Tortura e Globalizuar

nga Stephen Lendman | Publikuar në Tet. 10, 2013, mesnatë

Më 5 tetor 2013, komandosët amerikanë të Delta Force, operativë të CIA-s , si dhe agjentë të FBI rrëmbyen Abu Enesin, el- Liby. 
    Në vitet 1980, al- Liby ishte një prej luftëtarëve të shumtë ,muxhahidin të rekrutuar nga CIA . Ai dhe të tjerët janë përdorur kundër pushtuesve sovjetikë në Afganistan .
      Ronald Reagan këta i ka quajtur Janë ekuivalent i moralit të  etërve tanë themelues .  
      Bin Laden, al- Liby , dhe shumë të tjerë luftëtarë të El Kaidës janë përdorur në mënyerë strategjikisht, si dy aleatë dhe armiq. Më në  fund, al- Liby ishte një “luftëtar i lirisë”,  “kundër-Gaddafit”.
      Në vitin 2000, ai u padit për rolin e tij të dyshuar në bombardimet e ambasadave të SHBA,  në Kenia, dhe Tanzani, në vitin 1998.
      Ai ishte një nga më të kërkuar e FBI- së.  Për te, për kokën e tij  ishte caktuar një shpërblim prej  $5.000.000 (dollarë). Uashingtoni e rrëmbyeu atë në mënyrë të paligjshme. Rrëmbimin e bëri në territorin e Libisë.
       Politika e SHBA është jashtë kontrollit. Obama autorizon çfarëdo që ai dëshiron, kudo në mbarë botën. Udhëheqësit mashtrues veprojnë në këtë mënyrë.
       Më 8 tetor 2013, AP ka këtë titull: “Obama, paraburgim për anijet? 
      Ai urdhëroi që terroristët e dyshuar ( të merren në pyetje ), për aq kohë sa ajo merr në bordin e anijeve të marinës amerikane . Al- Libi është mbajtur në San Antonio. Kjo është një luftanije amfibioze. 
Gjatë qëndrimit të tij, Obama ka vazhduar me praktikat e këqija, të urryera të administratës së Bush-it.  Administrata i Klintonit i filloi ato. Fajësia apo pafajësia nuk ka rëndësi. Të dyshuarit janë rrëmbyer në mënyrë të paligjshme. 
       Atyre u janë mohuar të gjitha të drejtat. Ata janë mbajtur fshehurazi në SHBA për faqe të zezë. Rrëfimet e tyre janë nxjerrë përmes torturës. Guantanamo është maja e ajsbergut. Dhjetëra burgje torturuese amerikane veprojë globalisht, si në Afganistan, Egjipt, Etiopi , Jordani, Keni , Libi, Arabia Saudite, Turqi dhe në shumë vende të tjera të aleatëve amerikanë. 
     Përveç paraburgimit të pacaktuar, marrjes në pyetje, torturave,  ka edhe mënyra të tjera të abuzimit .
     Këto vende ndihmojnë në kapjen dhe transportimit e të ndaluarëve. Lejojnë përdorimin e hapësirës ajrore të tyre të brendshëm. Ato u sigurojnë informacione të fshehta.
      Amerika është larg si udhëheqëse e të drejtave të njeriut në botë, përndryshe është abuzuesja kryesore. Asnjë komb në histori nuk ka qenë kaq i pamëshirshëm. Është jashtë kontrollit. Është e papërgjegjshme. Ajo po bën luftë me tërë njerëzimin. Ajo e bën këtë luftë globalisht.
Në Mbretërin e Bashkuar është anuluar dënimi me vdekje. Aty promovohet sundimin e ligjit, llogaridhënia. Ajo punon për të siguruar  të drejtën e çdo personi për një gjykim të drejtë .”
     Në qershor të vitit 2008, ajo tha se Amerika   mund të ketë përdorur më shumë se 17 anije si burgje lundruese.
     Rreth 26. 000 njerëz mbahen (paligjshëm)  në burgje të fshehta nga SHBA-ja,  një shifër e bazuar në qendrat  e paraburgimit .
    Sipas informatave thuhet se deri në 80,000 kanë qenë  që prej vitit 2001 . 
     Pra, tani kemi mijëra më shumë me Obamën .
Ish- zëdhënësi i Pentagonit, Navy Komandanti Jeffrey Gordon ka gënjyer më herët, kur kishte thënë:
      Ne nuk veprojnë për paraburgim në bordin e anijeve të marinës . Ata janë në Irak , Afganistan dhe Guantanamo .
E vërteta është se ato janë në të paktën në 54 vende. 
  Anijet burgje kanë qenë përdorur nga SHBA për të mbajtur të dyshuarit për terrorizëm, ilegalisht, që nga ditët e presidentit Klinton .
Burime të qeverisë amerikane kanë konfirmuar se të dyja USS Bataan dhe Peleliu USS janë përdorur për të mbajtur të burgosurit .
Hetimet sugjerojnë se 15 anije janë përdorur për të mbajtur të burgosurit  përtej sundimit të ligjit që nga viti 2001 .
    Ata janë   marrë në pyetje në bordin e anijeve dhe pastaj janë dërguar në vende të tjera, shpesh të pazbuluara.
Drejtori, Clive Stafford më tha më vonë se :
Janë identifikuar tridhjetë e dy anije burgje”, ku kemi mbajtur të burgosur, dhe ne kemi marrë fotografitë e tyre në Lisbonë Harbor, për shembull.
Dhe këto kanë mbajtur të burgosur nëpër botë, ka burgje, prokurë - në  Maroko, Egjipti, Jordani dhe vendet e tjera”.
Dhe ky është një shqetësim i madh, sepse fokusi botëror është në gjirin e Guantanamos, i cili është me të vërtetë një vetëm një taktikë në luftën  kundër terrorizmit.
Dhe në të vërtetë, shumica e këtyre njerëzve të cilët kanë qenë të privuar nga të drejtat e tyre ligjore, janë në këto burgje sekrete në mbarë botën .
       Sipas një ish- të burgosuri :
Një nga shokët e mi të burgosur në Guantanamo ishte në det në një anije amerikane para se të vinte në Guantanamo .
        Ai ishte një kafaz tjetër për mua. Ai më tha se aty ishin rreth 50 të burgosur të tjerë në anije .
Ata u mbyllën të gjithë në pjesën e poshtme të anijes. I burgosuri komentoi për mua se kjo është diçka që ju shihni në TV.
Njerëzit e mbyllur në anije janë rrahur edhe më rëndë se në Guantanamo .
USS Bataan është një prej “Burgjeve Lundruess” më famëkeqe të Amerikës . 
     John Walker Lindh ishte dërguar atje. Australiani, David Hicks . Lindh-in e quajti me keqdashje Talibani amerikan.
     Hicks u shit për forcat amerikane për begati. Të dy burrat u mbajtën në mënyrë të paligjshme. Ata ishin torturuar brutalisht. Mijëra të tjerë janë trajtuar në të njëjtën mënyrë .
       Obama premtoi  se do të përfundojnë praktikat e paligjshme të administratës së Bush-it. Por, ai po i vazhdon.
       Lufta e Amerikës kundër terrorizmit  vazhdon me autorizime. Më 18 shtator 2001, Kongresi Amerikan miratoi një Autorizim të përbashkët  të Senatit për përdorimin e forcës ushtarake ( AUMF ) për Përdorimin e Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara kundër atyre që janë përgjegjës për sulmet e fundit të ndërmarra kundër Shteteve të Bashkuara .
     Më 26 tetor 2001, paligjshmëria e Akti Patriot u vendos. Më 13 Nëntor 2001, kryetari autorizon Rendin Ushtarak për të kapur, rrëmbye ose përndryshe të arrestojë qytetarët kudo në botë për ndonjë arsye.
       Qytetarët amerikanë tani janë të pambrojtur. Çdokush mund të arrestohet ose të rrëmbehet. Ata mund të mbahen pafundësisht pa prova, pa dëshmi, të ngarkohen, të dënohen pa proceduren e duhur, pa gjyq, ose pa mbrojtje tjera gjyqësore, siç e kërkon drejtësisa.
       Tortura është politika zyrtare amerikane. Bushi e ka themeluar atë. Më 17 shtator 2001, ai nënshkroi  një  vendim të fshehtë.
Vendimi autorizon CIA-n për Kapjen, vrasjen e liderëve të  El-Kaides, pa pyetur askend”. 
Ky vendim ka sjellë lehtësira që në mënyrë sekrete globale t’i kapë, t’i rrëmben, t’i marrë në pyetje kudo që t’i gjenë. 
Të ndaluarit shpallen, në mënyrë të paligjshme  si luftëtarë armiq . Obama i quan ata armiq të paprivilegjuar.  
Ai e autorizon vrasjen e tyre apo rrëmbimin, ndalimin në kohë të  pacaktuar. Tortura mbetet politika zyrtare amerikane. Praktikat e këqija të Administratës së Bush-it vazhdojnë .
Ligjet Ndërkombëtare, Kushtetuta, Ligjet, Statuti i SHBA-ve nuk vlejnë më. Diktati i pushtetit i ka zëvendësuar ato. Amerika sotme pasqyron një kontroll paligjshmërie.
      Në vitin 2007, Qendra për të Drejtat Kushtetuese (CCR ) publikoi një raport të titulluar Lufta kundër terrorit ' Përgjegjësia  e SHBA për zhdukjen e tij.
     Aty flitet për të arrestuarit fantazmë të cilët mbahen në vende të fshehta. Ajo zbuloi se si Amerika në mënyrë të paligjshme përdor porukurorë për paraburgime.
      Ajo demonstron se Sistemi  shtrihet deri në nivelin, ku përveç arrestimeve, madje përfshihen edhe paraburgosja e grave dhe fëmijëve të 'zhdukur '.
       Të bësh kështu, do të thotë shkelet edhe rregulli më themelor i
 
parimeve të ligjit . CCR ka dokumentuar torturën dhe trajtime të tjera mizore, çnjerëzore dhe poshtëruese. Obama vazhdon  edhe më keq se sa vepronte politikisht administrata në krye me Bush-in .
Burgjet sekrete  amerikane që operojnë globalisht në tokë dhe në detëra, janë “Faqja e Zezë”. 
CCR pyet: Çka është ' zhdukja me forcë? A është ligjore ?
Praktika shkel traktatet e shumta të detyrueshme për Shtetet e Bashkuara Ajo refuzon Ligjin Ndërkombëtar Humanitar.
Kjo ndodh kur Uashingtoni arreston, ndalon apo e rrëmben një person pa bër asgjë. 
     Të bësh kështu, do të thotë t’i mohoni  atyre mbrojtje themelore ligjore. Kjo është politika zyrtare amerikane. Qytetarët amerikanë janë të prekur. Askush më nuk është i sigurt, kudo qoftë.
Cilat janë kushtet për këto “ faqe të zeza , pyeti CCR ?
Zyrtarët e CIA-s pranojnë se kanë përdorur të ashtuquajturat pyetje teknikisht të zgjeruara (ose ' pyetje alternative ' ).
Të bësh kështu  përbën llojin më të keq të trajtimit mizor, çnjerëzor dhe degradues. .
      Ish të burgosurit zbulojnë se kanë përjetuar tortura të tmerrshme . Ata që kanë mbijetuar ishin me fat dhe tani kanë mundësi të shpjegojnë .
     Uashingtoni vepron globalisht me faqe të zezë globale. Ai e bën këtë bashkërisht ose veçmas me vendet mik-pritëse. Ai transferon disa të arrestuar të huaj për kontrollimin e objekteve.
Në të gjitha rastet , ( ata janë ) të privuar nga çdo mbrojtje substanciale të të drejtave të tyre, si dhe raportet e torturave dhe keqtrajtimet janë të zakonshme .
Kush është mbajtur në paraburgim sekret të CIA-s ?
Individë të shumtë nga shumë vende janë në shënjestër. Shumë prej tyre janë shitur për mirësitë. Disa u mbajtën për shkak të identitetit të gabuar. Pjesa më e madhe e tyre janë viktimave.
Fajësia apo pafajësia nuk ka rëndësi. Pasi janë rrëmbyer, të gjitha të drejtat i kanë humbur. 
Çfarë duhet bërë ?
     Rrëmbimet  e padrejta, arrestimet sekrete, torturat dhe forma të tjera të abuzimit shkelin ligjet kryesore ndërkombëtare, kushtetuese dhe të ligjet  e SHBA-ve.
      Amerika mbetet e papërgjegjshme. Edhe vendet tjera janë bashkëfajtore. CCR dhe organizata të tjera, organizata të të drejtave të njeriut kërkojnë pezullimin e këtyre praktikave. Obama nuk kujdeset fare për ta. 
Çfarë ka bërë CCR në lidhje me paraburgjet fantazmë ?
Ka ngritur padi, duke kërkuar lirimin e informacionit. Ajo e bëri këtë nën Lirinë e Informacionit ( FOIA) .
      Ajo dëshiron që sekretet të heqen. Por, ato kryesisht mbeten. Çfarë është e njohur në lidhje me Guantanamon, ia zbulon plotësisht Faqen e Zezë Amerikës në tërë botën. 
      Ata, amerikanët, mbajnë shumicën e të burgosurve fantazmë. Ata me këtë veprim bëjnë vepër të paligjshme. Tortura është bërë politika zyrtare amerikane e globalizuar. Pra, burgjet sekrete tani janë në mbarë botën .
      Obama vazhdon praktikën e keqe të administratës së Bush-it. Por, ai e shtojë edhe më shumë të keqen.  Ai qeverisë me diktat.  Çfarë thotë ai,  bëhet! 
     Ai vepron si gjykatës, si juri dhe  ekzekutues. Ai autorizon trajtim mizor, çnjerëzor dhe degradues. Ai e bën këtë në vendin e vet  dhe jashtë vendit. Ajo e vazhdon këtë mizëri pa e pakësuar. Miliona janë dëmtuar rëndë globalisht.
       Udhëheqësit mashtrues qeverisin në këtë mënyrë. Ai është Caligula me shkronja të mëdha. Ai është gjithnjë e më e keqja e Amerikës . Ai kërcënon mbijetesën e njerëzimit . 
Stephen Lendman jeton në Çikago. Ai mund të kontaktohet në lendmanstephen@sbcglobal.net .
Libri i tij i ri titullohet:
“Banker Occupation: Waging Financial War on Humanity.”

Stephen Lendman

Stephen Lendman jeton në Çikago. Ai mund të kontaktohet në lendmanstephen@sbcglobal.net .Libri i tij i ri titullohet: