Pesëdhjetë vjet luftra imperialiste: Neoliberalizmi global dhe gara e Amerikës për sundimin e botës

  • None
nga James Petras | Publikuar në Mars 6, 2015, 1 a.m.

Gjatë 50 viteve të fundit SHBA-të dhe fuqitë europiane janë angazhuar në luftra imperialiste të panumërta në të gjithë botën. Gara për supremaci botërore ka qënë pjesë e retorikës së “lidershipit botëror”. Pasojat për popujt e shënjestruar kanë qënë shkatërruese. Luftrat më të mëdha, më të shumta dhe më të gjata janë kryer nga Shtetet e Bashkuara. Presidentët nga të dyja palët kanë drejtuar dhe kryesuar këtë përpjekje për pushtet botëror. Ideologjia që ka frymëzuar imperializmin varion nga “anti-komunizmi” në të kaluarën te “anti-terrorizmi” sot.

Gara e Uashingtonit për sundimin e botës ka përdorur dhe kombinuar shumë forma lufte, pushtimet ushtarake; me ushtri mercenare dhe grushte shteti; duke finacuar parti politike, OJQ dhe turma në rrugë për të përmbysuar qeveri të rregullta. Forcat shtytëse në një shtet imperialist, pas kërkesës për sundim botëror, variojnësipas vendndodhjes gjeografike dhe përbërjes socio-ekonomike të vendit të synuar.

Nga një analizë e ngrehinës imperialiste amerikane duket qartë se gjatë gjysëm shekullit të fundit ka një rënie relative të interesit ekonomik dhe një rritje të interesit politiko-ushtarak. Pjesërisht kjo ka ndodhur për shkak të rënies së regjimeve kolektiviste (si Bashkimi Sovjetik dhe Europa Lindore) dhe konvertimit të regjimeve të Kinës dhe të të majtëve të Azisë, Afrikës dhe Amerikës Latine në regjime kapitaliste. Rënia e forcës ekonimike si një forcë shtytëse e imperializmit ka ndodhur si rezultat i ardhjes së neoliberalizmit global. Shumëkoprorata amerikane dhe europiane nuk janë të kërcënuara nga nacionalizimi apo shpronësimi, çka mund të shkaktojë një ndërhyrje politike nga një shtet imperialist. Në fakt, Korporatat Multinacionale (MNC) janë ftuar nga regjimet post-neoliberaletë investojnë, të bëjnë tregti dhe të shfrytëzojnë burimet natyrore. Interesi ekonomik hyn në lojë në formulimin e politikave imperialiste, nëse dhe kur regjimet nacionaliste dalin dhe sfidojnëMNC-të amerikane, si në rastin e Venezuelës gjatë kohës së presidentit Chavez. Çelësi i ngrehinës amerikane imperialiste gjatë gjysëm shekullit të kaluar gjendet në konfigurimin e saj të fuqishëm politik, ushtarak dhe ideologjik, i cili ka marrë kontrollin e shtetit imperialist. Historia e vonshme e luftrave imperialiste të Amerikës ka treguar se përparësitë strategjike ushtarake – bazat ushtarake, buxheti dhe burokracitë – janë zgjeruar përtej çdo lloj interesi ekonomik lokal të MNC-ve. Për më tepër, shpenzimet e mëdha dhe ndërhyrjet ushtarake të shtrenjta dhe afatgjata të shtetit imperialist amerikan në Lindjen e Mesme janë bërë me urdhër të Izraelit. Marrja e posteve politike strategjike në krahun ekzekutiv të Kongresit nga konfigurime sioniste të fuqishme në Shtetet e Bashkuara ka vënë interesin ushtarak mbi atë ekonomik.

“Privatizimi” i luftravve imperialiste – rritja e madhe dhe përdorimi i gjërë i mercenarëve të kontraktuar nga Pentagoni – ka çuar në një plaçkitje të madhe prej miliarda dollarësh të Thesarit Amerikan. Korporatat e mëdha, të cilat i furnizojnë luftëtarët mercenarë ushtarakë, janë bërë një forcë “ndikuese” në formësimin e natyrës së ngrehinës imperialiste amerikane.

Strategët ushtarakë, mbrojtësit e interesave kolonialiste të Izraelit në Lindjen e Mesme, ushtritë mercenare dhe korporatat sekrete janë aktorët qëndrorë në shtetin imperialist dhe është ndikimi i tyre vendimmarrës që shpjegon pse luftrat imperialiste amerikane nuk çojnë në një perandori të prosperuar, të qëndrueshme politikisht dhe ekonomikisht. Përkundrazi, politikat e tyre kanëçuar në një ekonomike të paqëndrueshme dhe  rebelime të vazhdueshme.

Do të vazhdojmë me identifikimin e ndryshimit të fushave dhe rajoneve të ngrehinës imperialiste amerikane nga mesi i viteve 1970 e deri sot. Më pas do të shqyrtojmë metodat, forcat shtytëse dhe rezultatet e zgjerimit imperialist. Më pas do të përshkruajmë “hartën aktuale gjeo-politike të ngrehinës imperialiste dhe natyrën e ndryshme të rezintencës anti-imperialiste. Do të përfundojmë duke shqyrtuar arsyet dhe mënyrët e ngrehinës imperialiste dhe në mënyrë të veçantë, pasojat dhe rezultatët e ekspansionit imperialist amerikan gjysëmshekullor.

 

 

Imperializmi në periudhën pas Luftës së Vietnamit: Luftrat indirekte në Afrikën Qëndrore, Afganistan dhe Afrikën Jugore

 

Humbja e imperializmit amerikan në Indo-Kinë shënon fundin e një fazë të ndërtimit të perandorisë dhe fillimin e njëfaze tjetër: një zhvendosje nga pushtimet territoriale te luftrat indirekte. Opinioni i brendshëm armiqësor bëri që të përjashtohen në shkallë të madhe luftrat tokësore. Duke filluar nga presidenca e Gerald Ford-it dhe James Carter-it, shteti imperialist amerikan gjithnjë e më shumë mbështetej te klientet indirektë. Ka rekrutuar, financuar dhe armatosur forca ushtarake të tjera për të shkatërruar lëvizje dhe regjime të ndryshme nacionaliste dhe revolucionare socialiste në tre kontinente. Uashingtoni financoi dhe armatosi forcat ekstremiste islamike në të gjithë botën për tëpushtuar dhe shkatërruar regjimin sekular, modern në Afganistan, i mbështetur nga Sovjetikët, me mbështetje logjistike nga ushtria dhe shërbimi sekret pakistanez, ndërsa financimet bankare vinin nga Arabia Saudite.

Ndërhyrja e dytë indirekte ka qënë nëAfrikën Jugore, ku shteti imperialist amerikan financoi dhe armatosi forcat kundër regjimit anti-imperialist në Angola dhe Mozambik, në aleancë me Afrikën e Jugut.

Ndërhyrja e tretë indirekte ka ndodhur në Amerikën Qëndrore, kur Shtetet e Bashkuara financuan, armatosën dhe trajnuan skuadrat e vdekjes të regjimit në Nikaragua, El Salvador, Guatemala dhe Honduras për tëshkatërruar lëvizjet popullore dhe kryengritjet e armatosura, duke çuar në vdekjen e mbi 300 mijë civilëve.

“Strategjia e ndërhyrjes indirekte” e shtetit imperialist amerikan u shtri nëAmerikën e Jugut: CIA dhe disa grushte shteti nga ushtria të mbështetura nga Pentagoni kanë ndodhur në Uruguaj (gjenerali Alvarez), Kil (gjenerali Pinoçet), Argjentinë (gjenerali Videla), Bolivi (gjenerali Banzer) dhe Peru (gjenerali Morales). Ndërtimi i perëndorisë duke përdorur të tjerët, ka qënë kryesisht me urdhër të korporatave amerikane, të cilat ishin aktorët kryesorë në vendosjen e përparësive të shteitit imperialist gjatë kësaj periudhe.

Luftrat indirekte ishin pushtime ushtarake të drejtpërdrejta: ishulli i vogël i Grenadës (1983) dhe Panamaja (1989) nën presidentin Regan dhe Bush. Objetivat e lehta me pak viktima dhe pak shpenzime ushtarake dhe me kosto të ulët, ishin prova për rinisjen e një operacioni të madh ushtarak në të ardhmen e afërt.

Ajo që të bën përshtypje në “luftrat indirekte” është rezultati i përzier. Rezultatet në Amerikën Qëndrore, Afganistan dhe Afrikë nuk çuan në koloni të reja të përparuara, e as nuk sollën përfitime për korporatat multinacionale amerikane. Krejt e kundërta ndodhi nëAmerikën e Jugut, ku mbështetja për grushtet e shtetit çoi në një privatizim në shkallë të gjërë dhe një përfitim për korporatat amerikane.

Lufta indirekte në Afganistan çoi në ngritjen dhe konsolidimin e “regjimit islamik” të talebanëve, të cilët iu kundërvunë edhe ndikimit të sovjetikëve, por edhe zgjerimit imperialist tëAmerikës. Ngritja dhe konsolidimi i nacionalizmit islamik sfidoi aleatët e Shteteve të Bashkuara në Azinë Jugore dhe në rajonin e Gjirit dhe për pasojëçoi në pushtimin ushtarak amerikan në vitin 2001 dhe në një luftë (15 vjeçare) të stërzgjatur (e që akoma nuk ka mbaruar), dhe me shumë gjasa në një tërheqje dhe humbje ushtarake. Përfituesit kryesorë ekonomikë ishin klientët politikë në Afganistan, mercenarët “kontraktues” ushtarakë amerikanë, oficerët ushtarakë dhe administratorët kolonist civilë, të cilët plaçkitën me qindra miliarda nga Thesari i Shteteve të Bashkuara me anë të transaksioneve ilegale dhe mashtrimeve.

Plaçkitja e Thesarit Amerikan në asnjë mënyrë nuk i ka sjellë përfitime korporatave multinacionale jo-ushtarake. Në fakt, lufta dhe lëvizjet e rezistencës kanë penguar në shkallë të madhe hyrjen në terma afatgjatë tëçdo kapitali privat amerikan në Afganistan dhe zonat kufitare të Pakistanit.

Lufta indirekte në Afrikën jugore shkatërroi ekonominë lokale, sidomos ekoniminë agrare vendase, la pa punë miliona punëtorë dhe fermerë, duke penguar depërtimin e naftës amerikane për më shumë se dy dekada. Rezultati “pozitiv” ishte de-radikalizimi i elitës ish-revolucionare. Megjithatë, konvertimi politik i revolucionistëve të Afrikës jugore në neo-liberalë nuk u solli asnjë përfitim korporatave amerikane, por bëri qëudhëheqësit të ktheheshin në oligarkë kleptokrat,ë të cilët ndërtuan regjime të trashëgueshme në bashkëpunim me një numër korporatash multinacionale, sidomos nga Azia dhe Europa. 

Luftrat indirekte në Amerikën Qëndrore patën rezultate të përziera. Në Nikaragua, revolucionistët sandinistëmposhtën regjimin e mbështetur nga Shetetet e Bashkuara dhe Izraeli, por menjëherë ata u ballafaquan me një ushtri anti-revolucionare të financuar, armatosur dhe trajnuar nga Shetetet e Bashkaura (të njohur si “Kontras”) me bazë në Honduras. Lufta amerikane shkatërroi shumë prej projekteve ekonomike të përparuara, minoi ekonominë dhe përfundimisht çoi në fitore zgjedhore të politikanit klientelist të amerikës, Violeta Chamorro. Dy dekada më pas, të mbështeturit e Amerikës u mundën nga një koalicion i de-radikalizuar i udhëhequr nga sandinistët.

Luftrat indirekte të Amerikës në El Sanvador, Guatemala dhe Honduras çuan në konsolidimin e regjimeve klienteliste, duke shkatërruar prodhimin ekonomik dhe duke bërë që miliona vetë të ikin si regugjatë në Shtetet e Bashkuara. Dominimi imperialist i Amerikës shkatërroi bazat për një treg prodhues për punëtorët dhe solli rritjen e bandave vrastare të drogës.

Në përfundim, lufta indirekte e Amerikës në shumë raste arriti të parandalojë ngritjen e regjimeve nacionaliste të majta, por gjithashtu çoi edhe në shkatërrimin e ekonomisë dhe bazave ekonomike të një perandorie të qëndrueshme dhe të begatë neo-kolonistë.

Imperializmi amerikan në Amerikën Latine: Ndryshimi i strukturës, të papriturat e jashtme dhe të brendshme, zhvendosja e prioriteteve dhe kufizimet globale

Për të kuptuar operacionet, strukturën dhe përformancën e imperializmit amerikan në Amerikën Latine, është e nevojshme të njohim konstelacionin specifik të forcave konkuruese të cilat kanë formësuar politikat imperialiste të shtetit. Ndryshe nga Lindja e Mesme ku fraksioni ushtarak sionist ka vendosur hegjemoninë, në Amerikën Latine korporatat multinacionale ka luajtur rol kryesor në drejtimin e politikave imperialiste të shtetit. Në Amerikën Latine, militantët luajtën një rol më të vogël, të kufizuar nga (1) fuqia e MNC-ve, (2) ndryshimi i forcës politike në Amerikën Latine nga të djathtët tek të majtët e qëndres,(3) impakti i krizës ekonomike dhe bumi i mallrave.

 

Në kontrast me Lindjen e Mesme, këtu konfigurimi u pushtetit sionist ka shumë pak ndikim në politikën imperialiste të shtetit, pasi interesat e Izraelit janë të fokusuar në Lindjen e Mesme dhe, me ndonjë përjashtim të mundshëm të Argjentinës, Amerika Latine nuk përbën përparësi. 

Për më shumë se një shekull e gjysëm, korporatat multinacionale amerikane dhe bankat kanë dominuar dhe diktuar politikat imperialiste të Amerikës kundrejt Amerikës Latine. Forcat e armatosura amerikane dhe CIA kanë qënë një instrument ekonomik imperialist me ndërhyrje direkte (pushtime), “grushte shtetit” në mënyrë indirekte, ose duke i kombinuar të dyja bashkë.

 

Fuqia imperialiste ekonomike e Amerikën në Amerikën Latine arriti “kultim” midis viteve 1975-1999. Shtetet vasale dhe klientët në pushtet vendoseshin me anë të grushteve të shtetit në mënyrë indirekte, pushtimeve ushtarake direkte (Republika Domenikane, Panamaja dhe Grenada) dhe me anë të zgjedhjeve civile të kontrolluara nga ushtria.

Rezultatet ishin shkatërrimi i shtetit social dhe vendosja e politikave neo-liberale. Shteti imperialist i udhëhequr nga korporatat multinacionale dhe shtojcat e tyre financiare ndërkombëtare (Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore, Banka inter-Amerikane për Zhvillim - IDB) privatizuan sektorë fitimprurës ekonomikë strategjikë, sunduan tregtinë dhe projektuan një skemë rajonale integruese, e cila do të kodifikonte sundimin imperialist amerikan.

Ekspansioni imperialist amerikan në Amerikën Latine nuk ishte thjeshtë si rezultat i dinamikës së brendshme dhe strukturës së MNC-ve, por varej nga (1) përcaktimi i vendit pritës, apo më saktë lidhjet e brendshme të forcave të klasave në Amerikën Latine, e cila sillej përreth (2) përformancës së ekonomisë – rritjes ose ndjeshmërisë ndaj krizave.

Amerika Latine tregon se kontingjentet e regjimeve klienteliste dhe klasat bashkëpunëtore mund të kenë një impakt thellësisht negativ në dinamikën e imperializmit, duke minuar pushtetin e shtetit imperialist dhe duke përmbysur përparësitë ekonomike të MNC-ve.

Përparimi i ekonimisë imperialiste amerikane gjatë periudhës 1975-2000 u manifestua në përshtatjen e politikave neo-liberale, plaçkitjen e burimeve kombëtare, rritjen e borxheve të paligjshme dhe transferimin jashtë shtetit të miliarda dollarëve. Megjithatë, përqëndrimi i pasurisë dhe pronës përshpejtoi krizën e thellë socio-ekonomike në rajon, e cila përfundimisht çoi në përmbysjen e bashkëpunëtorëve imperialistë në Ekuador, Bolivi, Venezuelë, Argjentinë, Brazil, Uruguaj, Paraguaj dhe Nikaragua. Lëzivje të fuqishme socialiste anti-imperialiste, sidomos në fshatra, dolën në Brazil dhe vendet e Andeve. Lëvizjet e punëtorëve urbanë të papunë dhe sindikatat e punëtorëve publik në Argjentinë dhe Uruguaj udhëhoqën ndryshimet zgjedhore, duke sjellë në pushtet regjime të qëndres së majtë, të cilët i “rinegociuan” marrëdhëniet me shtetin imperialist amerikan.

Ndikimi i korporatave amerikane ne Amerikën Latine është zbehur. Ata nuk mund të mbështeten plotësisht në forcat ushtarake të shtetit imperialist për të ndërhyrë dhe për të rivendosur klientet neo-liberalë për shkak të përparësive ushtarake në vende të tjera: në Lindjen e Mesme, Azinë jugore dhe Afrikën veriore.

Ndryshe nga e kaluara, korporatave amerikane në Amerikën Latine u mungojnë dy gjëra me rëndësi për pushtetin: mbështetja e plotë e forcave të armatosura të Amerikës dhe disa klientë ushtarakë të fuqishëm në Amerikën Latine.

Plani i korporatave amerikane për integrimin e Shteteve të Bashkaura ishte refuzuar nga ana e regjimeve të qendrës së majtë. Shteti imperialist iu kthye marrëveshjes së tregëtisë së lirë me Meksikën, Kilin, Kolumbinë, Panamanë dhe Perunë. Si pasojë e krizës ekonomike dhe kolapsit të shumë ekonomive në Amerikën Latine, “neo-liberalizmi”, ideologjia e depërtimit imperialist në ekonomi, u diskreditua. Avokatët e neo-liberalizmit u margjinalizuan.

Ndryshimet në ekonomi patën një ndikim të thellë në tregëtinë e Shteteve të Bashkuara me Amerikën Latine dhe marrëdhëniet me investimet. Rritja dinamike e Kinës dhe bumi i madh për kërkesa dhe rritja e çmimit të mallrave, çuan në një rënie të qartë të dominimit amerikan në tregjet e Amerikës Latine.

Shtetet e Amerikës Latine e bënë tregun të larmishëm. Kërkuan tregje të reja jashtë vendit, sidomos në Kinë. Rritja e të ardhurave nga eksporti krijoi mundësi të mëdha për vetë financim. FMN-ja, BB-ja dhe IDB-ja, levat ekonomike të imponimit financiar amerikan (“me kushte”), u menjanuan.

Shteti imperialist amerikan u përballua me regjimet në Amerikën Latine, të cilat përqafuan opsione të ndryshme ekonomike, tregje dhe burime financimi. Me një mbështetje vendase popullore dhe një komandë ushtarake të bashkuar, Amerika Latine lëvizi paraprakisht nga sfera e dominimit imperialist amerikan.

Shteti imperialist dhe korporatat e tij, të ndikuara thellësisht nga “suksesi” i tyre në vitet ’90, iu përgjigjen rënies së ndikimit me anë të “gjyqeve dhe gabimeve”, përballë kufizimeve negative të shekullit të 21-të. Politikbërësit e mbështetur nga korporatat në shtetin imperialist vazhduan të mbështesnin regjimet neo-liberale në kolaps, duke e humbur të gjithë besueshmërinë në Amerikën Latine. Shteti imperialist dështoi në pritjen e ndryshimeve – duke thelluar kundërshtinë e regjimeve të qendrës së majtëndaj “tregut të lirë” dhe liberalizimit të bankave. Asnjë ndihmë ekonimike në shkallë të gjerë, siç bëri presidenti Kenedi, i cili u mundua të kundërshtonte thirrjet revolucionare të revolucionit kuban, duke promovuar reforma sociale me anë të “Aleancës për Progres”, nuk u dha për të fituar ndaj qendrës së majtë, ndoshta për shkak të kufizimeve në buxhet, si pasojë e kostos së luftrave diku tjetër.

Ndekja e regjimeve neo-liberale, zami që mbante së bashku fraksionet e ndryshme të shtetit imperialist, çoi në propozime konkuruese se si të arrihej dominimi. “Fraksionet militante” u ringjallën dhe rikthyen formulën e grushteve të shteti: u organizuan grushte shteti në Venezuelë, Ekuador, Bolivi, Honduras dhe Paraguaj ... të gjitha u mposhtën, me përjashtim të dy shteteve të fundit. Mposhtja e aleatëve të Amerikës çoi në konsolidimin e regjimeve të pavarura anti-imperialiste të qendrës së majtë. Madje, edhe “sukesi” i grushtit të shtetit (nga Amerika) në Honduras rezultoi në një humbje të madhe diplomatike, pasi çdo qeveri në Amerikën Latine e dënoi atë dhe rolin e Amerikës, duke e izoluar më tej Uashingtonin në rajon.

Humbja e strategjisë ushtarake forcoi fraksionin politiko-diplomatik në shtetin imperialist. Me propozimet pozitive kundrejt gjoja “qendrës së majtë,” ky fraksion pati një përfitim diplomatik, pasi ruajti lidhjet ushtarake dhe thelloi zgjerimin e korporatave multinacionale në Uruguaj, Brazi, Kil dhe Peru. Me dy vendet e fundit, fraksionet imperialiste ekonomike të shtetit imperialist siguruan marrëveshje për tregtinë e lirë.

Një frasksion i tretë ushtarak i korporatave, me mbivendosjen e dy të parave, kombinoi një strehim politiko-diplomatik ndaj Kubës, me një strategji destabilizimi politik, duke tentuar (një grusht shteti për ) ndryshimin e regjimit në Venezuelë.

Heterogjeniteti i fraksioneve të shtetit imperialist dhe orientimet e tyre konkuruese, reflektojnë ndërlikueshmërinë e interesave në ndërtimin e ngrehinës imperialiste në Amerikën Latine duke rezultuar në politika kontradiktore në dukje, një fenomen më pak i dukshëm në Lindjen e Mesme, ku pushteti ushtarak sionist dominon politikbërjen imperialiste.

Për shembull promovimi i bazave ushtarake dhe opereacioneve anti-kryengritje në Kolumbi (një prioritet i fraksionit ushtarak) u shoqërua me marrëveshje bilaterale për tregti të lirë dhe me negociata për paqe midis regjimit të Santos dhe kryengritësve të armatosur të FARC (një prioritet i fraksionit të MNC-ve).

Rikthimi i dominimit imperialist në Argjentinë përfshin, (1) promovimin e pasurisë së guvernatorit neo-liberal të Buenos Airesit, Macri, (2) mbështetjen e konglomerateve mediatike pro-imperialiste, Clarin, përballjen me thyerjen e legjislacionit deri në monopolizim të tij, (3) duke shfrytëzuar vdekjen e prokurorit dhe bashkëpunëtorit të CIA-s dhe Mossadit, Alberto Nisman për të diskredituar regjimin e Kirchner-Fernandez, (4) mbështetjen e investimeve spekulative të Neë York-ut, duke dashur të nxjerrin përfitime të jashtëzakonshme në pagimin e interesave, dhe, me ndihmën e një vendimi gjyqësor të dyshimtë, të bllokojnë aksesin e Argjentinës në tregun finaciar.

Të dyja fraksionet; ushtarakët dhe korporatat e shtetit imperialist pajtohen në mbështetjen e qasjes elektorale të tejzgjatur dhe një grushti shteti, që ka për synim rivendosjen në pushtet të regjimeve neo-liberale të kontrolluara nga Shtetet e Bashkuara.

Të papriturat që i paraprinë rimekëmbjes së fuqisë imperialiste gjatë dekadës së kaluar, tani po veprojnë në të kundërt. Rënia eçmimit të mallrave i ka dobësuar regjimet post neo-liberale në Venezuelë, Argjentinë dhe Ekuador. Dobësimi i lëvizjeve anti-imperialiste nga qëndra e majtë, ka forcuar demostratat në rrugë dhe lëvizjet e krahut të djathtë të mbështetura nga shteti imperialist. Rënia e rritjes kineze ka dobësuar strategjitë e diversitetit në tregjet e Amerikës Latine. Balanca e brendshme e forcave të klasave ështëzhvendosur nga e djathta, në drejtim të klientëve politikë të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara në Brazil, Argjentinë, Peru dhe Paraguaj.

Reflektime teorike mbi ndërtimin e perandorisë në Amerikën Latine

Ndërtimi i perandorisë amerikane në Amerikën Latine është një proces ciklik, i cili reflekton zhvendosjet strukturore në pushtetin politik dhe në ristrukturimin e ekonomisë botërore – forcat dhe faktorët që “mbivendosin” shtetin imperialist dhe garën për akumulim të kapitalit. Akumulimi i kapitalit dhe zgjerimi i tij nuk varet vetëm nga forcat impersonale të “tregut” – për shkak të marrëdhënieve shoqërore në të cilat funksionon “tregu”, por operon nën kufizimin e luftës së klasave.

Aktivitetet e tejzgjatura të luftrave për territor të shtetit imperialist në Lindjen e Mesme mungojnë në Amerikën Latine. Forca shtytëse e politikës imperialiste të shtetit amerikan është kërkimi i burimeve (minierave), fuqia punëtore (punëtorëve me paga të ulta), tregjeve (pasja e fuqisë blerëse të 600 milion konsumatorëve). Interesat ekonomike të korporatave multinacionale janë arsyet e zgjerimit imperialist.

Edhe pse Karaibet, Amerika Qendrore dhe Amerika e Jugut janë më afër Shteteve të Bashkuara dhe përbëjnë një avantazh gjeo-strategjik, aty mbizotërojnë objektivat ekonomikë e jo ushtarakë. 

Megjithatë, fraksioni ushtarak sionist në shtetin imperialist, i injoron këto arsye ekonomike tradicionale dhe me qëllim zgjedh që të veprojë mbi përparësi të tjera – të ketë kontroll mbi rajonet që prodhojnë naftë, shkatërrimin e kombeve islame apo levizjeve, ose thjeshtë të shkatërrojë kundërshtarët anti-imperialistë. Fraksioni ushtarak sionist i sheh si më të rëndësishme “përfitimet” e Izraelit, supremacinë e tij ushtarake në Lindjen e Mesme, se supremacinë e sigurisë ekonomike të Shteteve të Bashkuara në Amerikën Latine. Është pikërisht kështu, në rast se masim prioritetet imperialiste në bazë të burimeve të shetit në kërkim të qëllimeve politike.

Edhe nëse e pranojmë qëllimin e “sigurisë kombëtare”, siç intepretohet në kuptimin më të gjërë, se po garantojnë sigurinë territoriale të perandorisë, sulmet ushtarake të Amerikës ndaj vendeve islame të nxitura nga një ideologji islamofobike, duke rezultuar në vrasjen në masë të miliona njerëzve muslimanë, ka çuar në një “zbrapje”: terrorizëm reciprok. “Lufta e hapur amerikane” kundër civilëve ka provokuar sulme të islamikëve kundër qytetarëve në Perëndim.

Vendet e Amerikës Latine të vëna në shënjestrën e imperializmit ekonimik janë më pak agresive se vendet e Lindjes së Mesme, të cilat janë vënë në shënjestër nga Amerika ushtarakisht. Një analizë e kostove/përfitimeve do të tregonte natyrën krejtësisht “irracionale” të strategjisë ushtarake. Megjithatë, nëse marrim në konsideratë përbërjen specifike dhe interesat që i shtyjnë në mënyrë të veçantë politikbërësit e shtetit imperialist, do të shohim një lloj “racionaliteti” përvers.Ushtarakët e mbrojnë “racionalitetin” e kostos dhe luftrat e pafundme duke përmendur avantazhet e marrjes së “rrugëve të naftës”, ndërsa sionistët përmendin suksesin e tyre në rritjen e fuqisë rajonale të Izraelit.

Ndërsa Amerika Latine, për më shumë se një shekull ka qënë një rajon me përparësi për pushtimin ekonomik imperialist, në shekullin e 21-tëajo e ka humbur përparësinë për shkak të Lindjes së Mesme.

 

Shpërbërja e Bashkimit Sovjetik dhe shndërrimi i Kinës nënjë vend kapitalist

Shtysa më e madhe për zgjerimin e suksesshëm të imperializmit amerikan nuk ndodhi me anë të luftrave indirekte apo pushtimeve ushtarake. Por, perandoria amerikane arriti rritjen dhe pushtimet e saj më të mëdha me anë të ndihmës së liderëve politikanë klientelistë, organizatave apo shteteve vasale në Bashkimin Sovjetik, Europën Lindore, Shtetet Balltike, Ballkan dhe Kaukaz. Financimet dhe depërtimi politik afatgjatë i Shteteve të Bashkuara dhe Europës arriti të përmbysë regjimet hegjemonike kolektiviste në Rusi dhe në Bashkimin Sovjetik dhe të instalojë shtete vasale. Ato shumë shpejt do t’i shërbenin NATO-s dhe do të bëheshin pjesë e Bashkimi Europian. Bonni aneksoi Gjermaninë Lindore dhe dominoi tregjet e Polonisë, Republikës Çeke dhe shteteve të tjera të Europës Qëndrore. Shtetet e Bashkuara dhe bankierët londinez bashkëpunuan me oligarkët gangsterë rus dhe izraelitë në sipermarrje të përbashkëta në plaçkitjen e burimeve, industrive, pasurive të patundshme dhe fondeve të pensioneve. Bashkimi Europian shfrytëzoi dhjetra miliona shkencëtarë të kualifikuar, teknikë dhe punëtorë – duke importuar apo zhvatur përfitimet dhe të drejtat e tyre si punëtorë dhe duke i shfrytëzuar si punëtorë rezerve më pagë të ulët në vendet e tyre.

“Imperializmi i ardhur me ftesë” nga regjimi vasal i Jelcinit, arriti të përvetësonte me lehtësi pasuritë ruse. Forcat ushtarake të ish-Paktit të Varshavës u inkorporuan në një legjion të huaj për luftrat imperialiste të Amrikës në Afganistan, Irak dhe Siri. Instalacionet e tyre ushtarake ishin shndërruar në baza ushtarake dhe baza raketash që rrethonin Rusinë.

Pushtimi imperialist amerikan i Lindjes, krijoi “një botë njëpolare”, ku vendimmarrësit dhe strategët e Uashingtonit besonin se, si supërfuqi e botës, ata mund të ndërhynin nëçdo rajon pa u ndëshkuar.

Sfera e veprimit dhe thellësia e botës imperialiste amerikane u zgjerua nga përqafimi i kapitalizmit nga Kina dhe ftesa që udhëheqësit e saj i bënë korporatave europiane dhe amerikane për të shfrytëzuar punëtorët e lirë kinezë. Zgjerimi globan i perandorisë amerikane, çoi në ndjesinë e një fuqie të pa kufishme, duke i dhënë kurajo udhëheqësve të saj që të ushtrojnë pushtetin kundër çdo kundërshtari dhe konkurenti.

Ndërmjet viteve 1990 dhe 2000, Shtetet e Bashkuar i shtrinë bazat e veta ushtarake deri në kufinjtë me Rusinë. Koportatat amerikane u shtrinë deri në Kinë dhe Indokinë. Regjimet klienteliste të mbështetura nga Amerika në Amerikën Latine shpërbënë ekonominë kombëtare, duke privatizuar dhe shkombëtarizuar mbi pesë mijë firma fitimprurëse strategjike. Çdo sektor u prek – burimet natyrore, transporti, telekomunikacioni dhe financat.

Shtetet e Bashkuara vazhduan gjatë viteve ’90 që të zgjeroheshin me anë të depërtimit politik dhe me anë të forcës ushtarake. Presidenti Xhorxh H. W. Bush nisi një luftë kundër Irakut. Klintoni bombardoi Jugosllavinë, ndërsa Bashkimi Europian iu bashkua ndarjes së Jugosllavisë në “mini shtete”.

Viti i Pivotelit 2000: Kulmi dhe rënia e Perandorisë

Zgjerimi imperialisti shpejtë dhe i madh, midis viteve 1989-1999, pushtimet e lehta dhe plaçkitjet që e shoqëronin, krijuan kushtet për rënien e perandorisë së Shteteve të Bashkuara.

Plaçkitja dhe varfërimi i Rusisëçoi në ngritjen e një lidershipi të ri me presidentin Putin, i cili ishte i vendosur ta rindërtonte shtetin, ekonominë dhe t’i jepte fund vasalitetit.

Lidershipi kinez e shfrytëzoi varësinë e saj nga Perëndimi për investime në kapital dhe teknologji, në një instrument për të krijuar një ekonimi të fuqishme eskporti dhe për rritjen e një prodhimi kombëtar publik-privat kompleks dhe dinamik. Qëndrat imperialiste të financave që lulëzuar në mungesë të rregullave u rrëzuan. Themelet e bredshme të perandorisë u tendosën shumë. Makineria luftarake imperialiste konkuroi me sektorin financiar për shpenzimet federale buxhetore dhe subvencionet.

Rritja e lehtë e perëndorisëçoi në mbizgjerimin e saj. Zona të shumta konflikti, reflektuan në të gjithë botën ndjenjat dhe armiqësinë, për shkak të shkatërrimit me bomba dhe pushtimet. Klientët kolaboracionistë të perandorisë u dobësuan. Perandoria e tejkaloi kapacitetin e saj për të ruajtur me sukses shetet të reja vasale. Kolonitë e reja kërkonin trupa tështesë, armatime dhe financime në kohën kur kundërbalancuesit e brendshëm kërkonin tkurrjen dhe tërheqjen.

Të gjithë pushtimet e fundit – jashtë Europës – ishin të kushtueshme. Ndjenja e pathyeshmërisë dhe pandëshkueshmërisë bëri që planbërësit e perandorisë të mbivlerësonin aftësitë e tyre për zgjerim, për të ruajtur, kontrolluar dhe për të përmbajtur rezistencën e pashmangshme anti-imperialiste.

Kriza dhe kolapsi i shteteve vasale neo-liberale në Amerikën Latine u përshpejtua. Kryengritjen anti-imperialiste u përhapen nga Venezuela (1999), në Argjentinë (2001), Ekuador (2000-2005) dhe Bolivi (2003-2005). Regjime të qendrës së majtë dolën në Brazil, Uruguaj dhe Honduras. Lëvizjet masive në zonat rurale, në mesin e indianëve dhe komunitetit të minierave morën vrull. Planet imperialiste, të formuluara për të siguruar integrimin e SHBA-ve, u refuzuan.  Në vend të kësaj u lidhen pakte të shumta rajonale, duke përjashtuar kompanitë e lidhura me Amerikën, si ALBA, UNASUR, apo CELAC. Rebelimi vendas në Amerikën Latine përkoi me rritjen ekonomike të Kinës. Bumi i madh i mallrave e dobësoi shumë supremacinë imperialiste amerikane. Shtetet e Bashkuar kishin vetëm disa aleatë në Amerikën Latine dhe pretendime ambicioze për të kontrolluar Lindjen e Mesme, Azinë dhe Afrikën Veriore.

Amerika e ka humbur shumicën e saj në Amerikën Latine: mbështetja ndaj grushtit të shtetit në Honduras dhe Paraguaj, ndërhyrja e saj në Venezuelë (2002) dhe bllokada ndaj Kubës u zbraps nga çdo regjim, edhe nga aleatët konservatorë.

Pasi kishte krijuar lehtësisht një perandori globale, Uashingtoni e kuptoi se nuk ishte e lehtë ta mbronte. Strategët në Uashington i panë luftrat në Lindjen e Mesme në prizmin e prioriteteve ushtarake të Izraelit, duke injoruar interesat globale të korporatave multinacionale.

Strategët ushtarakë imperialistë i mbivlerësuan aftësitë e vasalëve dhe klientëve të keqpërgatitur nga Uashingtoni për të udhëhequr në këto vende, duke pasur parasysh rrezistencën në rritje të lëvizjeve të armatosur. Në shumë vendeu nisen luftra dhe pushtime ushtarake. Listës së Afganistanit dhe Irakut iu shtua Jemeni, Somalia, Libia, Siria dhe Pakistani. Shpenzimet e shtetit imperialist amerikan i tejkaluan transfertat e të mirave që vinin nga vendet e pushtuara.

Një numër i madh burokratës civilë, ushtarakë dhe mercenarë plaçkitën miliarda dollarë nga Thesari Amerikan.

Qendërsia e luftrave pushtuese, shkatërroi bazat ekonomike dhe infrastrukturën institucionale të nevojshme për futjen dhe përfitimin e korporatave multinacionale.

Pasi nguliti konceptet strategjike ushtarake të perandorisë, lidershipi ushtarako-politik i shtetit imperialist prodhoi një ideologji globale për të justifikuar dhe motivuar një politikë për një luftë të përhershme dhe të shumëfishtë. Doktrina e “Luftës ndaj Terrorit” justifikoi luftën kudo dhe kurdo. Doktrina ishte “elastike” – i përshtatej çdo rajoni në konflikt, duke ftuar një angazhim të ri ushtarak: Afganistani, Libia, Irani dhe Libani, ishin projektuar si zona lufte. “Doktrina e Terrorit”, me përmasa globale, siguroi një justifikim për luftra të shumëfishta dhe shkatërrime masive (jo shfrytëzime) të shoqërive dhe burimeve ekonimike. Mbi të gjithë, “Lufta ndaj Terrorizmit” ka justifikuar torturat (Abu Graib), kampet përqendrimit (Guantanamo) dhe shënjestrimin e civilëve (me dronë) kudo. Me avancimin e rezistencës nacionaliste, trupat amerikane u kthyen në Afganistan dhe Irak. Mijëra trupa të forcave speciale u aktivizuan në vende të ndryshme, duke përhapur vdekje dheterror.

Për më tepër, dhuna, degradimi dhe stigmatizimi i të gjithë muslimanëve çoi në një përhapje të shpejtë të dhunës në qëndrat imperialiste, Paris, New York, Londër, Madrid dhe Kopenhagen. Globalizimi i perandorisë së terrorit çoi në terror individual.

Terrori imperialit shkaktoi terror në vend: i pari u mbështet në mënyrë masive, duke përfshirë të gjithë qytetërimet e duke u justifikuar nga autoritete të zgjedhura politike dhe ushtarake. I dyti, nga një seksion i “internacionalistëve” të cilët në mënyrë direkte identifikohen me viktimat e terrorizmit imperialist.

Imperializmi bashkohor: Perspektiva për të tashmen dhe të ardhmen

Për të kuptuar të ardhmen  e imperializmit amerikan është e rëndësishme të bëjmë një përmbledhje dhe të vlerësojmë eksperiencën e politikave tëçerekshekullit të kaluar.

Nëse bëjmë një krahahasim me ngrehinën imperialiste amerikane midis viteve 1990 dhe 2015, është e qartë se ajo është në rënie, ekonomikisht, politikisht dhe madje edhe ushtarakisht në shumë rajonë të botës, edhe pse procesi i rënies nuk është linear dhe ndoshta i parëndësishëm.

Pavarësisht fjalëve në Uashington për rikonfigurimin e prioriteteve imperialiste për të marrë parasysh interesat ekonimike të korporatave, shumë pak është arritur... I ashtuquajturi “strumbullari i Azisë” i presidentit Obama, ka rezultuar në një marrëveshje të re për baza ushtarake me Japoninë, Australinë dhe Filipinet, duke rrethuar Kinën e duke reklektuar paaftësinë për të arritur një marrëveshje për tregtinë e lirë, e cila e përjashton Kinën. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë rinisur luftën dhe janë rikthyer në Irak dhe Afgansitan, në mënyrë që të nisin një luftë të re në Siri dhe Ukrainë. Është e qartë se përparësia e fraksionit ushtarak është akoma një faktor i rëndësishëm në përcaktimin e politikave imperialiste të shtetit.

Shtysa ushtarake imperialisteështë më e qartë në ndërhyrjene Amerikës në mbështetje të grushtit të shtetit në Ukrainë, me finacimin dhe armatosjen e juntës në Kiev. Marrja imperialiste e Uktainës dhe plani për ta integruar atë në Bashkimin Europian dhe NATO, përbën një agresion ushtark në formën e tij më flagrante: zgjerimin i bazave ushtarake amerikane, manovrat ushtarake në kufinjtë me Rusinë dhe vendosja e sanksioneve ekonomike kanë dëmtuar rëndëinvestimet dhe tregtinë e Bashkimit Europian me Rusinë. Ngrehina imperialiste amerikane vazhdon t’i japë përparësi zgjerimit ushtarak, madje edhe në kurriz të interesave imperialiste në Europë.

Bombardimi i Libisë nga Bashkimi Europian dhe Amerika shkatërroi marrëveshjet e tregtisë dhe investimet midis konporatave të naftës dhe gazin dhe qeverisë së Gadafit... sulmet ajrore të NATO-s shkatërruan ekonominë, shoqërinë dhe rendin politik, duke e shndërruar Libinë në një territor ndërluftues midis klaneve, bandave, terroristëve dhe grupeve të armatosura.

Gjatë gjysmës së shekullit të kaluar, udhëheqja politike dhe strategët e shtetit imperialist kanë ndryshuar shumë. Gjatë periudhës 1975-1990, korporatat multinacinale kanë luajtur një rol qëndror në përcaktimin e drejtimit të politikave imperialiste të shtetit: duke mbështetur tregjet në Azi; duke necogiuar hapjen e tregjeve në Kinë; duke promovuar dhe mbështetur regjime ushtarake dhe civile neo-liberale në Amerikën Latine; duke instaluar dhe financuar regjime prokapitaliste në Rusi, Europën Lindore, Shtetet Balltike dhe në Ballkan. Edhe në rastet kur shteti imperialist ndërhyri ushtarakisht, në Jugosllavi dhe Irak, bombardimi krijoi mundësi të mira ekonomike për korporatat amerikane. Regjimi i Bushit (të vjetër) promovoi interesat amerikane për naftë me anë të marrëveshjeve për ushqim me Sadam Husejnin në Irak.

Klintoni promovoi regjimin e tregtisë së lirëme mini shtetet, duke çuar në shpërbërjen e Jugosllavisë socialiste

Megjithatë, udhëheqja dhe politikat e shtetit imperialist janë zhvendosur në mënyrë dramatike gjatë viteve ’90 e këtej. Shteti imperialist  i Klintonit ishte i përbërë nga përfaqësues të hershëm të korporatave, bankierë tëWall Street-it dhe zyrtarë sionistë të ardhur rishtazi.

Rezultati ishte një politikë hibride ku shteti imperialist në mënyrë aktive promovonte mundësitë e korporatave nën regjimet neo-liberale në vendet ish-komuniste të Europës dhe Amerikës Latine. Gjithashtu zgjeroi lidhjet e korporatave me Kinën dhe Vietnamin, ndërkohë që nisi ndërhyrje ushtarake shkatërruese në Somali, Jugosllavi dhe Irak.

“Balancimi i pushtetit” në shtetin imperialist u zhvendos në mënyrë dramatike në favor të fraksionit ushtarak sionist me sulmet e 11 Shtatorit: sulmet terroriste me origjinë të dyshimtë,ndërsa shembjet false në New York dhe Uashington shërbyen për të përforcuar dhe zgjeruar kontrollin ushtarak të aparatit të gjërë të shtetit imperialist. Si pasojë e 11 Shtatorit, fraksioni ushtarak sionist i shtetit imperialist i nënshtroi interesat e korporatave multinacionale ndaj strategjisë së vet të luftës së hapur. Si pasojë, kjo çoi në pushtimin dhe shkatërrimin e infrastrukturës shoqërore në Irak dhe Afganistan (në vend që t’i shfrytëzonin ato për zgjerimin e korporatave). Regjimi kolonialist amerikan shpërbëu shtetin e Irakut (në vend që ta urdhëronte atë që t’i shërbente korporatave). Vrasja dhe emigrimi i detyruar i miliona profesionistëve të përgatitur, administratorëve, policëve dhe zyrtarëve ushtarakë gjymtoi çdo mundësi rimëkëmbjeje të ekonomisë (në vend të integrimit të tyre si shërbyes të shetit kolonist dhe korporatave).

Epërsia e sionistëve ushtarakë në shtetin imperialist futi një ndryshim të madh në politikë, orientim, përparësi dhe në mënyrën e të vepruarit të imperializmit amerikan. Ideologjia e “Luftës globale kundër Terrorit” zëvendësoi doktrinën e korporatave për promovimin e “globalizimit të ekonomisë”.

Luftrat e përheshme (terroristët nuk kufizoheshin në kohë dhe hapsirë) zëvendësuan luftrat e kufizuara të ndërhyrjes direkte për të hapur tregje apo për të ndryshuar regjime, të cilët do të zbatonin politikat neo-liberale në dobi të korporatave amerikane.

Vendndodhja e aktiviteteve të shtetit imperialist u zhvendos nga shfrytëzimi i mundësive ekonomike të Azisë, Amerikës Latine dhe ish-vendeve komuniste në Europën Lindore, tek luftrat në Lindjen  e Mesme, Azinë Jugore dhe Afrikën Veriore – duke vënë në shënjestër vendet muslimane që i kundërviheshin zgjerimit kolonialist të Izraelit në Palestinë, Siri, Liban dhe në vende të tjera.

Koncepti i konfigurimit të pushtetit të ri ushtarak për ndërtimin e perandorisë kërkonte shpenzime të mëdha – miliarda dollarë – pa u kujdesur për kthimin e kapitalit privat. Nga ana tjetër, nën hegjemoninë e korporatave multinacionale, shteti imperialist ndërhyri për të siguruar koncesione për naftë, gaz dhe minerale në Amerikën Latine dhe Lindjen e Mesme. Kostot e pushtimit ushtarak ishin më se të kompensueshme me kthimin e korporatave. Shteti imperialist ushtarak plaçkiti Thesarin Amerikan për të financuar pushtimet e tij, duke financuar një ushtri të madhe bashkëpunëtorësh kolonialistë, kontraktues privat mercenarë, të cilët shpejt do të bëheshin milionerë si dhe për zyrtarët ushtarakë amerikanë.

Më përpara, shfrytëzimi i drejtëpërdrejtë i korporatave çoi në përfitime të mëdha për Thesarin Amerikan, si në aspektin e pagesës së taksave, ashtu edhe në gjenerimin e të ardhurave nga tregtia dhe përpunimi i lëndëve të para.

Gjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit, kthimi më i madh e më i qëndrueshëm i korporatave ka ndodhur në rajone dhe vende ku shteti imperialist ushtarak ishte më pak i përfshirë – në Kinë, Amerikën Latine dhe Europë. MNC-të kanë pasur më pak fitime e më shumë humbje në zonat ku shteti imperialist ka qënë më shumë i përfshirë.

“Zonat e luftës” që shtrihen nga Libia, Somalia, Libani, Siria, Iraku, Ukraina, Irani, Afganistani dhe Pakistani janë rajonet ku korporatat imperialiste kanë pësuar rënien dhe humbjen më të madhe.

“Përfituesit” kryesorë të politikave të shtetit aktual imperialist janë kontraktuesit e luftës dhe komplekset ushtarako-industriale në Shtetet e Bashkura. Jashtë vendit, shtetet përfituese janë Izraeli dhe Arabia Saudite... ndërsa në vende si Jordania, Egjipti, Afganistani dhe Pakistani, udhëheqësit klientelistë kanë fsheshur me miliarda dollarë në llogaritë e tyre bankare jashtë shtetit.

Përfituesit “jo-shtetërorë” përfshijnë mercenarë, ushtri. Në Siri, Irak, Libi, Somali dhe në Ukrainë, me dhjetra mijëra bashkëpunëtorë të stilit “jo-qeveritar” kanë përfituar gjithashtu.

Llogaritjet e humbjeve-përfitimeve të ngrehinës imperialiste nën imperializmin e shtetit ushtarak sionist

Ka kaluar kohë e mjaftueshme gjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit të sundimit ushtarak sionist të shtetit imperialist për të vlerësuar përformancen e tyre. Shetet e Bashkura dhe aleatët e saj europianë, në mënyrë të veçantë Gjermania, e zgjeruan me sukses perandorinë e tyre në Europën Lindore, Ballkan dhe shtetet Balltike pa gjuajtur asnjë të shtënë. Këto vende u shndërruan në shtete vasale të Bashkimit Europian. Tregjet e tyre u sunduan, ndërsa industria u shkombëtarizua. Ushtritë e tyre u rekrutuan si mercenarë të NATO-s. Gjermania Perëndimore aneksoi atë Lindore. Krahu i lirë i punës, si emigrantët dhe punëtorët rezervë i rritën të ardhurat e Bashkimit Europian dhe korporatave amerikane. Rusia përkohësisht u shndërrua në një shtet vasal midis viteve 1991 – 2001. Ra standardi i jetesës, ndërsa programet e mirëqënies u pakësuan. Vdekshmëria u rrit. Pabarazitë klasore u zgjeruan. Miliarderët morën burimet publike dhe iu bashkuan korporatave imperialiste në plaçkitjen e ekonomisë. Liderët socialistë dhe komunistë bashkë me partitë respektive u shtypën ose u detyruan tëbashkëpunojnë. Nga ana tjetër, zgjerimi ushtarak imperialist i shekullit të 21-të ishte një dështim i kushtueshëm. “Lufta në Afganistan” ishte e kushtueshme në jetë dhe në shpenzime dhe çoi në një tërheqje të turpshme. Ajo çfarë mbeti ishte thjeshtë një regjim i brishtë kukull dhe një ushtri mercenare jo e besueshme. Lufta SHBA-Afganistan ishte një nga më të gjatat në historinë  e Amerikës dhe një nga dështimet më të mëdha. Në fund, lëvizjet e rezistencës nacionaliste-islamiste – të ashtuquajturit “Talebanë” dhe aleatët etno-fetarë dhe grupet e rezistencës anti-imperialiste – që sundojnë rrethinat e vendit, në mënyrë të përsëritur depërtojnë dhe sulmojnë qëndrat urbane në përgatitje për të marrë pushtetin.

Lufta në Irak dhe pushtimi i shtetit imperialist që zgjati një dekadë e shkatërroi ekonominë. Pushtimi nxiti luftra ento-fetare. Zyrtarët bathistë sekularë dhe profesionistët ushtarakë u bashkuan me islamistët naconalistë dhe për pasojë formuan një rezistencë të fuqishme (ISIS), e cila mposhti ushtrinë mercenare shiite të mbështetur nga imperialistët gjatë dekadës së dytë të luftës. Shteti imperialist u detyrua që të rikthehej dhe të angazhohej në mënyrë direkte në një luftë të tejzgjatur. Kostot e luftës e kaluan shifren e një trilion dollarëve. Shfrytëzimi i nafës u pengua dhe Thesari i Shteteve të Bashkuara derdhi dhjetra miliona dollarë për të mbështetur një “lutë pa fund.”

Shteti imperialist amerikan dhe Bashkimi Europian, bashkë me Arabinë Saudite dhe Turqinë financuan milicitë islamike mercenare për të pushtuar Sirinë dhe për të përmbysur regjimin sekular, nacionalist, anti-sionist të Bashar al Assadit. Lufta imperialiste i hapi dyert zgjerimit të forcave islamike – bathiste – ISIS – në Siri. Kurdët dhe grupet e tjera të armatosura morën territore dhe e ndanë vendin. Pas pesë vitesh luftë dhe rritjes së shpenzimeve ushtarake, Shtetet e Bashkuar dhe korporatat europiane janë zhdukur nga tregu sirian.

Mbështetja e Amerikës ndaj agresionit izraelit në Liban ka çuar në rritjen e fuqisë së rezistencës së armatosur anti-imperialiste të Hezbollahut. Libani, Siria dhe Irani tani përbëjnë një alternativë serioze për boshtin e Sheteve të Bashkuara, Bashkimit Europian, Arabisë Saudite dhe Izraelit.

Politika e sanksioneve të Amerikës ndaj Iranit ka dështuar në minimin e regjimit nacionalist dhe ka prerë krejtësisht mundësitë ekonomike për të gjitha koporatat amerikane dhe europiane të naftës dhe gazit, si dhe për eksportuesit amerikanë. Kina i ka zëvendësuar ato.

Pushtimi i Libisë nga SHBA-të dhe Bashkimi Europiançoi në shkatërrimin e ekonomisë, humbjen e miliona dollarëve investime nga korporatat dhe ndërprerjen e eksportit.

Marrja e pushtetit nga shteti imperialist amerikan në Ukrainë me anë të një grushti shteti indirekt në Kiev, provokoi një rebelim të fuqishëm anti-imperialist të drejtuar nga milici të armatosura në Lindje (Donetsk dhe Luhansk), si dhe çoi në shkatërrimin e ekonimisë së Ukrainës.

Në përmbledhje, marrja e shtetit imperialist nga sionsitët ushtarakë ka çuar në luftra të tejzgjatura, të pafitueshme dhe të kushtueshme, të cilat kanë minuar tregjet dhe investimet e korporatave amerikane. Imperializmi ushtarak ka minuar praninë ekonomike imperialiste dhe ka provokuar lëvizje afatgjata anti-imperialiste, si dhe ka shkaktuar kaos, paqëndrueshmëri dhe i ka nxjerrë këto vende jashtë kontrollit imperialist. 

Iperializmi ekonomik ka vazhduar të ketë përfitime në disa pjesë të Europës, Azisë, Amerikës Latine dhe Afrikës, pavarësisht luftrave imperialiste dhe sanksioneve ekonomike ne vende të tjera nga shteti imperialist i militarizuar.

Megjithatë, marrja e pushtetit në Ukrainë dhe vendosja e saksioneve kundër Rusisë e kanë dëmtuar tregtinë fitimprurëse të Bashkimit Europian dhe investimet e tij në Rusi. Ukraina nën tutelën e FMN-BE-SHBA është një ekonomi plot borxhe, e drejtuar nga kleptokratë, të cilët janë krejtësisht të varur nga kreditë e huaja dhe ndërhyrja ushtarake.

Kjo pasi prioritetet ushtarake të Amerikës në konfklitet dhe në saksionet ndaj Rusisë, Iranit dhe Sirisë, kanë bërë që të dështojnë në thellimin dhe zgjerimin e lidhjeve ekonomike me Azinë, Amerikën Latine dhe Afrikën. Pushtimi politik dhe ekonomik i Europës Lindore dhe disa pjesëve të ish-Bashkimit Sovjetik e ka humbur rëndësinë. Luftrat e vazhdueshme me humbje në Lindjen e Mesme, Afrikën Veriore dhe Kaukaz e kanë dobësuar aftësinë e shtetit për ndërtimin e perëndorisë në Azi dhe Amerikën Latine.

Ikja e pasurisë, kostot në vend si pasojë e luftrave të vazhdueshme i kanë gërryer themelet elektorale të ngrehinës imperialiste. Vetëm një ndryshim themelor në përbërjen e shtetit imperialist dhe një riorientim i përparësive drejt centralizimit të zgjerimit ekonomik mund të ndryshojë rënien aktuale të perandorisë. Rreziku është se shteti imperialist ushtarak sionist duke ndjekur luftra të humbura, mund të përshkallëzojl situatën dhe të shkojë drejt një ballafaqimi të madh bërthamor: një perandori midis hirit bërthamor!



Burimi : Global Research