Rriten tensionet në mes Izraelit dhe Jordanisë pas situatës në Jerusalem

  • Foto nga fillim i këtij muaji kur forcat izraelite hynë    në Xhaminë Al-Aqsa, për herë të parë në dekada
Publikuar në Dhj. 1, 2014, 1 a.m.

Washington Post kohët e fundit theksuan rritjen e tensioneve midis Izraelit dhe Jordanisë dhe komentuan Mbretin Abdullah II dhe zemërimin e popullit jordanez  për veprimet e Izraelit në Jeruzalemin e okupuar. Situata aktuale në Qytetin e Shenjtë përbën një kërcënim për marrëveshjen e paqes aktualisht në fuqi në mes të dy vendeve.

  

Gazeta amerikane, gjithashtu, vuri në dukje në faqen e saj të hënën, se një grindje midis Jordanisë dhe Izraelit mund të minojë përpjekjet e luftës të udhëhequr nga SHBA kundër ekstremistëve islamikë dhe ajo, gjithashtu, kërcënon marrëveshjen e gazit natyror me vlerë prej miliarda dollarë për të dyja vendet.

   

Ajo, gjithashtu, vuri në dukje se Jordani kishte bërë një vendim të pazakontë duke tërhequr ambasadorin e tij nga Tel Aviv si një formë proteste ndaj veprimeve të Izraelit në Qytetin e Shenjtë, Jerusalem dhe eskalimit të konfliktit për shkak të keqtrajtimit nga Izraeli të besimtarëve  muslimanë në Xhaminë  Al-Aksa. Ambasadori jordanez  ende nuk është kthyer në postin e tij.

    

Zyrtarët jordanezë theksuan se paaftësia e Mbretit Abdullah për të mbrojtur Xhaminë  Al-Aksa është diçka që mund të dëmtojë kredibilitetin e tij në vendin e tij si dhe legjitimitetin e tij apo pretendimi  se ai është një pasardhës i profetit Muhammed dhe anëtar i fisit Hashimi. Paaftësia e Jordanisë për të vepruar në mbrojtje të  Xhamisë Al-Aksa, gjithashtu, do të dëmtojë imazhin e tij brenda komunitetit musliman si dhe të pengojë ndonjë përparim në luftën kundër ekstremistëve islamikë në Irak dhe Siri.



Burimi : Middle East Monitor