Regjistrimet zbulojnë sulmet e Turqisë ndaj regjimit sirian

  • None
nga Fehim Taştekin | Publikuar në Shk. 22, 2015, 1 a.m.

Raportimet e mediave, të bazuar në dëshmitë okulare dhe burimet nga opozita që tregojnë tregojnë se Turqia është bërë palë në luftën civile në Siri, kanë gjetur mënyrën për të mbërritur deri në gjykatë. Gjatë gjyqit të militantëve të Shtetit Islamik (ISIS) që sulmuan forcat turke të sigurisë në Nigde vitin e kaluar, dokumentet e gjykatës kanë zbuluar se Turqia, përveçse ka furnizuar me armë forcat e opozitës, ajo gjithashtu u ka dhënë artileri edhe grupeve opozitare qëkanë marrë kontrollin e  Kassab-it. Prokurorët kanë arritur të marrin deklarata nga regjistrimet e telefonatave të të pandehurve. Sipas dokumenteve të marra nga Ahmed Shik, transkripti i içizimeve tregon se forcat e opozitës në Kassab kanë informuar turqit për koordinatat e pozicioneve të ushtrisë siriane përreth Kassabit, ku më pas Turqia i ka bombarduar këto vendndodhje.

Më 21 mars, grupe të armatosura të opozitës siriane kanë hyrë në Turqi nga pesë vendkalime të ndryshme e më pas janë kthyer në Siri nga kufiri i Yayladag-it duke arritur kështu të marrin Kassab-in.

Gjithashtu, grupet e armatosura turkmene, Fronti Al-Nusra i lidhur me Al-Kaedën, grupi më i njohur i Frontit Islamik, Ahrar Al-Sham, Shukur el-Izz i lidhur me ISIS-in, Sham al-Islam (i krijuar nga ish i burgosuri i Guantanamos, marokeni Ibrahim Binshekrun) dhe Ansar al-Islam që ka lidhje me Al-Kaedën dhe ISIS-in, kanë marrë pjesë nëoperacionin për marrjen e Kassab-it.Me vijimin e përleshjeve përreth Kassab-it më 23 mars, një avion sirian u rrëzua nga një raketë e hedhur nga Turqia për shkak se kishte shkelur hapsirën ajrore turke. Në qershor të vitit 2014, kur ushtria e presidentit Bashar al-Assad rimori Kassab-in, përfshirë edhe kodrat e njohura si Zona 45, ushtria turke hapi zjarr në anën siriane. Qeveria turke dhe ushtria këmbëngulën se hapja e zjarrit ndaj Sirisë, pas ndryshimit të rregullave të angazhimit dhe rrëzimit të avionit luftarak turk, ishte një hakmarrje për shkeljen e kufinjve në anën turke. Ministri i jashtëm turk i mohoi akuzat duke thënë: “Të gjitha akuzat se Tuqia ka ndihmuar forcat e opozitës duke i lejuar të përdorin territorin turk, apo në ndonjë mënyrë tjetër, janëkrejtësisht të pabaza.”

Inçizimet tregojnë një version tjetër të ngjarjeve

Informacionet e mbledhura nga përgjimi i telefonatave të sulmuesve të Nigde­-s kundështojnë deklaratat zyrtare. Sipas regjistrimeve, Adil Orli, komandanti i Frontit Turkmen Bayir Buxhak, i ka dërguar koordinatat me anë të vëllait të tij, Ayhan Orli tek Mehmet Toktas, i cili është presidenti i Organizatës Rinore Yayladag. Gjatë një bisede më 7 qershor, Ayhan Orli raporton se me anë tëWhatsapp-it i ka dërguar koordinatat e shtatë objektivave që kishte marrë prej Adil Orli-t. Ai thotë: “Goditja u krye me sukses. Miqtë tanë zgjidhën pjesën tjetër të problemeve. Por janë akoma edhe shtatë venndoshje të tjera. Nëse bombardoni nganjëherë secilën prej tyre, do të ishte e mjatueshme.”

Toktas pyeti: “Shtatë vendndodhje? Ok! Thuaju të gjithëve që të rrinë në gatishmëri në momentet që pasojnë.”

Të dy gjithashtu flasin për ndihmë ushtarake. Orli ankohet për mungesë municionesh. Toktas thotë: “Më ler të flas me Ankaranë edhe njëherë që të shoh se çfarë po ndodh. Pa municione nuk mund të bëhet asgjë.”

Në një bisedë më 14 qershor, një përson i quajtur Yasar Benli, i kërkoi Ayhan Orli-t që të përgatitej për bombardimin e njësive të regjimit sirian të vendosura përreth kullave të vrojtimit në zonën 45. Pak kohë më pas, Ayhan Orli i thotë Toktas-it: “Ka shumë ushtarë në Kondrat Siriatel. Do të ishte mirë nëse i godisni.” Ai jep një përshkrim të objektivave.

Më 13 qershor, një turkmen nga vija e frontit i kërkon Ayhan Orli-t që të ndihmonte disa luftëtarë të rrethuar që të kalojnë për në Turqi. Orli merr në telefon zëvendës guvernatorin e Yayladag-ut Turan Yilmaz.

Orli:  Ka nja 20 a 30 burra në Arfal. A mund t’i ndihmoni që të kalojnë për në Turqi?

Yilmaz:  Do të thuash tani? 20-30 vetë? Ku janë tani?

Orli:  Në Arfal.

Yilmaz:  A do të kalojnë nga zona 45?

Orli:  Po nga zona 45.

Yilmaz:  U krye!.

Pasi dokumentet e gjykatës u bënë publike, Turan Yilmaz-i tha: “Ne vepruam sipas direktivave.”

Deputeti i forcës më të madhe opozitare të Partisë Republikane Popullore, Umut Oran e solli në parlament çështjen e mbështetjes së artilerisë së ushtrisë turke dhe pyeti kryeministrin turk Ahmet Davutoglu: “Pse ushtria turke ka hapur zjarr në një zonë në Siri pa asnjë arsye të dukshme? A nuk e vë kjo Turqinë në një pozitë ku nuk mund të shpjegohet dhe as të korrigjohet?”

Armët nuk u shkuan turkmenëve, por Ansar-it

Dokumentet e gjykatës përmbajnë disa verejtje që përforcojnë dyshimet rreth ndihmes së Turqisë për grupet radikale në formën e furnizimit me armë. Në një bisedë midis Ayhan Orli-t dhe presidentit të Shoqatës Siriano-Turke Ahmet Sirin (alias Ahmad Ohrin), thuhet se armët e dërguara nga Turqia, në fakt i kanë shkuar Ansar al-Islam.

Zakonisht Ansar al-Islam vepron në bashkëpunim me Frontin Al-Nusra. Kur Orli thotë se u janë mbaruar municionet, Sirin­-i e pyet: “Çfarë u bë me ato armë që i shkuan Ansar-it? Orli përgjigjet: “Nuk e di. Duhet të pyesni ata që i dërguan armët te Ansar-i.

Në një bisedë tjetër më 12 qershor, kur Orli po thoshte se situata në Kassan nuk po shkonte mirë, komandanti i brigadave të Bayir Buxhak-ut, kolonel Amet Arnavut (alias Aziz Kikhia) pyeti: “Ku janë ata djemtë që morën kamionat? Orli thotë: “Janë vërdallë.”

Po atë ditë, Orli i ankohet për mungesë municionesh Samir Hafez­-it, koordinatorit të përgjithshëm të grupeve turkmene në Siri. Hafez-i thotë: “Nuk kemi marrë asgjë që prej një viti. Mendoni se do të marrin tani? Orli i përgjigjet: “Do të thuash se jemi në shitje?”

Çështja e ndihmës me armë për turkmenët e gjeti rrugën e vet në axhendën kombëtare kur tre kamionë të mbushur me raketa u ndaluan në Adana. Sipas dëshmisë së njërit prej shoferëve, kamionat, të cilët i përkisnin Shërbimit Kombëtar Sekret Turk (MIT), ishin gati të hynin në Siri nëpërmjet kufirit tëCilvegozu-t.Bab al-Haua, hyrja Turke në anën e kundërt tëCilvegozu-s kontrollohet nga Fronti Islamik dhe Fronti Al-Nusra. Por qeveria turke këmbëngul se ndihma po u dërgohej turkmenëve.

Topalxha: një turkmen plot me sekrete

Al-Monitor ka patur akses në disa informacione në lidhje me dërgimin e armëve, të gjendura në dokumentet për incidentin e Nigde-s. I pandehuri Mehmet Askar shpjegon se armët janë dërguar ilegalisht në Siri me urdhër të MIT-it. Askari thotë se sëbashku me turkmenin sirian Heysem Topalxha, i cili thuhet se ka punuar për MIT-in, janë kapur nga ushtarët turk kur po transportonin armët për në Siri. Por pas disa telefonatave u lanë të lirë dhe i dërguan armët. Topalxha, i cili gjithashtu ishte burgosur në lidhje me 953 koka raketash të gjetura në Adana, u lirua më pas.

Topalxha gjendet në mesin e të akuzuarve që kanë ndihmuar në arratisjen e sulmuesve të Nigde-s. emri i Topalxha-s është gjithashtu në dosjet hetimore në lidhje me sulmin me autobombë në Reyhanli më 11 maj 2013 që vrau 52 vetë. Në aktakuzën që i referohet  një raporti të 9 qershorit nga komnandanti i përgjithshëm i xhandarmërisë, thuhet se Topalxha ishte kapur me kokat e raketave, se ai po kontrabandonte objekte historike nga Siria për t’i shitur në Turqi. Gjithashtu thhet se ai furnizon rregullishtme municione Al-Kaedën dhe Frontit al-Nusra. Ai u ka siguruar atyre makinat që shpërthyen në Reyhanli. Prokurori, duke përmendur prova të tjera, e akuzoi Topalxha-n si një nga organizatorët e sulmit me autobombë në Reyhanli dhe e ka akuzuar se ka lidhje me organizatën Jund al-Sham.

Topalxhadhe vëllezërit Orli janë bërë kutia e zezë e skemave sekrete me turkmenët e Sirisë. Por, kjo nuk është e gjitha. Po raportohen vazhdimisht lidhjet e Turqisë me turkmenët, të cilët po luftojnë kundër regjimit sirian nën brigadat e Sulltan Selimit, brigadat e Fatih Sulltan Mehmetit, brigadat e Sulltan Abdulhamidit, brigadat e Omer Muhtarit, dhe të Rixhalullah-ut. Raportimet e fundit thonë se njësitë e Osman Gazit, Omer bin AbdulAzizit dhe Omer Muhatarit, të cilat kanë luftuar në rajonin rural të Latakias, janë bashkuar për të formuar brigadën e Sulltan Abdulhamid Khan­-it. Për këtë ceremoni është bërë edhe një video në gjuhën turke.

Me rritjen e presionit nga ushtria siriane në zonën e Latakias, numri i turkmenëve që do t’i kërkojnë ndihmë Turqisë do të vazhdojë të rritet. 

Burimi : Al Monitor

Fehim Taştekin

Kush është Fehim Tashtekini? Është diplomuar pranë universitetit të Stanbollit në Fakultetin e Shkencave Politike. ...