Kanali i ri i cili lidh Pacifikun me Atlantikun

  • None
Publikuar në Dhj. 29, 2014, 1 a.m.

Nikaragua ka njoftuar fillimin e ndërtimit të kanalit në vlerë prej 50 miliard dollar i cili gjer në vitin 2020 do të mundësojë anijeve të mëdha lundruese kalimin nga oqeani Pacifik në oqeanin Atlantik dhe anasjelltas. Projektimi dhe ndërtimi i është besuar grupit kinez HKND. Kanali do të paraqet konkurrencë kanalit të Panamasë dhe do të përmirësojë situatën ekonomike të shtetit të dytë më të varfër të Amerikës së Mesme.

 

Qeveria nikaraguane ka cek se kanali i gjatë 278 km, i cili do të duhej të jetë në funksion gjer në vitin 2020, do të përmirësojë rritjen ekonomike për më shumë se 10% në vit. Gjithashtu me ndërtimin e kanalit, Kina do të fitojë bastionin e vet në Amerikën e Mesme. Ndërtimi i kanalit i është besuar kompanisë HKND e cila është në pronësi të Wang Jingut, një gjigant teleoperatorik pak i njohur kinez i cili është mjaft mire i lidhur me qeveritarët kinez. Oferta preliminare dhe draft projekti do të jetë ofruar në kuartalin e parë të vitit 2015, gjersa në të njëjtën periudhë do të paraqitet dhe studimi i hollësishëm i ndikimit të projektit në ambientin. Gjer në fund të kuartalit të tretë do të duhej të nisin punimet në gërmimin e kanalit.

 

Ceremonia e fillimit të ndërtimit ka qenë simbolike, dhe në realitet ka shënuar fillimin e ndërtimit të rrugëve afruese të cilët do të shfrytëzon makineria punuese për ndërtimin e kanalit. Nënkryetari nikaraguan Omar Halleslevens, ka thënë se me ndërtimin e kanalit do të ndryshojë historia dhe situate ekonomike e Nikaraguasë.”Me këtë kanal, Nikaragua do të merr mbi vete 5% të qarkullimit detar tregtar botëror, dhe  e cila vendit do të sjell përfitimet e shumta ekonomike dhe do të dyfishojë produktin bruto vendor”, ka thënë Halleslevens. Në deklaratat e politikanëve mund të lexohet se në kanal vënë shpresa dhe pritje të mëdha. Por, gjatë disa javëve të fundit mund të lexohen edhe shumë protesta dhe pakënaqësi popullore me ndërtimin e kanalit. Shumë veta po frikohen se ndikimi negativ në ambient do të jetë shumë më i lartë se përfitimi ekonomik ose janë duke kundërshtuar kushtet shumë të volitshme të cilët  i ka fituar kompania kineze. Ata të cilët jetojnë në hapësirën në të cilin do të kalojë kanali thjesht nuk duan të humbin vendin e vet.

 

Në HKND konsiderojnë se projekti do të kryhet brenda pesë viteve,dhe se anijet e para do të lundrojnë nëpër kanal gjer në vitin 2020, ndërsa kostoja e ndërtimit do të arrijë shumën prej 50 miliard dollar dhe do të ofrojë punë për 50.000 njerëz. Projekti përfshin edhe ndërtimin e dy limaneve, porteve ajrore, pushimoreve dhe zonave për prodhimin e energjisë elektrike.