Australia thotë se po “monitoron me kujdes” anijet ruse

  • None
Publikuar në Nën. 15, 2014, 1 a.m.

Australia thotë se po “monitoron me kujdes” lëvizjet e anijeve ruse në brigjet e saj veriore, duke argumentuar se kohët e fundit Moska ka rritur praninë ushtarake në rajon.

“Ne po monitorojmë me kujdes lëvizjet e këtyre anijeve në momentin që i afrohen Australisë,” tha kryeministri australian Tony Abbott në Samitin e Azisë Lindore në Mianmar ditën e enjte, duke iu referuar shfaqjes së katër aniveje të marines ruse në ujërat ndërkombëtare në bigjet veriore.

Flota përfshin një anije luftarake të armatosur rëndë dhe një bombardues, një varkë tërheqjeje dhe një anije që furnizon me karburant, njoftuan mediat.

Shfaqja e anijeve ruse vjen përpara një vizite të parashikuar të presidentit rus Vladimir Putin në Samitin e G20-ës në Brisbane më 15-16 nëntor.

“Nuk është e pazakontë për rusët që të vendosen në afërsi të konferencave të mëdha. Dhe të mos harrojmë se Rusia ka qënë më shumë e sigurtë ushtarakisht kohët e fundit, deklaroi kryeministri australian.

Australia gjithashtu ka kritikuar Rusinë për rrëzimin e një avioni civil malajzian në muajin korrik.

Në muajin tetor, Abbott tha se gjatë Samitit të G20-ës në Brisbane do t’i “çjerrte këmishën” Putinit – një teknikë në futboll që nënkupton rrëzimin përtokë të rivalit – në lidhje me rrëzimin e Fluturimit MH17 në Ukrainë. Perëndimi akuzon Moskën për rrëzimin e avionit. Rusia i mohon këto pretendime.

Abbott dhe Putini u takuan në samitin e fundit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në kryeqytetin kinez, Pekin.



Burimi : Press TV