Një përmbledhje e shkurtër rreth kryengritjes siriane në vitin e saj të pestë

  • None
nga Alptekin Dursunoğlu | Publikuar në Mars 20, 2015, 1 a.m.

Deklarata e kryetarit të CIA-s Xhon Brennan: “Ne nuk duam rrëzimin e regjimit në Siri” u bë shpallja publike e dhënies fund e luftës për pushtet në Siri.(1)

Deklarata ekryetarit të CIA-s Xhon Brenan: “Ne nuk duam rrëzimin e regjimit në Siri” u bë shpallja publike e dhënies fund e luftës për pushtet në Siri.

Kjo deklaratëbart një rëndësi të madhe nga këndvështrimi, se si do të ndryshojë politika e luftës për pushtet e cila çoi në një disfatë katër vjeçare Sh.B.A.-në dhe “Miqtë e Saj”.

Uashingoni i cili i bëri thirrje për tërheqje presidentit sirianmë 18 gusht 2011, u detyrua të pranonte më 14 mars 2015 se e vërteta e faktorit të disfatës, se nuk donte “një ndryshim regjimi” ishte kaq i thjeshtë dhe objektiv.

Jemi në pragun e hyrjes së vitit të pestë të krizës siriane, kryengritjet janë kthyer në luftë civile, ndërsa aleatët ndërkombëtarë dhe rajonalë të kryengritësve mbajnë qëndrime të ndryshme. Megjithatë qeveria siriane vazhdon të ruajë integritetin e saj, ndërsa aleatët ndërkombëtarë dhe rajonalë vazhdojnë të jenë pranë Sirisë me lëvizje të koordinuara.

Mallkimi i regjimit

Kriza siriane që zuri fill nga ndikimi i kryengritjeve, të së ashtuquajturës “Pranvera Arabe” në këtë shtet, është pranuar gjërësisht se ndodhi si rrjedhojë e “regjimit”.

Nisur nga kjo, në Siri në vend të konceptit “shtet”, përdoret fjala “regjim”. Madje edhe në Arabinë Saudite e cila bart emrin e familjes Mbretërore, përdoret fjala “qeveri”, ndërsa në Siri përdoret fjala “regjim”.

Në çdo shtet ka ushtri, ndërsa në Siri ka “regjimpushtetesh”. Në çdo shtet, ai i cili përdor armë kundër qeverisë dhe popullit cilësohet si “terrorist” ndërsa në Siri cilësohet si “opozitë e armatosur kundër regjimit”.

Dihet se Siria nuk bën ndonjë përjashtim nga shtetet e tjera të rajonit, në të cilat mbretërit, princërit, ose presidentët ose janë rrëzuar nga grushtet e shtetit ose janë ndërruar kur kanë vdekur.

Ashtu siç ka të drejtë secili nga ne edhe populli sirian ka të drejtë, në pjesëmarrjen e të tëra shtresave të tij, në mënyrë të barabartë dhe të drejtë në udhëheqje, nëlirinë e shprehjes së mendimit ose të jetesës sipasbesimeve fetare dhe të sundimit të shtetit ligjor, pa vuajtur shtypjen e shërbimit të fshehtë.

Duke vënë theksin në mbështetjen e“regjimit” ky pohim,në kundërshtim me ndjenjën e drejtësisë, del se sa i qartë ështëmanipulimi i masave të gjëra popullore, të cilat zotërojnë një mendim analitik shumë të dobët.

Kronologjia e Ngjarjeve Siriane të Vitit 2011

Supozohet se kryengritja siriane nisi në qytetin Dera më 18 mars 2011 me kërkesat për ndryshim të shoqërisë civile, por “regjimi” “shtypi me dhunë kërkesat për ndryshim të shoqërisë civile, më pas populli filloi kryengritjen e armatosur për të mbrojtur vetveten”. 

Por ky supozim bëhet më i vëshirë për t’u besuar, sidomos kur Sh.B.A.-ja de fakto pati si qëllim “revolucionin” në kronologjinë e shkurtër të proçesit më 18 gusht 2011, kur i bëri thirrje për tërheqje presidentitsirian.

21 mars 2011: Presidenti sirianBeshar Esadi pezulloi nga detyra guvernatorin e qytetit Dera. Ai sqaroi se nisi proçesin reformues me bazë të gjërë, ku u lanë të lirë 260 të burgosur politikë. Më 29 mars 2011 qeveria e Naxhi Itriut dha dorëheqjen.

7 prill 2011: Një nga kryetarët e organizatës opozitaretë quajtur Komiteti i Koordinimit Kombëtar,   Hejthem Menna Menari sqaroi se kishte marrë propozim për ndihmesë të armatosur nga dy rrugë, por se e kishte refuzuar këtë kërkesë. Më 8 prill 2011 në qytetin Dera u vranë nëntëmbëdhjetë policë, ndërsa më 11 prill nëqytetin Banja u vranë 9 ushtarë.

29 prill 2011: Edhe pse Siria nuk kishte shfaqur asnjë manifestim sado të vogël në kufirin më të afërt me Turqinë, një grup sirian rreth 250 vetash duke mbajtur flamuj turq në duar dhe duke hedhur sllogane në turqisht si: “Ne duam të jetojmë si turqit, ne duam demokraci” kaluan pikën kufitare turke të Jajlladasë. Turqia nisi ndërtimin e kampeve të refugjatëve për shkak tëkrizës humanitare.

1 maj 2011: Presidenti i Sirisë Beshar Esadi shpalli amnisti të përgjithshme. Më 2 maj 2011, kryeministri turk Erdoan paralajmëroi se do ta çonte problemin sirian, në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara dhe se në këtë rast Turqia do të vepronte bashkërisht më bashkësinë ndërkombëtare.

18 maj 2011: Ambasadori amerikan në Ankara Frensis Riçardone, kërkoi takim urgjent me kryeministrin turk Erdoan, ku theksoi se Beshar Esadi po lëviz shumë ngadalë në proçesin e reformave dhe tha se “duhet të përdorim një gjuhë të përbashkët kundër Esadit dhe duhet t’i bashkërendojmëmesazhet tona”. Pra, kështu nisi proçesi i organizmit të opozitarëve sirianëtë shpërndarë në emigrim, të cilët u mblodhën në Antalja të Turqisë më 31 maj 2011.

1 qershor 2011: Presidenti i Sirisë Beshar Esadi mblodhi një Këshill për Dialog Kombëtar.U hartua ligji për zgjedhjet e reja. Opozitarët sirianë të mbledhur në Antalja të Turqisë, sqaruan se nuk e pranonin vendimin për amnistinë e përgjithshme dhe se këmbëngulnin në kërkesat e tyre për ndryshimin e regjimit. Më 6 qershor 2011 në qytezën kufitare me Turqinë, në Xhisr Shugur grupe të armatosura vranë njëqind e njëzet roje sigurie siriane. Opozitarët sirianë thanë se përgjegjësi i kësaj masakre ishte regjimi. Në të njëjtën ditë, ministri i mbrojtjes izraelit Ehud Barak tha se Beshar Esadi e kishte humbur besueshmërinë në sytë e popullit.

4 korrik 2011: Një nga anëtarët më aktivë të lobit izraelit në Francë, Bernard Henri Levi mblodhi opozitarët sirianë në një konferencë në Paris. Në mbledhje mori pjesë edhe anëtari i Lëvizjes së Vëllezërve Muslimanë, Milhem Derrubiu. Më 28 korrik 2011 dezertori nga ushtria siriane dhe i arratisuri në Turqi, koloneli Rijad Esadi, bashkë me  ushtarët e tjerët dezertorë sirianë, krijoi Ushtrinë e Lirë Siriane.

5 gusht 2011: Ministrja e jashtme amerikane Hilari Klinton, tha se regjimi ishte përgjegjësi i masakrës ku u vranë dy mijë sirianë.

6 gusht 2011: Kryeministri turk Erdoan, tha se i cilëson si çështje të brendshme të Turqisë ato që po ndodhin në Siri. 7 gusht 2011, Ministrja e jashtme amerikane Hilari Klinton duke i telefonuar, ministrit të jashtëm turk Ahmet Dautollu, i përcolli mesazhin: “duhet të jemi të njëzëri rreth mesazhit që do t’i jepni Damaskut, sepse është shumë i rëndësishëm bashkërendimi i lëvizjeve tona me bashkësinë ndërkombëtare”.

8 gusht 2011: U takuan përfaqësuesi i veçantë për Lindjen e Mesme, i Barak Obamës, Fred Hof me ambasadorin amerikan në Ankara Frensis Riçardone dhe me kryekëshilltarin e kryeministrit turk Ibrahim Kallën. Ky i fundit tha: “Duhet të presim deklaratën që do të bëjëministri i jashtëm turk Dautollu, më 9 gusht dhe pas kësaj deklarate mund të përcaktojmë një itinerar të ri”.

9 gusht 2011: Ministri i jashtëm turk Dautollu, kreu një vizitë në Siri, të ndjekur me shumë vëmendje nga Sh.B.A.-ja dhe Europa. Pas kësaj vizite dështimi tëministrit të jashtëm turk Dautollu, mori fundmarrëdhënia dypalëshe për depërtimin turk në Siri.

18 gusht 2011: Presidenti amerikan Barak Obama, i bëri thirrje presidentit sirian Beshar Esad për të dhënë dorëheqjen.

Revolucioni “i Miqve” dhe Lufta Civile Siriane

Refuzimi i i kushteve të shtruara nga ana eTurqisë, i Sirisë si dhe dështimii një revolucioni të tipit tunizian ose egjiptian nga 18 marsi deri më 18 gusht 2011,i dha shtysë Sh.B.A.-së dhe aleatëve të saj, të ingranonin instrumentë të rinj për krijimin e “Një Revolucioni Sirian”.

15 shtator 2011: Me nismën e Sh.B.A.-së, Francës, Katarit dhe Turqisë në Stamboll, u krijua një organizatë opozitare e quajtur KëshilliKombëtarSirian. Aty u bë e qartë se kjo organizatë do të udhëhiqte Revolucionin Sirian, njëlloj ashtu siç udhëhoqi Revolucionin Libian, Këshilli Kalimtar Kombëtar Libian.

2 nëntor 2011: Lidhja Arabe, tha se qeveria siriane kishte pranuar planin e paqes së hartuar nga ajo. Më 4 nëntor 2011, ministria e brendshme siriane, shpalli amnisti të përgjithshme për secilin që nuk ka kishte krime dhe lë armët. Më 6 nëntor 2011, Përfaqësuesja e Ministrisë së Jashtme amerikane, Viktoria Nuland, kërkoi lënien e armëve nga opozitarët sirianë.

12 nëntor 2011: Lidhja Arabe, nën kryesinë e Kataritpezulloi anëtarësinë e Sirisë. Lidhja Arabe i propozoi Beshar Esadit, një modeltë ngjashëm me atë të modelit jemenas, ku ai do të tërhiqej dhe do t’ia dorëzonte ndimësit të tij, të tërë autoritetet e tij presidenciale, por Damasku e refuzoi këtë propozim.

4 shkurt 2012: Lidhja Arabe dhe partnerët europianë, paraqitën njëdraft për të ndërhyrë në Siri, në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuarame justifikimin e “mbrojtjes sëcivilëve”, por Rusia dhe Kina i vunë veton këtij drafti.Kjo u bë shkas që më 24 shkurt 2012, u krijua Grupi i Miqve të Sirisë, një platformë ndërkombëtare jashtë Kombeve të Bashkuara, për të ndërhyrë ushtarakisht në Siri një metodë kjo e ngjashme me atë që përdori Sh.B.A.-ja kur pushtoi Irakun më 2003. 

9 prill 2012: Turqia vuri në zbatim planin Anan, i cili propozonte një zgjidhje politike në Siri, ku do të hynte në fuqi më 10 prill 2012. Nga kundërshtimi i armatosjes së opozitarëve sirianë nga Sh.B.A.-ja dhe Turqia si dhe nën trysninë e aleatëve arabë, duke filluar nga muaji maj, opozitarët sirianë u koordinuan që të armatoseshin nëpërmjet Turqisë.

Lufta për Pushtet Doli nga Kontrolli

18 korrik 2012: Grupi i Miqve, filloi Luftën për Pushtet. Pas sulmit me bombë, i cili kishte për synim ndërtesën e sigurisë kombëtare, duke përfshirë edhe ministrinë e mbrojtjes, në Damasku vranë të tërëautoritetet siriane të nivelit më të lartë dhe grupet e armatosura sulmuan qendrat e qyteteve me në krye Damaskun dhe Halibin (Alepon).

11 nëntor 2012: Sh.B.A.-ja duke mos arritur ndonjë rezultat, nga lufta e nisur në korrik, i organizoi nga e para grupet opozitare dhe formoi në Katar, grupin e quajtur KoalicioniKombëtarSirian. Më 7 dhjetor 2012 ushtarët e këtij grupi, duke marrë përsipër komandën anësore, krijuan Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë së Lirë Siriane.

15 shtator 2012: Sh.B.A.-ja megjithëse dënoi qeverinë siriane,përdorimin e armëve kimike në qytetin sirian të Gutës Lindore, kur vuri re se ishte gati t’i shuheshin shpresat e revolucionit nga ndërhyrja ushtarake, në çastin e fundit filloi luftën civile me grupet e armatosura siriane.

Grupi i Miqve, i cili mbështeste Ushtrinë e Lirë Siriane duke e quajtur atë “të butë”, nuk mori masat e duhura kundër grupeve xhihadiste dhe duke i lënë atyre hapësirë veprimi, këto grupe të cilësuara terroriste si ISIS (Shteti Islamik i Irakut dhe i Sirisë) dhe Nusra (Ndihma) dolën më të fuqizuara nga lufta civile.

11 qeshor 2014: ISIS-i, i cili kishte në zotërim që nga viti 2013 qytetin sirian Raka, pushtoi edhe qytetet irakiane Musul dhe Tikrit. ISIS-i i cili kishte shpallur më 30 qershor 2013 Hilafetin (Shtetin Islamik) më 5 gusht 2013 përparoi drejt Erbilit dhe nisi të kërcënonte Jordaninë dhe Arabinë Saudite.

12 shtator 2014: Grupet e armatosura në Siri, erdhën duke u radikalizuar aq shumë, sa të vinin në rrezik kërcënimin ndaj Sh.B.A.-së dhe aleatëve të saj, në kundërpërgjigje të kësaj situate, Grupi i Miqve u kthye në një Koalicion Ndërkombëtar kundër ISIS-it.

Shpallja Publike e Dhënies Fund e Luftës për Pushtet

Hapat e hedhur para vitit 2011, në Egjipt në vitin 2013, në Tunizi në vitin 2014, ndonëse në plan të parë mund të duken si një epos suksesi nga këndvështrimi i Sh.B.A.-së dhe Arabisë Saudite, ato që ndodhën më pas në Libi, Jemen, Siri dhe Irak janë histori të mirëfillta dështimi.

Në intervistën e dhënë sot më 14 mars 2011 në CBS, kryetari i CIA-s Xhon Brenan dhe sekretari amerikan i shtetit Xhon Kerri thanë: “Më në fund Kombet e Bashkuara, do të ulen në tryezën e bisedimeve me qeverinë siriane”, kjo deklaratë mund të cilësohet si një shpallja publike e dhënies fund luftës për pushtet.

Kjo deklaratë bart një rëndësi të madhe nga këndvështrimi, njëlloj siç u cek edhe në fillim të shkrimit, se si politika e luftës për pushtet e cila përfundoi në disfatë, do të mundësojë “një dalje me nder”.

Sh.B.A.-ja e cila më 18 gusht 2011 tha se “Regjimi i Damaskut, duhet të ndryshojë”, në Konferencën e Parë të Gjenevës më 2012 dhe në Konferencën e Dytë të Gjenevës më 2014, pengoi orvatjet për një zgjidhje politike duke shtruar kushtin se “fillimisht duhet të largohet Esadi” dhe shpalli publikishtndryshimin e politikës së saj,  nga ajo e djeshmja duke nisur kështu një perspektivë të re, e cila i jep përparësi zgjidhjes siriane.

Programi i përbashkët amerikano-turk “stërvit-pajis” nuk është në kundërshtim me këtë shpallje, sipas këndvështrimi amerikan, sepse Uashingtoni ndryshe nga pritjet e Ankarasë, nuk e mban të fshehtë që me anë të këtij programi ka për synim goditjen e grupeve terroriste dhe jo të Damaskut.

Nisur nga kjo, nëse Ankaraja ende mendon se mund ta mbajë si një as nën mëngë, kundër luftëspërpushtet të Sh.B.A.-së programin “stërvit-pajis” është duke gabuar rëndë.

Sh.B.A.-ja në vitin 2013, i hoqi të drejtën e votës Katarit, i cili ishte një nga kryesuesit e luftës për pushtet në Siri. Një tjetër përkrahëse e flaktë e kësaj lufte Arabia Saudite, tanimë është e përshirë nga frikëra më të mëdha se vetë Damasku.

Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Botimeve të gazetës saudite, Ra’ju’l-Jeum (Këndvështrimi i Sotëm) Abdulbari Atuanit, 92 % e rinisë saudite ndiejnë simpati për ISIS-in.

Rijadi zyrtar, ashtu siç i frikësohet Damaskut dhe aleatit të tij më të madh Teheranit, i frikësohet edhe Ihuanu’l-Musliminivë (Vëllezërve Muslimanë) dhe ISIS-it(Shtetit Islamik të Irakut dhe të Sirisë) Ndërsa në Jemen ashtu siç i frikësohet Husijve, i frikësohet edhe El-Kaides (Al-Kaedës) që lufton kundër tyre. 

Pikërisht për shkak të këtyre frikërave, Arabia Saudite e cila nuk e mban më të fshehtë as afrimin me Izraelin, nuk ka më fuqi që të rikthejë mundësinë e Sh.B.A.-së në luftën për pushtet.

Me shpalljen publike të Sh.B.A.-së së dhënies fund luftës për pushtet, nuk do të thotë se kjo luftë do të mbarojë menjëherë.

Aktualisht duket i paqartë mendimi se si Sh.B.A.-ja do të mundësojë “një dalje me nder” nga kjo gjendje, por është mëse e dukshme se kjo gjendje, do të krijojë një ndikim mbi grupet e armatosura siriane, të cilët duke lënë armët,do të duan të marrin pjesë në proçesin e negociatave kombëtare. (2)

(1)   Al Jazeera Turke. 14 mars 2015. Sh.B.A.-ja nuk do rrëzimin e regjimit në Siri. http://www.aljazeera.com.tr/haber/abd-suriye-rejiminin-yikilmasini-istemiyor

(2)   Fusnotat që kanë të bëjnë me kronologjinë, nuk u shkruajtën për shkak se zënë vëllim tw madh në shkrim. Rreth zhvillimeve tw lartpwrmendura mund t’i lexoni sipas burimit të tyre, në veprën tonë me titull: “Lufta për Pushtet në Siri”.

 



Burimi : Yakın Doğu Haber