Mungesë e mësuesve të Shkencave Islame në Spanjë

  • None
Publikuar në Nën. 16, 2014, 1 a.m.

Bashkimi i Shoqatave Islamike në Spanjë tha se pakica muslimane në Spanjë përballet me një mungesë të mësuesve të shkencave fetare.

 

Sindikata ka publikuar kohët e fundit një raport i cili thotë se të paktën 400 mësues të rinj të shkencave islame duhet të punësohen  nga Ministria e Arsimit të Spanjës, njoftoi website Yabiladi.

 

Aktualisht janë vetëm 46 mësues muslimanë të shkencave fetare që  shërbejnë në ministrinë e përkatëse.

 

Raporti,  gjithashtu, vuri në dukje probleme të tjera me të cilat ballafaqohen muslimanët spanjollë, duke përfshirë edhe trendin në rritje të islamofobisë në këtë shtet evropian, si dhe mungesën e varrezave Islame, ku muslimanët e vdekur mund të varrosen.

 

Spanja është shtëpi për një popullsi të madhe dhe në rritje muslimane.

 

Përafërsisht një milion muslimanë jetojnë në këtë shtet evropian perëndimor.