Prifti katolik zgjohet nga koma pas 17 muajve dhe pranon Islamin

  • Prifti Eduardo Vincenzo Maria Gomez  disa javë para aksidentit
Publikuar në Nën. 7, 2014, 1 a.m.

Një prift katolik nga ujdhesa Java në Indonezi, i cili u zgjua pas 17-të muajve nga koma e pranoi Islamin siç thotë ai Allahu foli me mua dhe më tregoi “Bukuritë e Xhennetit”.

 

Prifti 87 vjeçar nga Spanja jeton dhe predikon në ishullin Java më shumë se 43 vite dhe flet rrjedhshëm në gjuhën Javanese dhe dialekte të grupeve të ndryshme etnike të ishullit. Ai, po ashtu,  është figurë mjaft e njohur, i respektuar, në mesin e grupeve religjioze në atë zonë.

 

Ai kishte përjetuar atak në zemër dhe më shumë rrinte në shtëpi, por kjo nuk e pengoi t’u ndihmonte vullnetarëve për ta riparuar çatinë e kishës ku shërbente. Duke punuar ra nga lartësia, por ia arriti të rikuperohet nga koma, por tashmë si njeri i ndryshuar.

 

“Unë nuk dija asgjë për Islamin. Asnjëherë nuk e kisha lexuar Kur’anin, por Allahu më urdhëroi të pasoi Atë në Xhennet dhe Drita, Nuri i Tij më ndriçoi dhe Dyert e Arta të Xhennetit më dolën përpara dhe Zoti më tha se emri i Tij është  Allah, kështu tha i posa konvertuari në Islam për gazetarin e Kalimantan Press.

 

“Plaku i cili i shpëtoi mrekullisht lëndimeve në shpinë, tani shumë shpejtë ka mundësi të ecë, ”, ka pohuar fizeoterapeuti që është përkujdesur për shëndetin e tij në Qendrën Mjekësore Metropolitane në Jug të Xhakartës.

 

“Ky duhet të jetë ndoshta plaku më i fortë 80-të vjeçar që kam parë ndonjë herë. Siç ka rënë ai nga kulmi, eshtrat e tij do duhej t’i theheshin copa-copë, ”, ka theksuar Xhim Von Mej, që praktikon mjekësinë për më shumë se njëzet vite.

 

Konvertimi i priftit në Islam ka shkaktuar befasi tek shumë  pasues të krishterë të kishës së tij, por mjaft e rëndësishme është gjithashtu të theksohet se gjysma e pasuesve të tij tashmë veç kanë shfaqur interesimin e tyre për ta pranuar Islamin.

 

Nëse All-llahu është Zoti i vërtetë, unë nuk dua të jemi të mashtruar në drejtim të gabuar në Ditën e Gjykimit. Unë i besoj At Eduardos. Ne të gjithë besojmë në të , shpjegon një nga pasuesit e tij.

 

Prifti i cili është ende nën kujdes mjekësor ka urdhëruar tashmë ndërtimin e një xhamie të re dhe pasuesit e tij janë tashmë po përpiqen për të mbledhur fondet e nevojshme për xhaminë.

 

Ne i kemi borxh Atit Eduard, për të gjithë që ai ka bërë për ne, komenton një prej besimtarëve të kishës së vjetër katolike, e cila tani është për shitje