Përgaditja për Gjenevë në frontin e opozitarëve

  • None
nga Alptekin Dursunoğlu | Publikuar në Dhj. 1, 2013, 1 a.m.

Pjesëmarrja e Koalicionit Kombëtar në Gjenevën II nuk është nga rëndësia e vetë në frontin opozitar, por nga roli që rrjedh nga përkrahja nga Grupi i Miqve dhe rëndësinë që e ka mbase në emër të opozitës do ta përfaqësojë Grupin e Miqve.

Po shihet se përgaditjen më racionale dhe më praktike për periudhën e pas Gjenevës së II-të janë duke e bërë kurdët.

Duke vazhduar përgaditjet për Konferencën e Gjenevës II në të cilën do të diskutohet zgjidhja politike e Sirisë në arenën ndërkombëtare, po vërehet që nga më të moderuarit e deri tek më radikalët, të gjitha grupet apo shtresat opozitare po bëjnë përgaditje për periudhën e re.

Nga liderët opozitarë Kadri Cemili, në fund të tetorit gjatë vizitës në Gjenevë u takua me përfaqësuesit rus dhe amerikan.

Qeveria siriane, Kadri Cemilin, i cili e kishte edhe detyrën e ndihmësit të presidentit, e shkarkoi nga detyra mbase nuk i kishte koordinuar takimet me Damaskun.

Gjersa Kadri Cemili deklaroi se takimin me përfaqësuesit rus dhe amerikan nuk e bëri si ndihmës president, por duke potencuar se e bëri si përfaqësues i koalicionit opozitar me emrin Fronti për Liri dhe Ndryshim tha se deshi të marrë pjesë në Konferencën e Gjenevës II për përfaqësimin e grupit opozitar pjesëtar i së cilës është e jo shtetit.

Nga liderët e grupit opozitar me emrin Këshilli për Koordinim Kombëtar i cili është duke marrë pjesë në parlament dhe qeveri dhe është kundër rezistencës së armatosur, Heysem Menna; duke i vazhduar lidhjet me Jordaninë, Iranin dhe Rusinë tregoi se është duke u përgaditur për Gjenevën II.

Përgaditja e detyrueshme në Frontin e Miqve

Koalicioni Kombëtar i njohur nga Grupi i Miqve si përfaqësuesja e opozitës siriane duke e kundërshtuar që nga fillimi zgjidhjen politike filloi të rrokulliset si pasojë e zhvillimeve në terren dhe të vërtetat ndërkombëtare.

Sepse luftërat e brendshme ndërmjet grupeve të armatosura, duke e deaktivizuar Koalicionin Kombëtar dhe krahun e saj të armatosur, Armatën e Lirë Siriane, balanci i formuar në favor të grupeve xhihadiste me në krye SHBA-të dhe krahun perëndimor të Grupit të Miqve i drejtoi për në zgjidhjen politike.

Pjesëmarrja e Koalicionit Kombëtar në Gjenevën II nuk është nga rëndësia e vetë në frontin opozitar, por nga roli që rrjedh nga përkrahja nga Grupi i Miqve dhe rëndësinë që e ka mbase në emër të opozitës do ta përfaqësojë Grupin e Miqve.

George Sabra, Kryetar i Këshillit Kombëtar që mban vlerën e trungut të grupit opozitar me emrin Koalicioni Kombëtar, kishte bërë të ditur se nuk do të merrnin pjesë në Konferencën e Gjenevës më 14 tetor, gjersa kishte kërcënuar me ndarje nga Koalicioni Kombëtar në rast se mirret vendimi për pjesëmarrje.

Por ish-ambasadori i SHBA-ve në Damask Robert Ford, dy ditë para se Koalicioni Kombëtar ta diskutojë çështjen rreth pjesëmarrjes në Gjenevë njoftoi se do të vijë në Stamboll për ta bindur Koalicionin për pjesëmarrje në Gjenevë. 

Gjersa më parë Koalicioni Kombëtar kishte deklaruar se nuk do të marrë pjesë në ndonjë mbledhje në të cilën pjesëmarrës do të ishte Bashar Asadi dhe regjimi Baas, më 9 nëntor deklaroi se pret ftesën zyrtare nga Kombet e Bashkuara për pjesëmarrje në konferencë.

Koalicioni Kombëtar që ishte mbledhur më 10 nëntor në Stamboll për t`i përcaktuar kushtet e pjesëmarrjes në Konferencën e Gjenevës II, më 13 nëntor, themeloi qeverinë e përkohshme.

Deklarimi i Koalicionit Kombëtar më 11 nëntor rreth pjesëmarrjes në Konferencën e Gjenevës së II-të me kushtin e “mospjesëmarrjes të presidentit Bashar Asad në qeverinë e përkohshme që do të themelohet” ishte tregues i negocimit të kërcënimit të George Sabra-s me shtytjen e Robert Fordit.

D.m.th. Koalicioni Kombëtar qëndrimin e më hershëm “Nuk do të marrim pjesë në negociata nëse Asadi nuk e përcakton një caktim kohor.”, e kishte zbutur në formën “Do të shkojmë në Gjenevë për të negociuar largimin e Asadit; kështu që ishin plotësuar kërkesat edhe të Këshillit Kombëtar që kërcënonte me tërheqje nga koalicioni edhe të Amerikës që dëshironte ta shihte patjetër koalicionin në Gjenevë..

Pse SHBA-ja këmbëngul që ta shohë koalicionin në Gjenevën II?

Me njoftimin që e nënshkruan më 5-8 nëntor në Antalia grupet e armatoura që bënin pjesë në krahun ushtarak të koalicionit, Armata e Lirë Siriane, e nënshkruar më 25 shtator edhe nga Nusra me citimin se nuk e njohin Koalicionin Kombëtar dhe me prishjen e balancit ndërmjet grupeve të armatosura në favor të xhihadistëve shihet si arsyeja kryesore që e shtyri SHBA-në drejt zgjidhjes politike.

Në fakt për zgjidhjen e çështjes së problemit të Sirisë përmes rrugëve politike mjaftonte deklarata Gjeneva I e nënshkruar në fund të muajit qershor të vitit 2012, por për shkak të parkushtit që edhe meqë nuk ishte në tekst “Asadi duhet të shkojë” dihet se ajo nuk mundi të jetizohet.

SHBA-ja edhe meqë me një vonesë 1.5 vjeqare në menyrë të pajtueshme me Rusinë duke e propozuar Gjenevën II si një zgjidhje shihet se është tërhequr nga parakushti; por heq vështirësi për t’i bindur për këtë me në krye Arabinë Saudite, disa aleatë në Grupin e Miqve dhe Koalicionin Kombëtar që e formësoi vetë.

Për këtë arsye që nga Konferenca e Gjenevës së Parë akuzohet nga Rusia për dobësi dhe mosinfluencë e cila pa parakusht mbron qëndrimin për bashkëbisedim për zgjidhje politike.

Sepse si kryeqytetet sikurse Damasku dhe Teherani, si opozita e brendshme siriane edhe Këshilli i Koordinimit Kombëtar që mbrojnë zgjidhjen politike së bashku me Moskën duke deklaruar se janë të gatshme të marrin pjesë pa parakushte në Gjenevën e Dytë e hedhin topin në fushën e Amerikës dhe aleatëve të saj.

Në takimin e Miqve të mbajtur në Londër më 22 tetor ishte hapur një hapësirë e re manovrimi duke deklaruar se “Bashar Asadi nuk duhet ta ketë asnjë rol në të ardhmen e Sirisë” së bashku duke theksuar se “Konfernca e Gjenevës II duhet ta parashikojë një tranzicion politik në përputhje me deklaratën e Gjenevës së datës 30 qershor 2012.

Se sa do t`i kushtohet kujdes parakushtit të Koalicionit Kombëtar ndoshta edhe sa do të përfillet ekzistenca e saj, do të kemi mundësi ta shohim në tavolinën e bisedimeve.

Fronti Kurd

Duke u bërë këto përgaditje në frontin e opozitarëve që po marrin pjesë në udhëheqje, opozitarëve të pavarur dhe opozitarëve që janë aleatë të Miqve hapi më çuditës dhe që i duhet kushtuar kujdes erdhi nga opozitarët kurd.

Grupet e opozitarëve në udhëheqje të PYD-it këtë hap e reflektuan si regjioni i një Kurdistani të dytë pas atij të Irakut gjersa edhe alternativë ndaj regjionin e Kurdistanit të Irakut si regjioni i Kurdistanit të Sirisë.

Sipas lajmeve që po qarkullojnë në media në kuvendin në të cilin përveq kurdëve morën pjesë edhe akterët e tjerë vendorë formuan një model udhëheqjeje duke e ndarë një zonë nga një cep në tjetrin prej rreth 900 km, çdo njërën në vete në tri kantone.

Ky hap i grupeve nën udhëheqje të PYD-it u reflektua si regjioni i një Kurdistani të dytë pas atij të Irakut gjersa edhe alternativë ndaj regjionin e Kurdistanit të Irakut si regjioni i Kurdistanit të Sirisë. 

Dihet se grupet nacionaliste kurde për zonat në të cilat jetojnë kurdët në Siri përdorin termin Rojava që e ka kuptimin Kurdistani perëndimor.

Por termi Rojava më shumë se një definim që ka një vërtetësi materiale rreth veriut të Sirisë po shihet si një definim ideologjik. Sepse në Siri, nuk po mund të bëhet fjalë për qytetet kurde që kanë kufinjë me njëra-tjetrën në të cilat jeton plotësisht popullata kurde sikurse Erbili, Sulejmanija, Dohuku.

Këtë e vërteton në kuvendin e formuar në Kamishli edhe pozita në harta si zona kantone e Afrinit, Kobanit dhe Cizirit.

Me gjithë dendësinë e popullsisë kurde në Cizir që është në jug të Silopit dhe Mardinit, Koban (Ajnu`l Arab) që është në jug të Suruçit dhe në zonat e Afrinit në lindje të Hatajit, në zonat ndërmjet këtyre qyteteve gjenden dhjetëra fshatra, qyteza të populluara nga arabët.

Posaqërisht në regjionin që duke u thënë “Rojava” po mundohet të punohet të formohet një përceptim i një zone kurde që paraqet nga një cep në tjetrin një zonë prej rreth 900 kilometrash; por tri kantonet e themeluara sipas formës së re të udhëheqjes të shpallur me 12 nëntor japin pamjen e tre ishujve në detin arab me largësi nga njëri-tjetri prej qindra kilometrash.

Çfarë kuptimi ka udhëheqja autonome e Rojavaës?

Kjo gjendje materiale po tregon se formimi i një zone kurde në Siri nuk përkon me realitetin.

Atëherë me gjithë realitetin çfarë kuptimi ka vendimi i 12 nëntorit?

Njoftimi i bashkëkryetarit Salih Muslim shpalos gjurmët në ndërlidhje me përgjigjen rreth kësaj.

Muslimi thotë: “Themelimi i këtij kuvendi kurrë nuk e ka kuptimin e shpalljes së një zone të qeverisjes autonome në Rojava (veri të Sirisë). Nëse gjendet zgjidhja në Siri edhe ky kuvend do të jetë pjesë e asaj zgjidhjeje”.

Ky njoftim i bashkëkryetarit të PYD-it Salih Muslim lë të kuptohet se ky vendim për formimin e një sistemi të ri të udhëheqjes që ngërthen këto tri zona në veri të Sirisë është marrë për dy arsye.

1- Detyrimi i plotësimit të boshllëkut autoritar të shfaqur si pasojë e kushteve të lutës së brendshme,

2- Përgatitje për periudhën e pritur të nisë pas Gjenevës së II-të për zgjidhje politike.

Kjo tregon se përgaditjen më racionale dhe më praktike për periudhën e pas Gjenevës së II-të e bëjnë kurdët.




Burimi : Yakın Doğu Haber