencës Jemenase” duke theksuar “ligjshmërinë” de juro dhe de facto të presidencës jemenase, së ish presidentit Mensur Hadiu.

Por është interesant fakti se, edhe ata që kundërshtojnë sulmin e kryer kundër Jemenit, e bëjnë këtëduke qortuar me argumente kontestuese, të mbështetura mbi arsyetimet të sauditëve.

Duke thënë në arenën politike se: “Mensur Hadiu është marioneta e sauditëve” ata aludojnë se, mund të rrëzojnë me cilësinë aspak juridike të mbështetur në,arsyetimin e tyre “juridik”.

Por, sauditët duke përdorur shprehjen “gjendja e re” e bëjnë jo të vlefshme në kuptimin juridik, aludimin e tyre të mbështetur në arsyetimin “strategjik”.

 

Përse Nuk Është i Vlefshëm, Sulmi Juridik Kundër Jemenit?

Sepse ish presidenti jemenas, Mensur Hadiu e kishte përmbushur detyrën e tij si “president de facto”.

Aventura presidenciale e Mensur Hadiut përmblidhet në këtë mënyrë:

1.Nën ndikimin e trysnive, të Organizatës së Bashkëpunimit të Shteteve të Gjirit Persik, nën kryesimin e Arabisë Saudite përgjatëkryengritjeve të vitit 2011, të së ashtuquajturës “Pranvera Arabe” presidenti i ligjshëm jemenas, Ali Abdullah Salihu dha dorëheqjen dhe në vend të tij u shpall president ndihmësi i tij, Mensur Hadiu.

2.Mensur Hadiu garoi si kandidat i vetëm, në zgjedhjet presidenciale më 21 shkurt 2012. Pasi i fitoi ato, u zgjodh si presidenti i Jemenit, për një përiudhë të përkohshme dy vjeçare. Plani i Organizatës së Shteteve të Gjirit Persik përmbante, hartimin e kushtetutës së re jemenase dhe nisjen e zbatimit të proçeseve të përhershme politike në Jemen, brenda dy viteve.

3. Në Konferencën e Dialogut Kombëtar më 18 mars 2013, Kombet e Bashkuara me mbështetjen e Organizatës së Shteteve të Gjirit Persik dhe me pjesëmarrjen e 565 anëtarëve nga partitë e ndryshme politike, vendosën shtyrjen e mandatit presidencial, të Mensur Hadiut për një periudhë njëvjeçare. (1)

4. Ndonëse e kishte përmbushur mandatin dhe nuk kishte patur asnjështyrje të re të mandatit të tij presidencial që nga muaji mars 2014, Mensur Hadiu bashkë me kabinetin e tij qeveritar dha dorëheqjen pas konfliktitjemenas më 22 janar 2015.

5. Për t’i dhënë fund vakuumit politik në Jemen, pas dorëheqjes së ish presidentit Mensur Hadiu, LëvizjaEnsarullah(Ndihmësit e Allahut)këshilloi,mbledhjen e KëshillitPresidencial. Lëvizja Ensarullah më 6 shkurt 2015, brenda ligjeve të përcaktuara nga kushtetuta, përgatititi kornizën ligjore të Këshillit Presidencial që do të drejtonte kuvendin jemenas. (2) Përfaqësuesi i Veçantë i Kombeve të Bashkuara në Jemen, Xhemal ibn Umeri më 20 shkurt 2015 deklaroi se, ishte arritur marrëveshja mes Lëvizjes Ensarullah dhe partive të tjera politike. (3)

6. Ish presidenti jemenas, Mensur Hadiu të cilit i kishte mbaruar mandati presidencial në vitin 2014 dhe i cili kishte dhënë dorëheqjen më 22 janar 2015, u shpërngul nga kryeqyteti Sana’a në qytetit e Adenit më 20 shkurt 2015, ku dhe revokoi dorëheqjen e tij më 25 shkurt 2015. (5)

Pra, arsyetimi “juridik” i sulmit kundër Jemenit të koalicionit të shteteve arabe, nën kryesimin e Arabisë Saudite, mbështetet në “ligjshmërinë” e “Kërkesën e Presidencës Jemenase”.

 

Argumentët Objektivë, të Arsyetimeve Strategjike të Sulmit

Organizata e Bashkëpunimit të Shteteve të Gjirit Persik, nën kryesinë e Arabisë Saudite, e cila ka drejtuar të tëra proçeset politike në Jemen që nga “Revolucioni i Vitit 2011” që, përfundoi me dorëheqjen e ish presidentit të ligjshëm jemenas Ali Abdullah Salihu. Organizata e Bashkëpunimit të Shteteve të Gjirit Persik, nën kryesinë e Arabisë Saudite, mbështeten në këta arsyetime strategjike,të renditura në formate shtjelluara si“Siguria e Tregtisë së Shteteve të Gjirit Persik dhe Asaj Botërore”dhe “ Pushtimi Iranian”.

1. Jemeni dhe Irani nënshkruan marrëveshjen në fushën e transportit ajror, pasi Lëvizja Ensarullah më 6 shkurt 2015 përgatiti kornizën ligjore të përcaktuar nga kushtetuta jemenase.Më në fund, pas shumë vitesh filluan fluturimet e drejtpërdrejta mes Jemenit dhe Iranit. (6)

2. Si huthitëashtu edhe iranianët janë shiitë dhe kanë lidhje të afërta, me njëri-tjetrin.

3. Ngushtica e Babu’l-Mendebit, ka një rëndësi strategjike nga këndvështrimi i tregtisë botërore.

Në fakt, këta argumentë janë aq të qartë dhe objektivë sa janë të vërteta të padiskutueshme, por aludimet e mbështetura mbi këto të vërteta janë shumë të diskutueshme.

Për herë të parë pas shumë vitesh, Irani nisi fluturimet e drejtpërdrejta për në Sana’a. Tani marrim shembull,thirrjen e bërë të presidentit turk Erdoan,drejtuar Iranit kur tha: “Tërhiqu nga Jemeni!”(7) Atëherë lind pyetja, a mos vallë Irani po ua merr Jemenin nga kontrolli Turqisë, e cila kryen fluturime ditore të rregullta si në Sana’a dhe në Aden?!

Nëse partneriteti medh’hebist do të cilësohej, si një arsye e mjaftueshme për krijimin e aleancave,atëherëpërse Irani nuk krijon aleancë, por përjeton shqetësime nga Azerbajxhani shiit, i cili është aleat i Izraelitndonëse i përket medh’hebit të njëjtë? Ne këtu kemi lënë mënjanë të vërtetën, rreth degëve të ndryshme të Shiizmit.

Nëse shqetësimet jemenase, do të buronin nga kundërshtimet mes medh’hebeve, atëherë përse ish presidentiMensur Hadiu, ndonëse i përket medh’hebit sunni të njëjtë me atë të shumicës, kërkon copëtimin e Jemenit në gjashtë pjesë?Atëherë përse pakica e përbërë nga huthitë shiitë, këmbëngulin për të kundërtën?!

Nëse shqetësimet jemenase, do të buronin nga kundërshtimet mes medh’hebeve, ndërsa huthitë shiitë duan të krijojnë një shtet shiit jemenas, atëherë përse Lëvizja Ensarullah kërkon vazhdimisht zbatimin e Marrëveshjes për Pjesëmarrje në Paqen Publike?! Atëherë, përse Lëvizja Ensarullah më 7 nëntor 2014, bëri flijime për jemenasit jugorë sunnitë, duke u dorëzuar atyre ministritë që u përkisnin, në kabinetin e qeverisë Buhah?!

Të tërë ne e dimë se, Lëvizja Ensarullah bashkëpunon vetëm me milicët e Partisë së Udhëzimit, ndërsa ish presidenti jemenas Mensur Hadiu bashkëpunon vetëm me El-Kaiden (Al-Kaeda) dhe me ISIS-in. Por natyrshëm lindin pyetjet sea mos vallë, i përfaqëson Lëvizja Ensarullah, shiitët jemenas? A mos vallë, Ihuanu’l-Muslimini, El-Kaideja dhe ISIS-i i përfaqësojnë sunnitët jemenas? Vallë a mund të akuzohen se janë bërë shiitë, jemenasit aleatë sunnitë të Lëvizjes Ensarullah?!

 

Nuk Ishte Një Vendim Arab, Sulmi Kundër Jemenit!

Ushtria izraelite bombardoi dy herë kohërat e fundit, Rripine Gazës. Një herë e bombardoi për 22 ditë, ndërsa herën tjetër për 51 ditë, në të cilat arabët nuk ishin në gjendje të bashkoheshin dhe dështuan të bëheshin një grusht i vetëm. Por tani, çfarë ndodhi papritur? Arabët e shpërndarë u bashkuan njëherazi në dy raste, sikur të ishin Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, ata morën nisma, ata morën vendime, të cilat i zbatuan.

Rasti i parë ishte në vitin 2011 në çështjen siriane, ndërsa tani është rasti i dytë në çështjen jemenase. Sepse në të dyja rastet, bëhej fjalë për përzierjen e mendjeve të ndritura, të arenës ndërkombëtare dhe rajonale.

Këtë dukuri e vërteton fakti se, palët që mbështetën luftën kundër Sirisë, janë pothuajse të njëjtat palë që, mbështesin edhe luftën kundër Jemenit.

Sulmi kundër Jemenit, nuk buron vetëm nga vendimi që, Arabia Saudite ndihej e shqetësuar.

Nëse do të ishte ashtu, atëherë do të kishte ndodhur ashtu siç deklaroi, Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut Sejjid Hasan Nasrullahu: “Arabia Saudite e cila ndihej e shqetësuar, nga revolucionet tuniziane dhe egjiptiane të vitit 2011, duhet të krijonte një koalicion ushtarak, për të ndërhyrë në këto shtete arabe”.

Arabia Saudite, dukej se kishte përgatiur të tërë terrenin e duhur, për të krijuar një koalicion ushtarak dhe për të ndërhyrë në shtete arabe të Tunizisë dhe të Egjiptit, pas rrëzimit dhe strehimit të ish presidentit “të ligjshëm” tunizian ibn Aliut dhe atij egjiptian Husni Mubarekut,në Arabinë Saudite. Po atëherë, përse kjo e fundit nuk e veproi një gjë të tillë, kur i kishte të tëra mundësitë?!

Tezës se, sulmi kundër Jemenit, nuk ishte një vendim arab, e fuqizon argumenti më i rëndësishëm se, njëri nga asyetimet e Arabisë Saudite ishte siguria e Ngushticës së Babu’l-Mendebit.

 

Sulmi Kundër Jemenit, u Planifikua Nga Izraeli, u Realizua Nga Arabia Saudite Dhe u Miratua Nga Sh.B.A.-ja

Shkrimtari izraelit Ron Ben Jishai (8) na tërheq vëmendjen, kur akuzon Sh.B.A.-në se e ka lënë mënjanë çështjen jemenase, sepse ishte tepër e zënë me Iranian rreth negociatave të programit bërthamor dhe na tërheq vëmendjen rreth sulmit të kryer të Arabisë Saudite, kundër Jemenit.

Nga shkrimet e shkrimtarit izraelit, mund të kuptojmë se, ata nuk përmbajnë vetëm një koment politik, por mund të kuptojmë edhe nga deklaratat zyrtare të Sh.B.A.-së, në të cilat duket qartë se, Arabia Saudite e kishte fshehur nga Sh.B.A.-ja, deri në minutën e fundit, sulmin që do të kryente kundër Jemenit.

Në gazetën arabeme seli botimi në Londër, të quajtur “A’rab” (Arabët) të financuar nga sauditët, shkruan se, Arabia Saudite e kishte fshehur nga Sh.B.A.-ja, nisjen e sulmit që do të kryente kundër Jemenit. Kur Komandant Gjeneral Lloyd Austinit, të Forcave Qendrore Amerikane (CENTCOM) iu shtrua pyetja se: “Kur u lajmëruan saktësisht forcat amerikane, sulmin kundër Jemenit?” ai u përgjigj se: “Pas një kohe të shkurtër, pas nisjes drejtpërdrejt të sulmit”. (9)

Sulmi kundër Jemenit, në aparencë mund të duket si një vendim arab, por siç duket u përkasin izraelitëve mendjat e ndritura, të cilat luajtën rol në këtë sulm. Izraelitët ishin ata që me sa shihet paskan humbur shpresat nga Sh.B.A.-ja që qenka tepër e zënë me Iranin, rreth negociatave të programit bërthamor. Gjithashtu sërish izraelitët qenkan të shqetësuar në kulm nga Lëvizja Ensarullah, e cila paska marrë nën kontroll Ngushticën e Babu’l-Mendebit.

Nga analizat e bëra në shtypin izraelit, për sa i përket rëndësisë strategjike, të sulmit të kryer kundër Jemenit,   duke nisur që nga mënyra e lajmërimit të ushtrisë dhe qeverisë amerikane, mund të kuptohet qartë se, izraelitët jo vetëm që u kanë dhënë mend sauditëve rreth sulmit, por u kanë dhënë edhe miratimin e Uashingtonit, këtyre të fundëve.

Qoftë i Bekuar Shpëtimi i Jemenit Sunnit, nga Huthitë Shiitë dhe Pushtimi Iranian!

Burimet e referuara:

(1)   Buletini i Botës. 28 janar 2014. U Krijua Në Jemen Këshilli, Për Kalimin Në Sistemin Federalwww.dunyabulteni.net/haberler/287783/yemende-federal-sisteme-gecis-icin-kurul-olusturuldu

(2)   L.L.A. 6 shkurt 2015. Huthiu: Jemeni Nuk Duhet Të Shkojë Kurban i Politikave Të Papërgjegjshme

www.ydh.com.tr/HD13641_husi--yemen-sorumsuz-politikalara-kurban-edilmemeli.html

(3)   L.L.A. 20 shkurt 2015. U Arrit Në Jemen, Marrëveshja Rreth Çëshjtes së Qeverisë www.ydh.com.tr/HD13669_yemende-hukmet-konusunda-anlasma-saglandi.html

(4)   L.L.A. 20 shkurt 2015. Mensur Hadiu, Përgatitet të Revokojë Dorëheqjen www.ydh.com.tr/HD13671_mansur-hadi-istifasini-geri-almaya-hazirlaniyor.html

(5)   Lajmet Turke. 25 shkurt 2015. Ish Presidenti Jemenas Revokoi Dorëheqjen www.haberturk.com/dunya/haber/1047010-hadi-istifasini-geri-cekti

(6)   L.L.A. 1 mars 2015. Një Fillim i Ri Mes Iranit dhe Jemenit

www.ydh.com.tr/HD13690_iranla-yemen-arasinda-bir-ilk.html

(7)   Gazeta Liria. 27 mars 2015. Reagimi i Presidentit Erdoan Ndaj Iranit.  www.hurriyet.com.tr/dunya/28567605.asp

(8)   Ron Ben Jishai, Jediot Ahronot. 26 mars 2015. Amerika Hodhi Bombën në Jemenwww.ynetnews.com/articles/0,7340,L-4641278,00.html për shkrimin në turqisht shihniwww.ydh.com.tr/HD13759_israil-basinindan-yemende-suudilere-tam-destek.html

(9)   Gazeta “A’rab” (Arabët). 27 mars 2015 السعودية تتحرك بحزم لصد محاولات التوسع الايراني في المنطقةa  www.alarab.co.uk/?id=48527



Burimi : Yakın Doğu Haber