OKB-ja paralajmëron për rrëmbime masive të fëmijëve nga tekfiristët

  • None
Publikuar në Prill 3, 2015, mesnatë

Fëmijët e rrëmbyer nga grupet militante tekfiriste të tilla si Boko Haram dhe ISIL janë në rritje në pjesë të ndryshme të globit.

Leila Zerrougui, përfaqësuese e posaçme e OKB-së për fëmijët dhe konfliktet e armatosura, i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së (KSKB) të mërkurën se praktika tani është kthyer në një taktikë e përdorur sistematikisht për të shtypur dhe terrorizuar komunitetet.

Rrëmbimet masive të grave dhe fëmijëve janë duke u bërë një taktikë e luftës e përdorur sistematikisht për të terrorizuar, të shtypur dhe të poshtërojë komunitete të tëra, tha Leila Zerrougui

Ajo gjithashtu i bëri thirrje këshillit 15-anëtarësh për të forcuar masat për mbrojtjen e fëmijëve në konflikt dhe të ndëshkojnë me sanksione grupet militante që synojnë fëmijët.

Ambasadori francez, Francois Delattre, i cili kryeson këshillin këtë muaj, sugjeroi se autorët e rrëmbimeve të vendosen në një listë të zezë të OKB-së si shkelësit e të drejtave të fëmijëve.

Duke folur në Këshillin e OKB-së, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Mun theksoi se agjencitë e OKB-së janë konfrontuar gjithnjë e më shumë për rastet e rrëmbimeve të fëmijëve.

Vërejtjet vijnë midis raporteve të rrëmbime masive të freskëta në qytetin verilindor nigerian të Damasak në shtetin Borno.

Burimet lokale në qytetin Damasak në shtetin Borno thonë se rreth 500 fëmijë të moshës 11-të vjeçare dhe më të rinj janë marrë nga militantët tekfiristë  kur ata ikën nga zona.

Damasak ndodhet pranë kufirit me Nigerinë.

Me ndihmën e ushtarëve nga Çadi dhe Nigeria, forcat nigeriane çliruar qytetin në fillim të këtij muaji. Damasaku ka qenë nën kontrollin e militantëve për katër muaj.

Mike Omeri, zëdhënësi nigerian për luftën kundër Boko Haramit, ka thënë se pengjet janë duke u përdorur si mburoja njerëzore.

Boko Harami nxitoi tek shkollat fillore, ata morën fëmijët dhe të rriturit që ata janë duke përdorur si mburojë për të mbrojtur veten,”  tha Omeri të martën.

Prillin e kaluar, militantët rrëmbyen mbi 200 nxënëse të shkollës në qytetin Chibok, për këtë veprim patën kritika globale.

Grupi  tekfirist, i cili është duke bërë kërdi në Nigeri gjatë gjashtë viteve të fundit, u betua kohët e fundit për besnikëri ndaj terroristëve të ISIL-it që veprojnë në Irak dhe Siri.

Ndërkohë, hetuesit e OKB-së për të drejtat e njeriut në kohën e  fundit kanë thënë ISIL i ka shitur gratë dhe vajzat e pakicës izadi - kurde të Irakut si skllave pas rrëmbimit të tyre.

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) e ka përshkruar vitin 2014 si një vit shkatërrues për fëmijët. Sipas Agjencisë për Fëmijë të OKB-së, deri në 15 milionë fëmijë janë të prekur thellë nga luftërat në Republikën e Afrikës Qendrore, Irak, Sudanin e Jugut, në territoret e pushtuara të Palestines, Siri dhe Ukrainë.



Burimi : Press TV