Xhamitë në Australi me dyer të hapura

  • None
Publikuar në Nën. 2, 2014, 1 a.m.

Me qëllim për të larguar keqkuptimet negative për Islamin dhe muslimanët në Australi, disa xhami janë duke planifikuar për në fund të këtij muaji Ditën Kombëtare të Xhamive të Hapura, për të treguar imazhin e vërtetë të Islamit.

 

Xhamitë në të gjithë Australinë shikohen me negativitet dhe kundërshtohen, tha zyrtari i Shoqatës Muslimane Libaneze, Zachary Rea për Daily Telegraph, të mërkurën, më 22 tetor 2014.

 

Ne besojmë se mënyra më e mirë  duke u angazhuar që populli të shikon vetë se si duken, si janë xhamitë.  

 

Pika kryesore në lidhje me këtë është për të sjellë australianët më afër së bashku dhe për të kapërcyer çdo mosmarrëveshje që mund të ketë, shtoi ai.

 

Ngjarja ndërfetare vjen në kohën kur po ndodhë një rritje e paparë e numrit të sulmeve islamofobe në Australi.

 

Ndjenjat anti-muslimane u rritën pas bastisjeve anti-terroriste gjatë  muajit të kaluar, që konsiderohet më i madhi në historinë e Australisë, në të cilat 15 persona u arrestuan nga Sidneji  veri-perëndimor.

 

Pas bastisjeve, ndodhi një numër i madh i sulmeve anti-muslimane, duke përfshirë një xhami, e cila është dëmtuar në Queensland dhe kërcënimet e drejtpërdrejta kundër Myftiut të Madh të Australisë.

 

Në një përpjekje për të trajtuar rritjen e paragjykimeve kundër muslimanëve, ngjarja do të përfshijë shpjegime që nga parimet themelore të Islamit dhe me pyetje e përgjigje në seanca me udhëheqësit fetarë.

 

Xhamia Lakemba është një nga xhamitë që do të jetë mikëpritëse

në Ditën Kombëtare të Xhamisë së Hapur më 24 tetor nga 10:00-4:00.

 

Xhamitë në Cabramatta dhe Newcastle dhe gjashtë xhamive të tjera do të organizojnë ngjarjen  së bashku me xhaminë Wangee Rd që e ka  mbajtur një ditë vjetore të Xhamisë së Hapur për gati 20 vjet.

 

Ngjarja Xhamia e Hapur do të përfshijë, gjithashtu, edhe gjëra ushqimore me opsionet vegjetariane, si dhe ëmbëlsira tradicionale të Lindjes së Mesme.

 

Komuniteti musliman po hap hapësirën më të shenjtë sërish, por për herë të parë në shkallë kombëtare. Në kthim, ne i inkurajojmë njerëzit për të hapur zemrat dhe mendjet e tyre, tha Rea, zyrtari libanez i Shoqatës Muslimane Libaneze.

 

“Nëse ndonjëherë dikush ka ndjerë shqetësim për të marrë pjesë në të kaluarën, atëherë është e domosdoshme tani, më shumë se kurrë, që të marrë pjesë në Ditën e Xhamisë së Hapur”.

 

Muslimanët, të cilët kanë qenë në Australi për më shumë se 200 vjet, përbëjnë 1.7 për qind të popullsisë së saj prej 20-milion banorë.